Jevtic: Deklarata e miratuar në KK të Suharekës shkel të drejtat e njeriut

Me rastin e deklaratës së djeshme të miratuar në Kuvendin Komunal të Suharekës, në lidhje me kthimin e familjeve të para serbe në fshatin Mushtisht, ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic, bisedoi me kryetarin e komunës, Sali Asllanaj, rreth situatës së re të krijuar.

0
911

Me rastin e deklaratës së djeshme të miratuar në Kuvendin Komunal të Suharekës, në lidhje me kthimin e familjeve të para serbe në fshatin Mushtisht, ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic, bisedoi me kryetarin e komunës, Sali Asllanaj, rreth situatës së re të krijuar.

Me rastin e deklaratës së djeshme të miratuar në Kuvendin Komunal të Suharekës, në lidhje me kthimin e familjeve të para serbe në fshatin Mushtisht, ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic, bisedoi sot në mëngjes me kryetarin e komunës, Sali Asllanaj, rreth situatës së re të krijuar. Të dy zyrtarët shprehën pakënaqësinë me deklaratën e miratuar, i cila siç theksuan shkel të drejtat themelore të njeriut, ndërsa ministri Jevtic tha se deklarata e miratuar është kundër kushtetuese.

“Ne procesin e kthimit në Mushitisht kemi filluar në mënyrë transparente, duke biseduar me përfaqësuesit e të gjitha institucioneve relevante dhe komunitetet rreth kthimit të dhjetë familjeve të para, dhe për këtë kemi pasur pëlqimin e plotë të të gjithëve, në përputhje të plotë me të gjitha ligjet dhe procedurat në fuqi. Deklarata e miratuar e KK të Suharekës në rend të parë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe shkel të drejtat themelore të njeriut. Unë pres që në përputhje me atë të deklarohen vetë institucionet kompetente, por edhe Kryeministri dhe Presidenti i Kosovës. Në diskutim me kryetarin e Komunës së Suharekës, i vura në dukje nevojën që edhe autoritetet ekzekutive vendore me ndihmën e institucioneve të tjera të sigurojnë kushtet për kthim. Në fund, kjo është iniciativë e një grupi njerëzish të cilët kanë uzurpuar tokat të cilat janë në pronësi të serbëve, dhe në këtë mënyrë deputetët e KK të Suharekës kanë mbështetur uzurpuesit “, tha Jevtic.

Ministri tha gjithashtu se do të vazhdojë në mënyrë institucionale dhe duke përdorur të gjitha mundësitë ligjore të luftoj për vazhdimin e kthimit në Mushtisht siç është planifikuar, sepse nuk do të lejojë që iniciativa të tilla të rrezikojnë përpjekjet e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe atij personalisht që të arrihet kthimi.

“Për këtë çështje unë do të diskutojë me zyrtarët më të lartë të Kosovës, presidentin dhe kryeministrin, si dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, dhe nga ata do të kërkojë zgjidhjen e problemit sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjidhjen e këtij problemi e shoh përmes mënyrës institucionale dhe për këtë qëllim ne do të punojmë. Edhe një herë theksoj se kushdo që e ka bërë ndonjë krim ose një vepër penale për atë duhet personalisht të jap përgjegjësi, pa marrë parasysh a është pjesëtar i këtij apo atij kombi. Institucionet duhet të merren me këtë çështje, dhe në këtë mënyrë, këtyre akteve dhe çdo gjëje që është parë në periudhën e kaluar, kur me protesat në rrugë jo që e kanë pamundësuar kthimin por edhe vizitat e të zhvendosurve në Mushtisht. Kuptimi i sundimit të ligjit dhe ekzistimi i institucioneve në Kosovë po e humbin kuptimin”, tha ministri Jevtic.

Qëllimi i deklaratës së miratuar në KK të Suharekës është siç është theksuar “për të motivuar dhe për të filluar institucionet gjyqësore për zgjidhjen e krimeve, të zbardhet fati i të zhdukurve dhe Serbia të na kërkoj falje “.

(http://mzp-rks.org, 01/11/2016)