Jevtiq: Asociacioni formohet vitin e ardhshëm

0
793

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, ka thënë se më nuk ka justifikime për shtyrjen e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Jevtiq, në një intervistë për Gazetën serbe “Politika”, ka deklaruar se tani është koha që Aasociacioni të formohet ashtu siç palët kishin rënë dakord në Bruksel.

“Është e pakontestueshme se Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet dhe do të insistojmë që kjo të mos shtyhet deri në vitin 2012, siç shkruan në programin e Qeverisë, por gjatë vitit të ardhshëm”, tha Jevtiq, transmeton Telegrafi.

Ai tha se tashmë është bërë hapi i parë meqë ‘kjo çështje ka hyrë në programin e Qeverisë, në të cilin është futur edhe një problem i rëndësishëm, e ky është kthimi i serbëve në Kosovë”.

(telegrafi.com, 25/09/2017)