Kllokoti vendos simbolet shtetërore të Kosovës

0
31

Komuna e Kllokotit nga e premtja i ka vendosur për herë të parë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, në hyrje të objektit të saj.

Burime të Kohës Ditore nga komuniteti shqiptar bëjnë të ditur se kjo gjë është bërë e mundur falë përfaqësuesve të partive shqiptare si dhe të delegatëve shqiptarë në Kuvendin Komunal.

“Vendosja e simboleve shtetërore është përkrahur edhe nga kryetari aktual, Bozidar Dejanoviq”, kanë thënë këto burime.

Komuna e Kllokotit deri më tani, në vazhdimësi ka refuzuar që t’i vendosë simbolet shtetërore të Kosovës në objektin e saj.

(koha.net, 04/03/2019)

comments

SHARE