Kocijançiq: Ekipi i Prishtinës është ftuar për konsultime në Bruksel

0
154

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE), Maja Kocijançiq ka konfirmuar takimin me ekipit të ri të Prishtinës për dialog me Serbinë.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE), Maja Kocijançiq ka thënë se më 8 janar në Bruksel do të zhvillohet një takim mes përfaqësuesve të Shërbimit Diplomatik Evropian (EEAS) dhe ekipit të ri të Prishtinës për dialog me Serbinë.

“Shërbimi Diplomatik Evropian për punë të jashtme ka ftuar ekipin dialogues të Kosovës për konsultime më 8 janar”, deklaroi ajo për “Tanjug”.

“Thirrja ka ardhur pas themelimit të atij ekipi nga Parlamenti i Kosovës”, shtoi Kocijançiq.

(rtklive.com, 03/01/2019)

SHARE