Kosova bashkëpërgjegjëse për vonesën e aplikimit për kodin telefonik

Prishtina zyrtare ka hise në zvarritjen e procesit që mëton ta bëjë Kosovën me kod të vet telefonik. Aplikimi është shtyrë dhe nuk dihet se kur do të bëhet, shkruan sot Koha Ditore.

0
863

Plani i veprimit të telekomunikacionit, dokument i dakorduar verën e sivjetme midis Kosovës e Serbisë, parashihte që më 15 nëntor Austria të aplikonte në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikimeve (ITU) për kodin 383.

Aplikimi nuk është bërë në këtë datë. Qeveria e Kosovës pati fajësuar Serbinë për këtë, dhe pati shprehur besimin se aplikacioni do të dorëzohej më 1 janar.

Në Ambasadën austriake në Prishtinë e kanë bërë përgjegjëse edhe palën kosovare për këtë zvarritje.

(Koha Ditore, 05/01/2016)