Kosova ndalon letërnjoftimet e strukturave paralele

Ministria për Dialog njofton se duke filluar nga data 18 prill 2016 nuk do të lejohet hyrje/dalja në Republikën e Kosovës për të gjithë personat që posedojnë lejet ilegale të njoftimit (ID kartat) të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë.

0
375

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, bëri me dije se pas shumë përpjekjesh në kuadër të dialogut të Brukselit që të ndalet dukuria e përdorimit të lejeve ilegale, ende ka raste kur ato shfaqen nga përdorues të ndryshëm.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kemi aplikuar masën e ndalesës për lejet ilegale dhe me kërkesën e Bashkimit Evropian kemi suspenduar këtë masë që t’i japim mundësi BE-së ta zgjidh këtë çështje.

Në takimin për IBM në Bruksel, gjatë marsit të këtij viti, e kemi ngritur përsëri këtë shqetësim në Bruksel ku u morëm vesh se nëse vazhdojnë problemet, atëherë Qeveria e Kosovës do ta kthej në fuqi masën e ndalesës.

Mirëpo, pavarësisht angazhimeve ndërmjetësuese të BE-së ky problem ka vazhduar, meqë ende ka raste të kësaj dukurie të përdorimit të lejeve ilegale nga persona të ndryshëm.

Prandaj, që nga data 18 prill 2016 do të aplikohet masa e ndalesës për personat që tentojnë të hyjnë dhe dalin në Republikën e Kosovës me leje ilegale, theksoi znj. Tahiri.

Për këtë masë ndalesë jemi marrë vesh me BE-në si dhe paraprakisht e kemi njoftuar BE-në për vendimin dhe datën e rikthimit të masave ndaluese.

(www.kryeministri-ks.net, 15/04/2016)

SHARE