Kosova në kohën e koronës

Derisa jetojmë në kushte të cilat nuk mbahen mend ndonjëherë dhe derisa të gjithë së bashku po luftojmë të ndalim virusin që kërcënon të jetë i kobshëm, ka mbetur edhe çështja e rregullimit të jetës së serbëve të Kosovës. Edhe një herë, në mes të kaosit absolut dhe kushteve të jashtëzakonshme jetësore, u bë e qartë se ku na solli situata e pazgjidhur midis Serbisë dhe Kosovës. Në kohë si këto, serbët edhe një herë u gjetën në mes të asgjësë, duke e përcjellur edhe njërën edhe tjetrën palë.

1
690

Tashmë qe disa muaj, duke filluar nga janari i këtij viti, lajmi kryesor është paraqitja e virusit më të ri – COVID 19 apo virusit të quajtur korona. Me përhapjen e virusit, duke filluar nga Kina, ai erdhi edhe në Evropë. Disa javë të fundit që i lamë pas iu dedikuan ekskluzivisht luftës kundër këtij armiku, siç po e quajnë, të padukshëm. Kjo situatë është shëndrruar gjithashtu në jetë të përditshme në Ballkan. 

Qysh pas rasteve të para të të sëmurëve me virusin korona, politikanët si në Kosovë ashtu edhe në Serbi filluan të ndërmarrin masa të ndryshme restriktive me qëllim të luftës kundër virusit dhe parandalimit të përhapjes së tij. Ndërsa paniku po bëhej i përgjithshëm dhe ende vazhdon, u bë e qartë që qytetarët duhet t’i përmbahen këtyre masave që të shmangin pasoja të ndryshme, të cilat mund të jenë fatale. Mirëpo, në momentin kur bota po përballet me një situatë të tillë kaq të rëndë, me kolaps dhe lloje të ndryshme të izolimeve, mbetet pyetja e cila është vështirë të shmanget këtyre ditëve. Në kë duhet të mbështeten serbët e Kosovës në këtë situatë?

Në të vërtetë, edhe Kosova edhe Serbia ndërmorën masa të ndryshme kundër përhapjes së virusit korona. Mirëpo, derisa Serbia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, Kosova ende nuk ka vendosur për një hap të tillë. Derisa Serbia puercaktoi orët kur ndalohet qarkullimi, përsëri Kosova nuk ka marrë një vendim të tillë. Derisa në Serbi policia kontrollonte lëvizjen e qytetarëve në orë të caktuara, kjo natyrisht nuk ndodhi në mjediset e banuara me serbë në Kosovë. Nga ana tjetër, shtabet e krizës nëpër komunat serbe kanë përcjellur vendimet e Serbisë dhe i propozuan qytetarëve që të sillen në përputhje me këto vendime. Por natyrisht, kontrolli i sjelljeve nga ana e policisë nuk është i mundur duke pasur parasysh që forcat e policisë kontrollohen nga ana e Kosovës, do të thotë nga një sistem krejt tjetër. 

Derisa jetojmë në kushte të cilat nuk mbahen mend ndonjëherë dhe derisa të gjithë së bashku po luftojmë të ndalim virusin që kërcënon të jetë i kobshëm, ka mbetur edhe çështja e rregullimit të jetës së serbëve të Kosovës. Edhe një herë, në mes të kaosit absolut dhe kushteve të jashtëzakonshme jetësore, u bë e qartë se ku na solli situata e pazgjidhur midis Serbisë dhe Kosovës. Në kohë si këto, serbët edhe një herë u gjetën në mes të asgjësë, duke e përcjellur edhe njërën edhe tjetrën palë.

Në një situatë, të shpresojmë, vetëm të imagjinuar, nëse virusi do të shpërndahej edhe në veri të Kosovës, do të ishte një pyetje e madhe se si do të rregullohej shërimi i atyre njerëzve. Derisa nga njëra anë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, paralajmëroi mjekimin e serbëve të Kosovës në Serbinë qendrore, pyetja është se çfarë reagimi do të shkaktonte kjo midis politikanëve në Kosovë? A do të kërkonin ata mjekimin e serbëve në Prishtinë, apo, në kohë të mbylljes së kufijve, do të lejonin mjekimin e tyre në Serbi? Duke pasur parasysh që serbët e Kosovës shfrytëzojnë sistemin shëndetësor të Serbisë dhe që spitalet dhe klinikat janë të rregulluara në përputhje me atë sistem, për të parën herë shtrohet pyetja a do të reagonin ndryshe nga deri tani autoritetet e Kosovës në këtë situatë që nuk mbahet mend dhe a do të ndryshonte diçka tani në shpërndarjen e sistemit shëndetësor në Kosovë?

Kjo situatë solli shumë pyetje pa përgjigje, shumë paqartësi e edhe një herë kaos në kokat e serbëve të Kosovës. Në fund vetëm na mbetet që përhapja e virusit sa më parë të vihet nën kontroll, që mos të vijë deri tek ndonjë përhapje e madhe dhe që qytetarët jo vetëm në territorin e Kosovës porse në tërë botën do t’ia dalin me këtë kaos dhe kërcënim që nuk mbahet mend. Përveç të gjitha shpresave se ne të gjithë do t’ia dalim me këtë, që kjo si asgjë tjetër do të na rikujtojë se të gjithë jemi njerëz, duhet të mendohet edhe për atë se çka do të bëjmë kur e tërë kjo të kalojë. Çfarë të bëhet që njerëzit  si serbët e Kosovës të mos ndihen më as atje e as këtu, sidomos jo në situata të këtilla. 

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.