Kosova, Serbia “arrijnë projekt marrëveshje për gjetjen e të zhdukurve”

Kosova ka arritur një projekt marrëveshje për të ngritur një komision të përbashkët me Serbinë që synon gjetjen e personave që rezultojnë ende të zhdukur si rezultat i luftës 1998-1999, tha një nga negociatorët e Prishtinës.

0
30

Ibrahim Makolli, përfaqësuesi për personat e zhdukur në ekipin negociator të Prishtinës në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja Kosovë-Serbi në Bruksel, tha të hënën se është siguruar një projekt-marrëveshje për personat e zhdukur që do të jetë pjesë e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve.

Makolli tha në një takim të komisionit të qeverisë së Kosovës për personat e zhdukur se tre pika kryesore janë rënë dakord për të siguruar që njerëzit e mbetur të zhdukur si rezultat i luftës 1998-1999 të gjenden.

Ai tha se pikat janë “krijimi i një komisioni të përbashkët, mekanizëm që do të jetë përgjegjës për zbardhjen e personave të zdukur dhe qasjen e pakufizuar në arkivat që mundësojnë zbardhjen e personave të zhdukur.”

“Kjo e ka një afat kohor nga hyrja në fuqi, parashihet që i gjithë procesi të përfundojë brenda 18 muajve nëse arrihet marrëveshja finale”, shtoi Makolli.

Komisioni i përbashkët do të mbikëqyret nga BE-ja, tha ai.

Mbi 1,600 njerëz, kryesisht shqiptarë etnikë, por edhe disa serbë, janë ende të listuar si të zhdukur nga lufta e Kosovës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha muajin e kaluar se Serbia dhe Kosova kishin rënë dakord gjatë bisedimeve në Bruksel mbi mënyrat për të bashkëpunuar për çështjet e personave të zhdukur dhe të zhvendosur brenda vendit.

Serbia dhe Kosova gjithashtu nënshkruan marrëveshje të veçanta me SHBA-në muajin e kaluar që i angazhoi ato, ndër të tjera, “për të shpejtuar përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar eshtrat e personave të zhdukur”.

Në korrik të këtij viti, Kosova dhe Serbia i kërkuan njëra-tjetrës të hapnin arkiva të klasifikuar për të ndihmuar në zbulimin e vendndodhjeve të varreve masive të kohës së luftës.

Megjithatë, Serbia i ka klasifikuar disa nga arkivat e saj ushtarake si sekrete shtetërore, ndërsa Kosova këmbëngul që Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si një organizatë guerile, kurrë nuk kishte fare arkiva ushtarake.

(balkaninsight.com, 19/10/2020)

SHARE