Kosovo Youth Festival – Pse nuk ka më shumë histori të tilla pozitive?

Mendimi im personal është që një pasdite me lojëra, këngë, ushqim dhe shoqëri me siguri mund të thyejë shumë më tepër paragjykime se sa vite të tëra programesh radiotelevizive e të tjera mediale, dhe që pjesëmarrësit dhe vizitorët e një festivali të tillë shumë më mirë do të njihen me njëri-tjetrin dhe me kultura të ndryshme se sa që do të mund ta bënin këtë për vite të tëra dëgjimi dhe leximi për të gjitha këto.

0
86

Jemi mësuar me tema “të mëdha” dhe shqyrtime të mëdha të së ardhmes, e ndoshta edhe më shumë me vlerësime të së kaluarës. Shumë lehtë i hyjmë shqyrtimeve të mëdha, por pa idenë që të ndërtojmë diçka të madhe nga kjo, veçse vetëm me idenë (apo madje edhe pa kurrfarë ideje) që sa më shumë të kontestohet ajo “pala tjetër”. Në një mori të lajmeve dhe teksteve të tilla, hasa në informatën se në etno fshatin Kukaj, në afërsi të Novobërdës, u mbajt “Kosovo Youth Festival”.

Në fillim nuk e dija se për çfarë bëhej fjalë, por kjo informatë më intrigoi, kështu që bëra pak kërkime në Google dhe gjeta më shumë informata rreth festivalit, e besoj se një lajm i tillë duhet të përhapet në të gjitha kanalet e mundshme mediatike dhe se ngjarje të tilla do t’i kontribuojnë më shumë të ardhmes sonë të përbashkët, dhe ta lëmë të kaluarën shumë larg pas nesh, sesa 101 raunde të dialogut gjysëmbosh e gjysëm të helmuar të Brukselit.

Për çka bëhet fjalë në të vërtetë? Që mos ta parafrazojë unë këtë dhe eventualisht të më shpëtojë diçka e rëndësishme që duhet thënë, e pyeta një miken time në Facebook, Anđela-n, përndryshe një nga organizatoret e festivalit, që të na shpjegoi se për çka bëhet fjalë. “E tëra në fakt filloi vitin e kaluar në kuvendin rinor të OKB-së, ku së bashku me grupin joformal të miqve të mi shqiptarë, serbë dhe romë, erdha deri tek ideja që të organizojmë një festival ku të gjithë të rinjtë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, përmes lojës dhe këngës tradicionale, muzikës dhe ushqimit, do të mund të tregojnë një pjesë të kulturës së tyre, të jenë ambasadorë të saj dhe të dëshmojnë se nuk janë dallimet ato që na ndajnë, porse që ka edhe shumëçka që na bashkon. Në edicionin e dytë të Kosovo Youth Festival-it morën pjesë mbi 140 të rinj së bashku me shoqëritë kulturo-artistike, ku të gjithë luajtën, kënduan dhe u kënaqën me ushqime tradicionale të të gjitha komuniteteve. Ideja në fakt ka qenë një nga fitueset e grantit të KB-së, të cilat edhe i kanë mbështetur të gjitha financiarisht.”

Edhe pse kemi qenë dëshmitarë te tejet shumë projekteve dhe nismave multietnikenë Kosovë, ku janë shpenzuar me të vërtetë shumë para, rrallë ndonjë ide tjetër më ka lënë përshtypje si kjo që në fakt me të vërtetë ka një qëllim dhe që mund të ofrojë rezultate të prekshme. 

Mendimi im personal është që një pasdite me lojëra, këngë, ushqim dhe shoqëri me siguri mund të thyejë shumë më tepër paragjykime se sa vite të tëra programesh radiotelevizive e të të tjera mediale, dhe që pjesëmarrësit dhe vizitorët e një festivali të tillë shumë më mirë do të njihen me njëri-tjetrin dhe me kultura të ndryshme se sa që do të mund ta bënin këtë për vite të tëra dëgjimi dhe leximi për të gjitha këto.

Edhe një herë po e shpreh mbështetjen time të plotë për projekte të këtilla, duke shpresuar që ky grup i të rinjve t’ia dal që këtë festival ta shëndrrojë në një manifestim tradicional të lidhjes së të gjitha komuniteteve.

SHARE