Kufijtë e interesit si bazë e negociatave

Osnov na kom se trenutno pregovara je prilično nejasan svima nama pa je samim time i ono što je postignuto stavljeno u poziciju da samo po sebi ne donosi rešenja već dodatno komplikuje odnose na terenu i sve više život običnog čoveka na Kosovu čini težim. Dok je albanskoj strani cilj u pregovorima da se konačno dodje do priznanja kroz, kako je to formulisano, pravno obavezujući akt, dotle je srpskoj strani cilj da i dalje održava temu Kosova aktuelnom i na taj način pokušava da kupi vreme za neko konačno rešenje.

0
1065

Ka kohë që ky blog dhe të gjithë ne si bashkëpunëtorë po merremi me temën e negociatave të Prishtinës dhe Beogradit nga këndi i qytetarëve të rëndomtë dhe pasojat të cilat të gjithë ne po i durojmë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, edhe pse për fat të keq, pikërisht ajo përkatësi është baza në të cilën dallojnë qëndrimet e dy palëve në negociata. Natyrisht, nuk duhet të shikohet në tërë këtë vetëm problemi nacional por gjithsesi kjo është diçka rreth së cilës një kohë të gjatë dy palët nuk janë pajtuar. Kjo çështje vetvetiu kërkon një formë më të gjerë negociimi në të cilën do të përfshiheshin të gjithë ata në fushëveprimin e të cilëve hyn tematika e kësaj çështjeje, por pa marrë parasysh të gjitha, është absolutisht gabim që kjo çështje të shikohet si çështje ekskluzivisht politike sepse ajo në vetvete nuk është e tillë. Sa më parë që të gjithë ne ta kuptojmë rëndësinë e negociatave për këtë çështje, aq më shpejt dhe më qartë do të vijmë deri tek caku, shpresoj i përbashkët, e ky është normalizimi i marrëdhënieve. Meqenëse tashmë e përmendëm normalizimin e marrëdhënieve, më duhet të them që edhe ky term po përdoret së tepërmi, sipas mendimit tim, në një mënyrë të gabuar. Mbi të gjitha duhet të punohet në normalizimin e marrëdhënieve të dy popujve e jo të dy shteteve. Mes tjerash, ka shumë shembuj në botë ku dy shtete nuk e pranojnë njëri-tjetrin apo nuk kanë të vendosura marrëdhënie diplomatike, por popujt e atyre shteteve kanë marrëdhënie korrekte apo madje edhe miqësore. Në fund të fundit, shtetin nuk e përbën vetëm Kushtetuta, ligjet, apo sistemi politik – mbi të gjitha shtetin e bën populli si çelës i mbijetesës së një shteti apo sistemi politik, sepse, sipas disa përkufizimeve sociologjike, njeriu, bazë e veprimit politik, është i orientuar ashtu që të sendërtojë një ide të caktuar. 

Problemi i cili vazhdimisht po përsëritet nga raundi në raund midis Prishtinës dhe Beogradit është qëndrimi që ekzistojnë të ashtuquajtura vija të kuqe përtej të cilave njëra palë nuk do të lëshonte pe, edhe pse të gjithë jemi të vetëdijshëm që askush prej nesh deri më tani nuk i ka parë ku janë ato vija dhe cilat janë qëndrimet me të cilat po mbrohen ata kufij, porse rishtazi secilën herë ata kufij po zhvendosen në drejtim të lëshimit të mëtutjeshëm të rrugës. Nuk do të doja të kuptohem sikur jam duke e mbrojtur njërën apo palën tjetër edhe pse sipas një praktike gjerësisht të pranuar do të duhej të përfaqësoja qëndrimet e palës serbe sepse i përkas atij populli, por është e qartë për të gjithë se këtu nuk bëhet fjalë aq për nacionalitetin sa për ekzistencën e njeriut në terren, kurse nevojat ditore të një njeriu nuk njohin nacionalitet, besim, racë apo çfarëdo karakteristike tjetër të individit. Kosova viteve të fundit po ballafaqohet me migrimin e të rinjve, dhe kështu me mijëra të rinj në vit largohen nga vendi, siç njoftojnë portalet dhe mediat në Kosovë, dhe po drejtohen kah perëndimi për të kërkuar ekzistencën e vet, gjë që është, duhet të pranojmë, shkatërrimtare për një shtet i cili, siç po e shohim, gëzon mbështetje të madhe nga të gjitha ato vende të cilat me të dy duart po i pranojnë ata njerëz të rinj dhe të arsimuar nga Kosova. Ndoshta në ndonjë perspektivë do të duhej të rishqyrtohej edhe sinqeriteti i asaj mbështetjeje apo qëllimi i saj sepse është e qartë që në ato vende pothuajse as që mendohet për ngritjen e standardeve në Kosovë. 

Baza mbi të cilën po negociohet për momentin është tejet e paqartë për të gjithë ne e me vetë këtë edhe ajo që është arritur është vënë në pozitë që vetvetiu të mos sjellë zgjidhje porse që të komplikojë edhe më shumë marrëdhëniet në terren si dhe gjithnjë e më tepër ta bëj më të rëndë edhe jetën e njeriut të zakonshëm në Kosovë. Derisa për palën shqiptare caku i negociatave shqiptare është që më në fund të arrihet tek njohja, përmes, siç është formuluar, një akti juridikisht obligues, në anën tjetër qëllimi i palës serbe është që edhe më tutje të mbajë aktuale temën e Kosovës dhe në këtë mënyrë të përpiqet të blejë kohë për ndonjë zgjidhje përfundimtare. Edhe pala shqiptare edhe ajo serbe e kanë të qartë se deri te ato qëllime nuk do të arrihet, por për fat të keq kjo edhe më tej është hapësirë në të cilën subjektet politike të të dyja shteteve po vjelin poena politik për ndonjë palë zgjedhje të ardhshme.     

Sipas të gjitha përkufizimeve, secili proces negociator duhet të përfshijë qëndrime të njohura dhe baza mbi të cilat bazohen bisedimet, vetëm se është e paqartë këtu se çka në fakt po duan palët negociatore dhe cilat janë argumentet në duart e njërës dhe tjetrës palë. Nga dita në ditë kjo mungesë po fillon t’i pengojë njeriut të zakonshëm, i cili siç e thamë më lartë, nuk do që të përzihet në politikë të lartë porse thjesht do që të jetojë një jetë ashtu siç i ka hije njeriut, e a është e mundur një gjë e tillë në këtë moment, këtë po ia lë secilit veç e veç që vetë ta gjykojë.