Kurse të shqipes dhe serbishtes në vendbanimet e përziera etnikisht

Misioni i OSBE-së në Kosovë po mbështet një projekt që synon afrimin e  komuniteteve shqiptare, serbe dhe komuniteve tjera në komunat e përziera etnikisht duke organizuar mësimin e gjuhës shqipe dhe serbokroate.

0
190

Në objektin e qendrës rinore në qytetin e Obiliqit, Ana Kostić, zgjedhon folje të rregullta në gjuhën serbe. Nxënësit e saj në klasë janë të moshave dhe profesioneve të ndryshme; ka edhe të punësuar në institucionet komunale në Obiliq, dhe jo të gjithë kanë njohuri të njëjta të gjuhës serbe. Megjithatë, ajo mundohet që ora e mësimit të gjuhës t’u përshatet të gjithëve.

Tekstet janë të thjeshta dhe përmbajnë njohuri elementare të gjuhës serbe.

“Jam vërtetë  e befasuar se sa shpejtë po e kapin dhe kuptojnë serbishten”, tha ajo për New Persektivën.

Aktualisht ajo ka 10 persona që ndjekin kursin elementar të serbishtes. “Mendoj se gjithçka në kurs po ecën shumë mire”, thotë ajo.

Valentina Aliut, një e re me profesion psikologe, e punësuar në qëndren për punë sociale në Obiliq, njohurit e gjuhës serbokroate do t’ia lehtësojnë komunikimin me komunitetet pakicë. “Gjatë tërë kohës kam punë edhe me komunitetin serb, edhe me Këshillin e veprimit rinor lokal në Obiliq, më nevojitet për të komunikuar edhe me të rinjët e komuniteteve tjera pakicë”, thotë Valentina.

Misioni i OSBE-së në Kosovë po mbështet një projekt që synon afrimin e  komuniteteve shqiptare, serbe dhe komuniteve tjera në komunat e përziera etnikisht duke organizuar mësimin e gjuhës shqipe dhe serbokroate.

Slobodan Milić, flet një shqipe të rrjedhshme. Ai gjithashtu ndjek kursin e gjuhës shqipe që po mbahet në një objekt të vjetër të komunës në fshatin Plemetin të Obiliqit. Milić tregon se edhe i ati i tij flet pak shqip. Ai beson se në këtë kurs do t’i zgjeroi njohuritë e gjuhës dhe do t’i shërbejë të komunikojë më lehtë dhe më mirë me fqinjët e tij shqiptarë.

Në Plemetin, të interesuarit mund të vijojnë kursin e gjuhës shqipe

Megjithatë, interesimi për kursin e gjuhës shqipe nuk është më si në fillim.

Derisa në fillim ishin mbi 20 persona të interesuar për të ndjekur kursin e gjuhës shqipe në Plemetin, tani ky numër është përgjysmuar. “Në më pak se një muaj ky numer  ka rënë në 10 persona. Një pjesë e tyre ishin fëmijë të shkollës fillore që tash s’po vijnë më”, tha Avdyl Mustafa, kryesues i  Zyrës për Komunitete dhe Kthim në komunën e Obiliqit.

Kurse të gjuhës shqipe po mbahen edhe në Shkollën Teologjike Ortodokse në Prizren.

“Kursi i gjuhës shqipe për studentët e Seminarit të Kishës Ortodokse Serbe “Bogoslovija” ka filluar të mbahet që nga viti 2013, duke përfshirë mesatarisht 40 studentë çdo vit (mesatarisht 10 studentë për çdo vit të studimeve  – nga viti i parë deri në vitin e katërt); ky program vazhdon edhe më tej”, tha z. Giovanni Corbo, shef në Seksionin për pronë, trashëgimi kulturore dhe dialog ndërfetar, në OSBE. “Numri total i studentëve pjesëmarrës në kursin e shqipes është rreth 110 (çdo vit 10/15 studentë të rinjë ndjekin kursin dhe 10/15 e kryejnë seminarin)”, thotë z. Corbo.   

Misioni OSBE-së synon që këto kurse të ndikojnë në ndërveprimin dhe komunikimin mes komuniteteve në disa vendbanime të përziera etnikisht nëpër Kosovë. Duke organizuar kurse të shqipes për serbët dhe komunitetet tjera joshiptare dhe kurse të serbishtes për të interesuarit shqiptarë, OSBE beson se kjo do të ndikojë në zvogëlimin e ndarjeve ndëretnike. 

Prej vitit 2007 deri me 2012 kurse të gjuhës shqipe janë organizuar edhe në Manastirin e Deçanit. Në këtë kurs, 10 murgj kanë mësuar dhe janë çertifikuar në nivelin B2 të gjuhës shqipe. “Kursi i shqipes nuk po mbahet më aty”, tha z. Corbo.

Prej  tri dekadash sistemi arsimor në Kosovë vazhdon të jetë skajshmërisht i ndarë në baza etnike. Pas heqjes së autonomisë së Kosovës nën ish-Jugosllavi, shqiptarët u detyruan të organizojnë një sistem paralel të arsimit, shumica në objekte private, përderisa serbët ndoqën kurrikulat shtetërore të Serbisë. Që të dyja palët hoqën gjuhën e njëri-tjetrit nga programet e tyre arsimore.

Pas luftës, Serbia vazhdoi të mbështesë sistemin paralel të arsimit të serbëve në Kosovë si një prej strukturave paralele të saj që vazhdon të paguhet direkt nga qeveria e Serbisë.

 

SHARE