Kush jemi

Kush jemi

New Perspektiva synon të kontribuojë që të kuptohet qartë procesi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe procesi i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe të nxisë integrim më të madh ndërmjet komuniteteve të Kosovës.

Këtë duam ta arrijmë duke nxitur njerëzit që të shprehin pikëpamjet e tyre për këto çështje. Ajo që është më e rëndësishme, t’i dëgjojmë dhe t’i shpërndajmë ato. Ne e bëjmë këtë duke ofruar hapësirë në uebfaqen tonë për pikëpamjet e bashkëpunëtorëve tanë, duke i përkthyer ato në një gjuhë të dytë. Shumica e autorëve tanë na i dërgojnë tekstet e tyre pa i nxitur. Si rezultat, synojmë të kemi një shtrirje të gjerë të pikëpamjeve dhe të lexuesve. Mesazhet e tyre i përdorim, aq sa mundemi, në aktivitetet tona të tjera.

Ne syojmë të botojmë informacione rreth procesit të normalizimit të lehtësuar nga BE-ja. Kjo duhet të ofrojë bazë objektive për të mundësuar diskutim më thelbësor dhe të kuptuar më të drejtë të asaj se çfarë nënkupton ky proces për jetën e individëve. As Qeveria e Kosovës, as ajo e Serbisë, e as BE-ja nuk i kanë informuar mjaftueshëm qytetarët se çka do të thotë procesi i normalizimit dhe marrëveshjet. Kjo ka çuar në keqkuptime, mite dhe frika të panevojshme.

Uebfaqja New Perspektiva është komponent unik i mediave në Kosovë pasi është e vetmja platformë dygjuhësore që merret në mënyrë specifike me çështjet që lidhen me normalizimin dhe integrimin më të gjerë. Ne jo vetëm që publikojmë artikujt dhe opinionet e autorëve tanë, por edhe shpërndajmë lajmet nga mediat e tjera, të cilat janë relevante për një proces më të gjerë normalizimi. Ne jemi veçanërisht të preokupuar që të sigurohemi se lajmet dhe informacionet që i publikojmë të jenë të sakta dhe të ofrojmë, aq sa mundemi, pikëpamjet e të gjitha palëve relevante. Nëse nuk janë të sakta, provojmë t’i përmirësojmë kurdo që është e mundur. S’ka lajme të rrejshme! Ne porositim artikuj përmbajtja e të cilëve besojmë se ndihmon në të kuptuarit më të mirë të çështjeve të ndërlidhura.

New Perspektiva ndërmerr edhe aktivitete të tjera që përputhen me objektivat e saj. Këto aktivitete bazohen gjithnjë në interaktivitet, pra debate, diskutime dhe tryeza. Veçanërisht jemi të interesuar të punojmë më shumë për të hapur mendjen për metodologjinë shumë-perspektivëshe të të mësuarit të historisë. Besojmë se kjo do t’i kontribuojë përmirësimit të të kuptuarit mes bashkësive dhe zhvillimit të qytetarëve të përgjegjshëm ndër brezat e ardhshëm.

Vlerësojmë se aktiviteti ynë i përgjishëm do të zhvillohet dhe do t’u përshtatet pikëpamjeve, ideve dhe kërkesave të njerëzve. Synojmë të jemi plotësisht të hapur dhe do të tentojmë gjithnjë të ofrojmë informacione dhe komente, e nëse nuk mundemi, këtë do ta themi.

 

Ekipi ynë

Joanna Hanson – Drejtoreshë Ekzekutive. Ish-pjesëtare e Ministrisë së Jashtme (FCO) të Britanisë së Madhe, ku fitoi përvojë të gjerë gjatë punës në çështjet e Kosovës midis 1995 dhe 2013. Ka doktoruar në Universitetin e Londrës. Hulumtimi i saj u përqëndrua në pushtimin nazist të Polonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në veçanti në popullatën civile dhe në Kryengritjen e Varshavës të vitit 1944. Po ashtu punon si konsulente në baza ad hoc për çështjet e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe Shqipëri.

Ragip Luta –  Kryeredaktor. Rreth dy dekada pune me BBC World Service, në Londër, fillimisht si realizator programesh e më pas si redaktor (përgjegjës për online dhe korrespondentët). Përvojë pune edhe me programet Newshour, World Update, Europe Today dhe World Have Your Say si dhe me Departamentin e Trajnimit të Shërbimit Botëror të BBC-së.

Driton Zhubi – Konsulent për Media. Aktivist i shoqërisë civile që nga fundi i të nëntëdhjetave, me ç’rast ka fituar përvojë të gjerë në punën me organizatat ndërkombëtare dhe institucionet vendore, kryesisht në fushën e komunikimit, mediave dhe aplikimit të zgjidhjeve të reja teknologjike.

Fitore Gashi – Konsulente për Ueb, e specializuar në zhvillimin frontend. Ka përvojë me të gjitha fazat e ciklit të zhvillimit të projekteve dinamike të uebit me theks të veçantë në aplikacionet e uebit të dizajnuara për t’iu përshtatur nevojave të OJQ-ve dhe projekteve lokale dhe ndërkombëtare. Njeh mirë gjuhë të shumta programimi, duke përfshirë PHP dhe Javascript. Po ashtu, ka përgatitje të fortë në menaxhimin e projekteve dhe marrëdhëniet me klientë.