Kutet e dyfishta të Hagës 

Të gjithë, pa përjashtim, të cilët  akuzohen për ndonjë krim do të duhej të përfundojnë në gjyq, e në qoftë se vërtetohet fajësia, për atë krim duhet edhe të dënohen. Nëse dikush është fajtor, është e qartë se duhet të përgjigjet, qoftë ai shqiptar, boshnjak, kroat apo serb. Ai ligj qartazi nuk është i njëjtë për të gjithë. Gjykuar sipas verdikteve, duket që serbët janë kriminelët më të mëdhenj. Serbët janë ata që kanë vrarë, përndjekur, djegur, kryer gjenocid. 

0
165

Presidenti i Republika Srpska-s gjatë luftës, Radovan Karadžić, u dënua në Hagë me burgim të përjetshëm. Karadžić është fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftimit – thuhet në verdiktin përfundimtar ndaj Karadžić-it, që u prit me duartrokitje nga galeria e gjykatës. Karadžić para tri vitesh u dënua me 40 vjet burgim për të njëjtat krime, kurse dënimi, tani, pas procedurave të ankesës, u ndryshua dhe u rrit në burgim të përjetshëm. Është një ironi e madhe ajo që gjykatësi Joensen gjatë shqiptimit të verdiktit theksoi se ditët që Radovan Karadžić i kaloi në paraburgim në Sheveningen do të llogariten (hiqen) në dënimin e përjetshëm ashtu siç është marrë aktvendimi. 

Dënim me burg të përjetshëm për njeriun në moshën 73 vjeçare. Karadžić do ta pres vdekjen në burg, është krejtësisht njëjtë nëse është dënuar me 40 vite apo me burgim të përjetshëm. Burgimi i përjetshëm do ta vras më shumë moralisht këtë njeri dhe pjesëtarët e kombit të tij. Ka shumë serbë që konsiderojnë se ky është një vendim politik. Shumë serbë që kanë përfunduar në Hagë janë bërë viktimë e mendjemadhësisë politike, e ajo mendjemadhësi e demoralizoi kombin serb, sepse drejtësia po zbatohet në mënyrë selektive. Kjo është rruga e përçarjes midis shteteve të ish-Jugosllavisë, rrugë e përbuzjes për shkak të kuteve të dyfishta gjatë marrjes së vendimeve gjyqësore. Po duket sikur Haga disa krime po i dënon, e disa të tjerë jo. 

Të gjithë, pa përjashtim, të cilët  akuzohen për ndonjë krim do të duhej të përfundojnë në gjyq, e në qoftë se vërtetohet fajësia, për atë krim duhet edhe të dënohen. Nëse dikush është fajtor, është e qartë se duhet të përgjigjet, qoftë ai shqiptar, boshnjak, kroat apo serb. Ai ligj qartazi nuk është i njëjtë për të gjithë. Gjykuar sipas verdikteve, duket që serbët janë kriminelët më të mëdhenj. Serbët janë ata që kanë vrarë, përndjekur, djegur, kryer gjenocid. 

Pas nesh janë kohët e këqija, luftërat në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë. Ka pasur shumë viktima, shumë tokë është njomur me gjak, shumë lotë janë derdhur. Mirëpo, disa vështrime personale tregojnë për atë se ligji po zbatohet ekskluzivisht ndaj serbëve. Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale, në luftërat gjatë viteve 1990 që janë zhvilluar në hapësirat e ish-Jugosllavisë kanë vdekur rreth 130.000 njerëz, kurse rreth 2.000.000 janë persona të zhvendosur. Dëmi ekonomik matet me miliarda dollarë. Këto shifra nuk i kanë lënë anash viktimat serbe, ka pasur shumë sosh. Megjithatë, pasqyra e të dënuarve në Tribunalin e Hagës nuk tregon një gjë të tillë. Serbët janë dënuar me më shumë se 1300 vite burg, derisa të gjithë të tjerët (pa pjesëtarët e nacionalitetit shqiptar) së bashku nuk i kanë kaluar 100 vjet burgim, gjë që është e trishtueshme. Kjo tregon se shumë kriminelë janë në liri, shumë krime kanë mbetur pa u dënuar dhe se drejtësia nuk është realizuar. 

Nëse fuqitë perëndimore në këtë mënyrë kanë dashur që të krijojnë një barrierë midis popujve, ia kanë arritur të bëjnë këtë. Shumica e serbëve janë më së shumti të zemëruar me aktgjykimet në Hagë, por jo pse serbët janë dënuar, por për shkak se shumë prej kriminelëve janë liruar, shumë prej tyre nuk janë përgjegjur për krimet e kryera, sikur viktimat serbe nuk kanë ekzistuar. Në këtë mënyrë, tribunali në Hagë i ka dhënë dritën e gjelbër kriminelëve që të bëjnë krime të tjera, i ka arsyetuar krimet dhe i ka përqeshur viktimat serbe. Kriminelët tani lirisht shëtisin nëpër rrugë dhe qeshin me viktimat e tyre, qeshin me drejtësinë. Kjo i jep forcë edhe disa kriminelëve të rinj potencialë që të kryejnë krime. A ka pasur nevojë „e drejta ndërkombëtare“ për diçka të tillë? A është Haga e vetëdijshme për peshën dhe selektimin e aktvendimeve? A janë turpëruar gjykatësit nga disa aktvendime që i kanë marrë? A është prokuroria e kënaqur me verdiktet? Duket se këtë nuk do ta marrim vesh kurrë.

Meqenëse tema është mjaft e ndjeshme, nuk dua që askush ta marrë këtë sikur pjesëtarët e kombit tim nuk kanë kryer krime, po, e kanë bërë këtë, shumë prej tyre janë përgjegjur, e ka edhe të tillë që i janë shmangur drejtësisë. Jam i mendimit se secili kriminel duhet të dënohet për veprën që e ka bërë, kurse me shfajësimin e kriminelëve Haga hedh kripë në plagët e familjeve të viktimave. Kutia e Pandorës e cila është hapur me luftërat në ish-Jugosllavi është dashur të mbyllet me drejtësinë në Hagë. Ëeshtë e qartë se kjo gjë nuk është në interes të dikujt. 

SHARE