Loja e tërheqjes

Nëse vjen deri tek tërheqja e nënshkrimit nga marrëveshja e Uashingtonit nga ana e Kosovës, atëherë do të vijë edhe deri tek tërheqja e njohjeve sepse kjo është pasojë logjike e një vendimi të tillë. Nuk do të ekzistojë më moratoriumi për tërheqjen e njohjeve dhe veprimin e diplomacisë serbe për këtë çështje, kështu që si pasojë e kësaj Kosova do të ketë gjithnjë e më pak mbështetje në planin ndërkombëtar.

0
82

Në mes të muajit shkurt më në fund u mbajtën zgjedhjet në Kosovë dhe në dukje sollën rezultatet e pritura por, meqë numërimi i votave simptomatikisht po zgjatë madje edhe shumë gjatë, fituesi i vërtetë ende nuk dihet. Ka shumë kontradikta rreth rezultatit të disa partive politike minoritare kështu që mund të mendohet se ka kohë që nuk ka qenë më e pasigurt se kush dhe me cilin numër do të hyjë në sallën e Kuvendit në Prishtinë. Është e sigurt vetëm ajo që Lëvizja Vetëvendosje fitoi më së shumti vota por, qartazi, jo mjaftueshëm që në mënyrë të pavarur të formojë Qeverinë dhe kështu të rrumbullakësojë ambiciet e veta politike në praktikë.        
Mirëpo, edhe para zgjedhjeve u krijua klima se ne të gjithë po nxitojmë diku, kështu që u nxitua edhe me deklarata të cilat nuk i kontribuojnë aspak procesit negociator i cili po udhëhiqet nën patronatin e Brukselit. Menjëherë pas shpalljes së rezultateve preliminare, lideri i partisë fituese filloi të jap deklarata që nuk janë fare të një burri shteti dhe janë politikisht korrekte. Kështu që midis atyre deklaratave ishte edhe deklarata e Albin Kurtit se do të rishikojë të gjitha pikat e marrëveshjes së Uashingtonit dhe se nuk do të zbatohen ato vendime që ndikojnë në stabilitetin e Kosovës në planin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtar. Gjithsesi, shikuar nga këndi i diplomacisë, deklarata nuk është aspak kundërproduktive, por nëse merret parasysh që kjo marrëveshje është prezantuar si një hap i madh kah zgjidhja përfundimtare e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe që pas saj ka qëndruar e tërë administrata e SHBA-së, atëherë shtrohet pyetja se kujt mund t’i shkojë për shtati një qëndrim i tillë.        

Gjithsesi që pasoi përgjigjja nga Beogradi kështu që presidenti, Aleksandar Vučić, e ceku edhe një qëndrim të tillë potencial të administratës së re në Prishtinë dhe shprehu qëndrimin e vjetër se nuk ka njohje, se çdo gjë është çështje e negociatave dhe se nëse njëra palë heq dorë nga dispozitat e marrëveshjes së Uashingtonit, as pala tjetër nuk ka obligim që ta respektojë atë. Duket sikur një qëndrim logjik dhe i pritur, por sa është i favorshëm si për njërën edhe për palën tjetër këtë do ta shohim, por është fakt se largimi nga marrëveshja më së shumti i dëmton qytetarët e zakonshëm të cilët i ndiejnë pasojat mbi vete shumë më tepër se sa ata që i marrin këto vendime.

Madje në një mënyrë pahetueshme nëpër media është përbiruar edhe qëndrimi se është e mundur tërheqja e nënshkrimit nga Marrëveshja e Uashingtonit nga ana e administratës së Kosovës, gjë që nuk është një qëndrim aspak naiv, nëse merret parasysh rëndësia e vetë marrëveshjes dhe dispozitave që ajo në vete i ka rregulluar. Nganjëherë paraqitja e qëndrimeve radikale mund të kthehet si bumerang dhe mund të shkaktojë më shumë dëm se sa dobi, të cilën gjë disa politikanë në Kosovë e dinë shumë mirë, por është e qartë se opinioni është ende i uritur për deklarata ndezëse të përshkuara me ngarkesë patriotike.

Pas zgjedhjeve qëndrimet më së shpeshti largohen dhe kthehen në disa pozita fillestare, shpeshherë pa kurrfarë arsye, por tashmë jemi mësuar me këtë kështu që edhe nuk na duket diçka e çuditshme, por pasojat tani mund të jenë shumë më të rrezikshme se sa më parë, sepse pas tërë asaj që e pushtoi botën dhe regjionin, gjërat sikur kjo mund të kenë reflektime më të fuqishme në marrëdhënie se sa që ka qenë rasti më parë. Është e qartë që disa politikanë të caktuar edhe nuk mendojnë për këtë në mënyrë të duhur, kështu që të rrëmbyer me fitoren japin përgjigjje të nxituara për pyetje të rëndësishme.  

Nëse vjen deri tek tërheqja e nënshkrimit nga marrëveshja e Uashingtonit nga ana e Kosovës, atëherë do të vijë edhe deri tek tërheqja e njohjeve sepse kjo është pasojë logjike e një vendimi të tillë. Nuk do të ekzistojë më moratoriumi për tërheqjen e njohjeve dhe veprimin e diplomacisë serbe për këtë çështje, kështu që si pasojë e kësaj Kosova do të ketë gjithnjë e më pak mbështetje në planin ndërkombëtar. Kështu që loja e filluar e tërheqjes së nënshkrimeve dhe njohjeve nuk shkon në dobi të askujt dhe për këtë duhet të mendohet mirë e mirë para se të merren disa vendime të caktuara. Edhe kur u nënshkrua marrëveshja e përmendur, unë shpreha mendimin se ajo padyshim përfaqëson më shumë lojë mediatike dhe politike të administratës së atëhershme në Uashington dhe jo të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë – është e qartë se të gjithë ishin të vetëdijshëm për këtë, përveç atyre që e kanë nënshkruar atë.

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.

SHARE