Masa sipas masës së të gjithëve

Disa, të cilët i njoh personalisht, edhe kanë lindur në kushte të atilla të lëvizjes së kufizuar kështu që edhe nuk e kanë shumë të vështirë këtë gjendje sepse që nga vogëlia janë mësuar ashtu. Dikujt kjo do t’i dukej madje edhe qesharake, por në të vërtetë është e trishtueshme. Nuk do të doja që të gjitha t’i kthej në sferë politike, por kjo gjendje ku jemi të gjithë, pa marrë parasysh se si quhemi apo me cilën gjuhë flasim, mund të paralajmërojë dikë dhe t’u tregojë se si është të jetohet pa liri të lëvizjes, në frikë dhe pasiguri të përhershme, kështu që kur të gjitha këto një ditë të kalojnë ta kuptojnë se çka do të thotë një liri e tillë.

0
88

Epidemia, masat, maskat, asepsoli, distanca etj. Të gjitha këto e kanë shënuar vitin 2020 në një mënyrë për të cilën askush nuk ka shpresuar. Gjindshmëria dhe përpjekjet që edhe përkundër të gjitha këtyre të jetohet normalisht u bënë shprehi për të gjithë ne. Kurse numri i të infektuarve dhe të vdekurve u bë pjesë e emisioneve informative sikurse parashikimi i motit apo sporti. Ajo që është më e keqja është se të gjithë jemi mësuar me këtë si diçka që është aty dhe që nuk kalon.  

Mirëpo, që vendosja e masave ka edhe anën tjetër më së miri e dinë ata lëvizja e të  cilëve ka qenë e kufizuar edhe para tërë kësaj dhe secila lëvizje e të cilëve nga vendi ku kanë banuar ka qenë një aktivitet i planifikuar një kohë të gjatë me kufij qartësisht të caktuar se çka guxohet të bëhet e çka jo. Natyrisht, mendoj në banorët e enklavave serbe në Kosovë. Jeta e tyre edhe para kësaj i ka përngjarë vendosjes së masave të kufizimit të lëvizjes kurse me këtë kjo mori edhe një dimension më tepër, dhe si e tillë u bë aq rënduese saqë kufizohej me të durueshmen.   

Gjatë ditëve të fundit ka pasur lehtësim të masave kështu që kjo i dha më shumë hapësirë banorëve të përmendur të enklavave, por këtë vit çdo gjë është relative, masat mund të kthehen në çdo moment dhe prapë ta bëjnë jetën edhe më të vështirë. Nëse dikush nga Hoça e Madhe apo Gorazhdeci do të duhej të vinte në Mitrovicë, ai do të duhej qartë të planifikonte rrugën ashtu që të mos ndodhë që për shkak të nevojave urgjente të duhet edhe të paguaj një dënim jo edhe aq të vogël për shkak të mosrespektimit të masës së orës policore ose të karantinimit. Të mbërthyerë midis nevojave reale dhe masave të vendosura, këta njerëz, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, sipas mendimit tim, janë heronj, por, para së gjithash mjeshtër të planifikimit. Mes tjerash, nuk është edhe që nuk kanë pasur përvojë në gjithë këtë edhe para epidemisë, por atëherë ata e kanë parë rrezikun me sy, kurse tani armiku është i padukshëm por vret pa mëshirë.  

Platformat online janë bërë fqinjët tanë, kurse kompjuteri miku më i mirë për të gjithë ata që duan t’i kryejnë obligimet e veta pa vonesa. Por, nganjëherë edhe përkundër masave të caktuara është dashur të nisesh për rrugë dhe personalisht t’i kryesh të gjitha ato punë, e kjo u bë shumë e rrezikshme për të gjithë ne e veçanërisht për ata që do ta kenë para vetes rrezikun nga virusi por edhe rrezikun nga dënimi për mosrespektimin e masave. Policia kryen punën e vet, por nganjëherë përveç rregullave të shërbimit duhet edhe të jesh njeri që i kupton nevojat e një njeriu të zakonshëm. E duhet ta pranojmë që kjo nuk është gjithmonë kështu. 

Viti i kaluar na tregoi që nëse natyra do, ajo mund të përmbysë gjithçka, madje edhe kuptimin e tërë asaj që na rrethon. Fjalia të jesh pozitiv nga porosia motivuese brenda natës u shndërrua në mallkim e me këtë edhe jetët dhe nevojat tona i vuri në një sprovë të madhe. Një sprovë të cilën disa e kaluan e disa për fat të keq jo.  

Njerëzit që i përmenda gjithmonë kanë pasur të njëjtat nevoja dhe dëshira, e kjo është që të lëvizin normalisht. Disa, të cilët i njoh personalisht, edhe kanë lindur në kushte të atilla të lëvizjes së kufizuar kështu që edhe nuk e kanë shumë të vështirë këtë gjendje sepse që nga vogëlia janë mësuar ashtu. Dikujt kjo do t’i dukej madje edhe qesharake, por në të vërtetë është e trishtueshme. Nuk do të doja që të gjitha t’i kthej në sferë politike, por kjo gjendje ku jemi të gjithë, pa marrë parasysh se si quhemi apo me cilën gjuhë flasim, mund të paralajmërojë dikë dhe t’u tregojë se si është të jetohet pa liri të lëvizjes, në frikë dhe pasiguri të përhershme, kështu që kur të gjitha këto një ditë të kalojnë ta kuptojnë se çka do të thotë një liri e tillë.   

E tërë kjo na mësoi që disa gjëra t’i planifikojmë më mirë, që të heqim dorë nga disa gjëra tjera, që t’i dëgjojmë dhe kuptojmë më mirë të tjerët, që të kuptojmë se jemi të vegjël, të mjerë dhe të dobët dhe që fuqinë që nganjëherë mendojmë se e kemi, në të vërtetë nuk e kemi. 

Shumica prej nesh është mësuar me tërë këtë, sepse edhe ashtu po zgjatë tepër shumë e ata që nuk janë mësuar apo nuk dinë si të gjinden, le të shëtitën deri tek ndonjë enklavë dhe le t’u kërkojnë atyre njerëzve ndonjë këshillë, më besoni, ata më së miri e dinë këtë sepse disa prej tyre kurrë as nuk e kanë ndierë lirinë e vërtetë. Këtë tekst unë ua dedikoj atyre. 

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.

SHARE