Masmediat

Askund nuk do të dëgjoni se njerëzit shkojnë mirë me njëri-tjetrin, se bashkëqytetarët kanë ndihmuar njëri-tjetrin gjatë ndërtimit të shtëpisë apo që kanë marrë pjesë, të themi, gjatë grumbullimit të ndihmave për dikë, por në anën tjetër të gjithë do të shkruajnë dhe raportojnë nëse dikush dikujt ia ka djegur shtëpinë, ka shtënë në ajër, i ka prerë pyllin apo diçka të ngjashme…

0
80

Viti që shkoi ka qenë interesant dhe përplot ndodhi turbulente. Prej momentit kur kemi udhëhequr pesë me zero deri tek momenti kur e kemi sjellë në pikëpyetje kontrollin e energjisë në Kosovë. Prej asaj që kemi qenë human dhe kemi dërguar ndihmë në Kosovë gjatë valës së parë të pandemisë Covid-19 deri tek ajo që janë djegur shtëpi të serbëve të kthyer. Do të kishte pasur edhe më shumë krahasime të tilla, por le ta marrim lehtazi dhe me ngadalë. Siç do të thoshin ata të moçmit: “Le të shkojmë me radhë“!

Derisa po e shkruaj këtë tekst dhe i shikoj lajmet në televizor, pandërprerë po përsëritet lajmi që janë marrë në pyetje në Hagë “përfaqësuesit e elitës politike nga Kosova që kanë marrë pjesë aktive në luftën e viteve 1998 dhe 1999 që u zhvillua në krahinën jugore”, dhe e pyes veten a do të vendoset drejtësia dhe a ka drejtësi në këtë botë. Por derisa mendoj për këtë nuk mund e të mos ndalem në atë se para disa muajve në territorin e komunës së Rashkës është gjetur një varrezë masive me trupa të shqiptarëve që kanë pësuar në atë luftë fatkeqe. Kjo me të vërtetë tingëllon shumë pikëlluese. Po krijohet përshtypja sikur po zhvillohet një luftë, një ndeshje, në fund të së cilës gjyqtari do të vendosë se kush ka fituar, d.m.th. për kë vlen kjo “drejtësi” e për kë jo. Të gjithë ne shikojmë para dhe në të ardhmen e as nuk jemi të vetëdijshëm që e kaluara na ka lidhur fort dhe që nuk na lë të shkojmë përpara. E kjo ndodh sepse të gjithë ne së bashku nuk kemi fuqi që ta shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe që së bashku t’ia pranojmë njëri-tjetrit se kemi gabuar dhe të ballafaqohemi me të vërtetën. E vërtetëa është e dhimbshme por ajo është ashtu siç është dhe tani ne të gjithë së bashku nuk kemi kah t’ia mbajmë!  

Kjo nuk është mirë, assesi, dhe të gjithë pajtohemi rreth kësaj. Për më tepër, për mua është simptomatike ajo që me këdo që kam biseduar në Kosovë, të gjithë flasin mirë për fqinjët e tyre. Askush nuk ka as edhe një fjalë të hidhur për fqinjin e tij shqiptar apo serb. Për më tepër, ka një numër edhe jo aq i vogël i shembujve që pikërisht serbët apo shqiptarët gjatë luftës ua kanë ruajtur njëri-tjetrit shtëpitë dhe pronat derisa të njëjtit kanë qenë të detyruar që t’i lëshojnë vatrat e tyre.

Natyrisht që raste të izoluara të konflikteve ka pasur gjithmonë dhe do të ketë kudo në botë por kjo nuk ishte arsyeja pse ne kemi ardhur në këtë situatë. 

Tërë këtë ua rrëfeva shkurtazi pikërisht që në një mënyrë të thjeshtë t’ua shpjegoj fuqinë dhe ndikimin e mediave. Pikërisht mediat janë ato që pjesërisht janë përgjegjës dhe kreatorë të të gjitha këtyre fatkeqësive për arsyen se falë dëshirës së dikujt kanë nxitur dhe thirrur zëshëm në trazira kurse tani po ato media ndajnë drejtësi dhe vlerësojnë se kush ka të drejtë e kush nuk ka. Kurse ne, shikuesit e dëgjueshëm, vetëm heshtim dhe gëlltisim atë na e servojnë. Më duket se askush më nuk nxjerr konkluzione në mënyrë të pavarur, porse vetëm e ritregojmë atë që na servohet, e edhe më tragjik është fakti se kokëfortësisht i mbrojmë qëndrimet e “dikujt” që na janë krijuar dhe servuar përmes mediave.

Askund nuk do të dëgjoni se njerëzit shkojnë mirë me njëri-tjetrin, se bashkëqytetarët kanë ndihmuar njëri-tjetrin gjatë ndërtimit të shtëpisë apo që kanë marrë pjesë, të themi, gjatë grumbullimit të ndihmave për dikë, por në anën tjetër të gjithë do të shkruajnë dhe raportojnë nëse dikush dikujt ia ka djegur shtëpinë, ka shtënë në ajër, i ka prerë pyllin apo diçka të ngjashme, dhe atë me vetëm një qëllim, e ai është që të mbajë nën tension dhe t’i shqyejë e copëtojë ata penj edhe ashtu të dobët që na lidhin dhe të cilët kurrë nuk do të forcohen prapë për arsye se kjo nuk i shkon për shtati dikujt dhe nuk është në interes të dikujt.  

Por, a thua interesi i dikujt duhet të jetë para lumturisë njerëzore? Në çka jemi shndërruar kështu gjatë tërë këtyre viteve? Kur do të fillojmë të mendojmë me kokën tonë?

Mendoni për këtë, sa herë që me kujdes dëgjoni apo lexoni lajme në mjetet tuaja të informimit.   


Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.

SHARE