Mbi procesin e integrimit të Mbrojtjes Civile

Marrëveshja midis Beogradit e Prishtinës për integrimin e personelit të Mbrojtjes Civile (MC) pa-rasheh se nga 1 shtatori e tutje kjo strukturë më nuk do të ekzistojë në Kosovë. Ministrja per Dia-logun, Edita Tahiri, thotë se “procesi i zbatimit të kësaj marrëveshje ka ecur mirë.” Në një prononcim për gazetën Koha Ditore, znj Tahiri ka konfirmuar se pas heqjes së mëhershme të tri pikave vëzhguese të Mbrojtjes Civile, në rrugën midis Mitrovicës dhe Jarinjes, javën e kaluar i është dorëzuar Policisë së Kosovës edhe pika vëzhguese te ura kryesore mbi Ibër.

0
1350

Marrëveshja midis Beogradit e Prishtinës për integrimin e personelit të Mbrojtjes Civile (MC) pa-rasheh se nga 1 shtatori e tutje kjo strukturë më nuk do të ekzistojë në Kosovë. Ministrja per Dia-logun, Edita Tahiri, thotë se “procesi i zbatimit të kësaj marrëveshje ka ecur mirë.” Në një prononcim për gazetën Koha Ditore, znj Tahiri ka konfirmuar se pas heqjes së mëhershme të tri pikave vëzhguese të Mbrojtjes Civile, në rrugën midis Mitrovicës dhe Jarinjes, javën e kaluar i është dorëzuar Policisë së Kosovës edhe pika vëzhguese te ura kryesore mbi Ibër.

Po javën e kaluar, sipas znj Tahiri, një delegacion ka qëndruar në katër komunat në veri të vendit, Mitrovicë veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan dhe ka vizituar lokacionet ku ka vepruar “kjo strukturë ilegale”. Zonja Tahiri thotë se “Ministria e Administrimit Publik do të ketë për obligim që t’i rinovojë këto ndërtesa për t’i përshtatur në zyra për nevojat e ministrive dhe agjencive që do të shtrijnë veprimtarinë. Kanë bërë vëzhgimin.E kanë parë gjendjen.” Ajo shton se “të gjitha ato ministri që kanë veprimtari lokale, por që për shkaqe të njohura nuk kanë mundur ta shtrijnë veprimtarinë, tani do të hapin zyrat në pjesën veriore të vendit dhe këtu do të punësohen këta ish-pjestarë. Po ashtu, edhe të gjitha agjencitë publike që i kemi.”

Në tekstin e marrëveshjes së sigluar në mars të këtij viti, “Beogradi paraqiti një listë prej 751 pjestarësh të MC-së për t’u integruar në institucionet e Kosovës”, ndërsa “Prishtina ofroi gjithsejt 483 pozita në veri, prej të cilave 80 në Agjencinë e Menaxhimit të Krizave dhe 25 në Shërbimin Korrektues”. Koha Ditore (18 gusht) njoftoi se 105 kontratat e lartëpërmendura tashmë janë lidhur dhe solli një listë të detajuar të shpërndarjes edhe të 378 pjestarëve të tjerë, për të cilët thotë se janë në pritje të kontratave:

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave 80
Shërbimi Korrektues i Kosovës 25
Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor 20
Ministria e Arsimit 30
Agjencia e Pylltarisë 20
Administrata Tatimore e Kosovës 20
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 25
Ministria e Shëndetësisë 20
MInistria e Tregtisë dhe Industrisë 25
Ministria e Infrastrukturës 30
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve 20
Agjencia Ushqimit dhe Veterinës 20
Agjencia e Statistikave të Kosovës 18
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës 8
Agjencia Kadastrale e Kosovës 16
Doganat e Kosovës 20
Agjencia e Shoqërisë së Informacionit 16
Ministria e Pushtetit Lokal 10
Agjencia Për Zhvillimin e Bujqësisë 6
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural 4
Fondi Kontingjent 50

Sipas marrëveshjes, 50 pozitat në Fondin kontingjent nënkuptojnë se ata do të marrin paga por vendet e tyre përfundimtare të punës do të përcaktohen në sektorin publik brenda tri vitesh. Siç njofton Koha Ditore, znj Tahiri ka ngulur këmbë se rekrutimi po bëhet në pajtim me ligjin:

“Intervistimi apo kontrollimi, verifikimi i dokumenteve bëhet në bazë të kritereve të Ligjit për shërbimin civil dhe e dini që këta që aplikojnë duhet të kenë dokumentet e shtetit të Kosovës. Leja e njoftimit është e domosdoshme dhe duhet të kenë kaluar verifikimin e sigurisë, të cilin duhet ta bëjnë edhe institucionet e Kosovës e edhe EULEX-i,” ka thënë Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri.

Shënim: Marrëveshjen origjinale mbi procesin e integrimit të Mbrojtjes Civile mund ta gjeni në këtë website në faqen Dokumente (numër 9). Këtë blog po e postojmë meqë objektivi ynë është që t’i mbajmë lexuesit të informuar me zhvillimet në procesin e integrimit.