Më shumë respekt për të vdekurit, ju lutem!

Vizita e serbëve në varrezat orotodokse në pjesë të ndryshme të Kosovës ditë më parë, me rastin e ditës kur të gjallët kujtojnë dhe luten për të vdekurit (që njihet si “zadušnice”) kaloi pa incidente, por mediat serbe raportuan se në shumë lokacione varrezat orotodokse vazhdojnë të jenë të shkatërruara. Ky ishte një lajm i keq, aq më tepër që u publikua në prag të votimit në Paris për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

0
1322

Vizita e serbëve në varrezat orotodokse në pjesë të ndryshme të Kosovës ditë më parë, me rastin e ditës kur të gjallët kujtojnë dhe luten për të vdekurit (që njihet si “zadušnice”) kaloi pa incidente, por mediat serbe raportuan se në shumë lokacione varrezat orotodokse vazhdojnë të jenë të shkatërruara. Ky ishte një lajm i keq, aq më tepër që u publikua në prag të votimit në Paris për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Varrezat – të cilitdo komunitet qofshin – janë pjesë e trashëgimisë njerëzore dhe kulturore dhe për to duhet të kujdesemi të gjithë. Sulmi ndaj të vdekurve nuk mund t’i zgjidhë problemet mes të gjallëve. Vandalizimi i varrezave është akt qyqar dhe jonjerëzor dhe askush nga ne nuk ka të drejtë të ketë qasje hakmarrëse ndaj të vdekurve të palës tjetër. Ata duhet të lihen të pushojnë të qetë dhe komunat duhet ta shtojnë kujdesin për mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre. Përdhosja e varrezave nuk dëmton vetëm një komunitet fetar, por e dëmton tërë shoqërinë kosovare.

Personalisht nuk mund ta paramendoj dot ta gjej varrin e një të dashuri të familjes të shkatërruar. Një gjendje e tillë do të ma shtonte edhe më shumë dhimbjen, do të më bënte të shqetësohem va-zhdimisht se mbetjet e të vdekurit nuk po prehen të qeta. Do të pyesja kush është ai qyqar që merr të drejtën për të sulmuar një të vdekur, ҫfarë synon të arrijë me këtë, a do ta ndryshojë gjendjen tek të gjallët sulmi ndaj tij/saj, përse autoritetet nuk marrin masa për t’i ruajtur dhe mirëmbajtur varrezat?

Në qytetin prej nga vij unë, në Mitrovicë, prej vitesh as të vdekurit nuk janë prehur të qetë. Varrezat muslimane që mbetën në veriun e banuar me shumicë serbe dhe ato orotodokse që mbetën në pjesën jugore me shumicë shqiptarë, jo vetëm që nuk u mirëmbajtjën, por u shkatërru-an. Për më tepër, të dyja palët edhe sot kur duan t’i vizitojnë ato, duhet ta bëjnë këtë gjatë festave fetare nën përcjelljen e forcave të sigurisë. Të kesh nevojë për përcjellje policore për ta vizituar të vdekurin në kohë të paqës! Sa e dhimbshme; sa e padrejtë!

Megjithatë në aspektin e përkujdesjes për varrezat në Mitrovicë së voni është shënuar një hap përpara kur dy komunat e qytetit, në bashkëpunim me ambasadën turke, norvegjeze dhe IOM-in rindërtuan kapellën në varrezat ortodokse në jug dhe tani ajo është e gatshme të shërbejë për ce-remonitë funerale apo ritualet fetare gjatë vizitave në varreza.

Shpresoj që shembuj të ngjashëm do të ndjekin edhe komunat tjera dhe atë jo vetëm për mirëmbajtjen e varrezave por edhe për krijimin e kushteve që të gjallët të mund t’i vizitojnë të vdekurit sa herë që të kenë mall, e sa herë që të kenë nevojë t’u dërgojnë lule dhe të luten për shpirtrat e tyre, e jo vetëm gjatë festave fetare.