Media mbi debatin rreth marrëveshjes finale me Serbinë

Debati rreth marrëveshjes finale me Serbinë edhe në muajin shtator u mbulua gjerësisht nga mediat në Kosovë.

0
543

Takimi i paraparë fillim të shtatorit në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Aleksander Vučić, në Bruksel, dështoi. Mediat raportuan se drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djurić, njoftoi se presidenti Vučić nuk do të takohej me presidentin Thaçi sepse, sipas tij, çështja ishte “nëse dhe kur bisedimet me Prishtinën do të vazhdojnë, dhe se nuk ka as kushte më pakta për vazhdimin e dialogu”. Sipas njoftimeve presidenti kosovar dhe ai serb u takuan veç e veç me përfaqësuesen e lartë BE-së, Federica Mogherini. Këtë refuzim të presidentit Vučić, televizioni Rrokum e konsideroi “vetëm hapje e lojës” nga ana e tij, duke shtuar se ky “asht rivalitet i dy presidentave që nuk janë anmiqsor, përkundrazi, janë të përkushtuem që kjo lojë me vazhdue në paqe.”

nesërmen e takimit në Bruksel, mediat raportuan se presidenti serb, Aleksandar Vučić, e vizitoi Veriun e Kosovës. Radio Evropa e Lirë raportoi se vizita e paraparë Banjë komunës së Skënderajt nga presidenti Vučić nuk u realizua pasi që një grup qytetarësh shqiptarë nga kjo komunë kishin bllokuar rrugën. Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, u raportua të ketë thënë se “Vuçiq nuk mund të kalojë përmes rajonit të Drenicës, pa kërkuar falje për krimet e bëra nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës së fundit.” Mediat serbe si Kurir dhe Blic, e akuzuan kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli, për “kaosin dhe djegiet” bllokuan rrugën për në Banjë.

Mediat raportuan se në përmbyllje të vizitës dyditore, Vučić iu drejtua qytetarëve në shesh të Mitrovicës Veriore ku tha se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por as nuk do të nxisë luftë e konflikt në Kosovë. Koha Ditore raportoi se Vučić kishte deklaruar se “s’po i ndërrojmë kufijtë, sepse nuk ka kufij”. Mediet raportuan se Vučić gjatë këtij fjalimi e kishte lavdëruar ish-presidentin serb Milosević, duke thënë se ai ishte “lider i madh, që pati qëllime të mira, por rezultate të këqija”. Mediat po ashtu njoftuan për reagimin e Maja Kocijančič-it, zëdhënëse e BE-së, ndaj komentit të presidentit Vučić, e cila tha se “nuk guxon të lihet hapësirë për dykuptimësi apo lavdërim” atyre që kanë mbështetur politikën e Milosevićit dhe veprimet e tij.

Për komentin e Vučić-it për Milosević-in, Kosova 2.0 shkroi se duhet të jetë “kryetitulli dhe ky kryetitull duhet përsëritur vazhdimisht – sepse tensionet dhe konfikti nuk rrjedhin prej asgjësë. Ato kanë histori dhe kontekst” dhe se qëndrimi i Vučić-it është “tregues i qartë dhe paralajmërim se si ai do të vazhdojë qeverisë qeverisjen, sidomos kur bëhet fjalë për procesin e ‘normalizimit’.”

Për reagimin që shkaktoi fjalimi dhe vizita e tij në Kosovë e Serbi, vetë Vučić, përmes një editoriali në gazetën serbe Blic, tha se komentet ishin “pamfletizëm” dhe se një pjesë e opinionit në Serbi e injoroi faktin se gjatë vizitës në Kosovë, qartë ishte bërë një diskontinuitet me politikën e Miloshević-it. Ndërkaq, Evropa e Lirë (në gjuhën serbe) raportoi se gjatë mbledhjes së komitetit të Partisë Progresive Serbe, presidenti Vučić kishte thënë se politika e tij për rikthimin e Kosovës në tavolinën e bisedimeve kishte dështuar sepse “Serbia preferon që qajë mbi disa gjëra të cilat janë humbur, më shumë se sa të luftojnë marrin diçka në këmbim të saj.”

anën tjetër, përmes një artikulli editorial, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se mungesa e njohjes nga Serbia ishte bërë pengesa kryesore për rrugëtimin atlantik të Kosovës për shkak se një marrëveshje paqësore në mes të dyja vendeve ishte vënë nga ndërkombëtarët si kusht i domosdoshëm për anëtarësimin e Kosovës në BE. Presidenti Thaçi tha se për këtë shkak kishte propozuar opsionin e korrigjimit të kufijve me Serbinë Kosovës do t’i siguronte njohjen nga Serbia dhe bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Po në këtë editorial, presidenti Thaçi tha se Perëndimi nuk do të mund ta bindë Serbinë ta njohë pavarësinë e Kosovës. Gazeta serbe Danas raportoi se përfaqësuesit e qarqeve diplomatike dhe disa politikanë opozitës së Serbisë po e interpretonin këtë deklaratë si shenjë se Thaçi do të ishte “më se i kënaqur me marrëveshjen e cila nuk do të thoshte njohje eksplicite e Kosovës nga ana e Beogradit, por do t’i mundësonte Prishtinës ta fitojë anëtarësinë OKB”.

Sa i përket faktorit ndërkombëtar, pas një vizite të liderëve shtetërorë SHBA gjatë punimeve të sesionit të 37 të Asamblesë Përgjithshme të KB-së, RTK transmetoi se presidenti Thaçi kishte konfirmuar se e kishte marrë mbështetjen e SHBA-së për arritjen e një marrëveshjeje paqësore me Serbinë, përfshirë edhe opsionin e korrigjimit të kufijve. Ndërkaq, gazeta serbe Danas raportoi se përmes burimeve të veta diplomatike kishte mësuar se SHBA-të do të përfshiheshin më aktivisht në bisedimet Kosovë – Serbi me qëllim që arrihet teksti kornizë i marrëveshjes për Kosovën, në mënyrë marrëveshja finale të mund të nënshkruhet në pranverë vitit të ardhshëm në mes të Vučić-it e Thaçit përmes “diplomacisë shuttle”, si dhe që SHBA, sipas Danas, kanë marrë mbi vete obligimin që sigurojnë mbështjen e të gjithë faktorëve kyç perëndimorë për marrëveshjen e ardhshme të Vučić-it e Thaçit, para së gjithash Gjermanisë, Britanisë Madhe e Francës.

vend, RTK dhe mediat e tjera në Kosovë raportuan gjatë muajit se kishin dështuar disa tentativa të opozitës për mbajtjen e seancës në Kuvend, të thirrur nga ata, për diskutimin e rolit të presidentit Thaçi në bisedimet me Serbinë dhe miratimin e rezolutës që do t’ia ndalonte presidentit Thaçi apo dikujt tjetër të negociojë për integritetin territorial të Kosovës. Mediat po ashtu raportuan se në mungesë kuorumi nuk u miratua as Ekipi Negociator për bisedimet me Serbinë, i caktuar nga Qeveria. Ndërkaq, në fund të shtatorit, u njoftua për mbajtjen e një proteste të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje kundër idesë për korrigjim kufijsh me Serbinë dhe kundër vetë udhëheqjes së bisedimeve nga presidenti Thaçi.

comments

SHARE