Miqësia greke

Greqia është një nga pesë shtetet e Evropës që nuk e ka njohur Kosovën dhe ky është një rrëfim që dihet mirë, për arsye se edhe ata vetë shpeshherë e kanë theksuar këtë qëndrim publikisht në paraqitjet publike të zyrtarëve të saj të lartë. Mirëpo, si rrufe në qiell të hapur erdhi lajmi se Greqia ka lëshuar pe si rezultat i presionit, dhe se është e gatshme që megjithatë të njohë Kosovën.

0
32

Është e njohur për të gjithë lidhja shumëvjeçare dhe e pandashme miqësore midis Serbisë dhe Greqisë dhe kjo duke filluar që në vitin 1804, kur Greqia i ofroi ndihmë Serbisë e cila luftonte për pavarësi dhe fitim të sovranitetit nga Perandoria e atëhershme Osmane, e deri tek fundi i vitit 1999, kur ushtarët e saj refuzuan urdhëra të caktuara të eprorëve të tyre gjatë bombardimit të Republikës Federative të Jugosllavisë së atëhershme nga ana e NATO-s. Populli grek gjithmonë ka shprehur simpati ndaj popullit serb edhe pse këndvështrimet politike shpesh nuk na janë përputhur mes vete në intervale të caktuara kohore, nëse e marrim parasysh që Greqia është anëtare e përhershme e Bashkimit Evropian dhe që ajo vetë shpesh është dashur që në pajtim me këtë të ketë një qëndrim të njësuar të cilin e ka edhe vetë Bashkimi Evropian. Pikërisht këtu dua të theksoj se si me fuqinë e vullnetit të një shteti është e mundur që nganjëherë të merret edhe një qëndrim politik mjaft i ndryshëm në raport me shtetet e tjera të fuqishme, në këtë rast me shtete anëtare të Bashkimit Evropian, edhe pse ai qëndrim mund të prodhojë pasoja negative politike për vetë atë shtet.  

Greqia është një nga pesë shtetet e Evropës që nuk e ka njohur Kosovën dhe ky është një rrëfim që dihet mirë, për arsye se edhe ata vetë shpeshherë e kanë theksuar këtë qëndrim publikisht në paraqitjet publike të zyrtarëve të saj të lartë. Mirëpo, si rrufe në qiell të hapur erdhi lajmi se Greqia ka lëshuar pe si rezultat i presionit, dhe se është e gatshme që megjithatë të njohë Kosovën. Mirëpo, Beogradi zyrtar shpejt e demantoi këtë lajm dhe vuri në dukje se kanë marrë garanca nga Greqia që nuk do të njohin Kosovën dhe që presin “konsultime të mëdha dhe të rëndësishme” për Kosovën, e mandej vazhdimin e vetë dialogut në Bruksel.

Siç e keni tashmë të njohur të gjithë, pritet që gjatë qershorit në Bruksel të fillojnë negociatat për statusin e Kosovës, ku i tërë rrëfimi do të duhej të nisej nga pika e vdekur si dhe të arrihet deri tek zgjidhja përfundimtare. Konkluzioni im personal është që në këtë rast konkret njohja e Kosovës nga ana e Greqisë në këtë moment do të kishte ardhur si moment kyç para fillimit  të negociatave në Bruksel, por të gjitha gjasat janë që, bile për momentin, deri tek kjo njohje nuk do të vijë. Siç qëndrojnë gjërat tani për tani, asnjëri nga pesë shtetet e kontinentit evropian nuk do ta njohin Kosovën. 

Përveç lajmit për atë se Greqia do të njohë Kosovën, u përhap edhe lajmi nëpër të gjitha mediat se Franca mund të “marrë stafetën” në dialog, dhe se ky vend po ashtu mund të propozojë një “marrëveshje të përkohshme” në bazë të të cilit Serbisë do t’i takonte autonomia në veri të Kosovës, status special KOS-it, dhe e gjithë kjo për shkak të Greqisë e cila do të duhej t’i japë liberalizimin e vizave Kosovës. Shuma e vënë në lojë është e madhe dhe tingëllon me të vërtetë tërheqëse! Duket që kjo situatë do të kishte më së shumti dobi për Serbinë dhe që një situatë e tillë do të mund të interpretohej si fitore politike e Serbisë, por gjërat megjithatë nuk janë pikërisht ashtu siç duken.  

Fakti që Greqia nuk e ka njohur Kosovën interpretohet si miqësi e pandashme midis Greqisë e Serbisë, por fitohet përshtypja që me këtë veprim është vënë në test një miqësi e madhe. Në favor të konfirmimit që raporti ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar flet edhe fakti që menjëherë ka ardhur përgjigjja e ambasadorit të Greqisë në Serbi, Jorgos Gjakofotakis, i cili për Tanjug-un deklaroi: “Në parim nuk i komentojmë mendimet e analistëve, qëndrimi grek për mosnjohjen e Kosovës është mirë i njohur dhe mbetet i pandryshuar”.

Më duket që cilido që të jetë vendimi përfundimtar i Greqisë përkitazi me këtë çështje, lidhjet që vazhdojnë tashmë disa shekuj midis këtyre dy popujve nuk do të ketë mundësi t’i shkëpusë asgjë. Të gjithë e dimë që Greqia do të ketë mikun e saj të sigurt në Ballkanin Perëndimor, kurse serbët edhe më tutje do të kenë krejt në jug “mikun e tyre” ku do të mund t’i kalojnë dhjetë ditët e pushimit të tyre vjetor dhe të ndihen sikur në shtëpinë e vet. Mbase edhe kjo miqësi do ta kalojë këtë test.

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.

SHARE