Miratohet kthimi i 214 personave dhe ndërtimi i 51 shtëpive në katër komuna në Kosovë

Në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është mbajtur sot takimi i radhës i Komitetit Drejtues të projektit “Kthimi dhe Reintegrimi në Kosovë” faza 4 (RRK4). Në Komitetin Drejtues morrën pjesë Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic, si dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim IOM dhe përfaqësuesit e UNHCR-it.

0
884

Pika kryesore e seancës së sotme ishte miratimi i listës për ndërtimin e shtëpive në komunën e Pejës, Shtërpcës, Gjilanit dhe Klinës dhe kthimi i 214 personave të zhvendosur në këto vende.

Listat e të kthyerve të mundshëm dhe ndërtimin e shtëpive të tyre gjatë Komitetit Drejtues janë miratuar njëzëri, dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic gjatë prezantimit të tij, tha se është shumë e rëndësishme që sot me miratimin e listës së propozuar të mundësohet kthimi i 51 familjeve apo 214 personave në komunën e Shtërpcës, Pejës, Gjilanit dhe Klinës.

Gjatë takimit, është paraqitur një listë prej 10 familjeve që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive në fshatin Mushutisht në komunën e Suharekës, e cila gjithashtu është aprovuar plotësisht.

Në periudhën e ardhshme, kur është fjala për projektin “Kthimi dhe Reintegrimi në Kosovë” faza 4 (RRK4), pritet miratimi i listës së të kthyerve në komunën e Istogut dhe Obiliqit, i cili do të lejojë kthimin e rreth 50 familje, dhe numri i përgjithshëm i shtëpive që do të të ndërtohet në muajt e ardhshëm do të jetë mbi 100.

Gjatë takimit u prezantuan dhe projekte të rëndësishme infrastrukturore që do të punohen në zonat multi-etnike në Klinë, si dhe ndërtimin e aneksit të shkollës në Plemetin në Komunën e Obiliqit.

Kur është fjala për situatën e sigurisë në vendet e të kthyerve, Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic ka njoftuar anëtarët e Komitetit Drejtues, që pikërisht mbi këtë temë është diskutuar me Drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunin, dhe se ai u pajtua me të për të marrë disa hapa konkrete që duhet të ndikojnë e në përmirësim e sigurisë në vendet të kthyerve, ndërkohë që përfaqësuesi i IOM-it paraqiti një nismë për dialog ndëretnik që ka për qëllim pikërisht eliminimin e konflikteve ndëretnike dhe në veçanti të sulmeve të vazhdueshme mbi të kthyerit dhe pronat e tyre.

(http://mzp-rks.org, 07/07/2016)