Mirë që nuk ka taksë për fjalë

Në përshkrim të kësaj marrëveshje, thuhet qartë se CEFTA nënshkruhet për t’u marrë vesh palët për një tregti të lirë. Pra, Todorović duhet ta lexojë me vëmendje, sepse askund nuk përcaktohet ndonjë përjashtim ndaj këtij termi si p.sh që “disa palë mund të kenë të drejta më shumë", e as "palë me më pak të drejta", por vetëm "palët". Pra, Kosova konsiderohet si palë e barabartë me anëtaret e tjera. Dhe, kur e dimë që Serbia, lëre se nuk e konsideron palë të barabartë, por edhe vazhdon ta luftojë në çdo mënyrë barazinë e Kosovës tek ata që e konsiderojnë si të tillë, madje edhe ekonominë e saj, mund të themi se kemi një shkelje të CEFTA-s që në qëllimet e kësaj marrëveshje.

0
198

Konsiderimi i taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës vetëm si taksë ekonomike do të ishte naivitet, pasi kjo gjë shumë vjen si reagim politik ndaj një qasjeje destruktive të Serbisë. Këtë gjë e mendoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje e konsideroi edhe ‘supremaciste’ qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, për çka mori miratimin me kokë kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e fundit të dy qeverive.

Kjo tregon se, ani pse mund të ketë impakt të jashtëzakonshëm ekonomik, taksa duhet të trajtohet edhe duke pasur parasysh pikënisjen e saj, që është tërësisht politike. Kjo gjë nuk u bë nga kolegu im Milenko Todorović, të cilit po ia adresoj këtë përgjigje. Për disa nga argumentet e tij, ndonëse të hedhura kuturu, unë kam nga një përgjigje.

Po e nisim me marrëveshjen e CEFTA-s. Jo me zbatimin e saj, por me mënyrën se si i konsideron palët ajo. Në përshkrim të kësaj marrëveshje, thuhet qartë se CEFTA nënshkruhet për t’u marrë vesh palët për një tregti të lirë. Pra, Todorović duhet ta lexojë me vëmendje, sepse askund nuk përcaktohet ndonjë përjashtim ndaj këtij termi si p.sh që “disa palë mund të kenë të drejta më shumë”, e as “palë me më pak të drejta”, por vetëm “palët”. Pra, Kosova konsiderohet si palë e barabartë me anëtaret e tjera. Dhe, kur e dimë që Serbia, lëre se nuk e konsideron palë të barabartë, por edhe vazhdon ta luftojë në çdo mënyrë barazinë e Kosovës tek ata që e konsiderojnë si të tillë, madje edhe ekonominë e saj, mund të themi se kemi një shkelje të CEFTA-s që në qëllimet e kësaj marrëveshje.

Para se të kalojë arsyetimin se pse është gabim të thuhet se Kosova shkeli CEFTA-n, dua të ndalem tek zhgënjimi i Milenkos me djegien e produkteve serbe dhe ‘festimet’ për këtë, si dhe vajtimin për ilaçet.

E para, duhet patur parasysh se precedentin për festim të dështimeve, e ka vendosur Serbia. Kemi qenë dëshmitarë kur është djegur dhjetëra herë flamuri shqiptar apo kosovar matanë urës së Ibrit apo edhe në Beograd. Pra, zhgënjyese duhet të jetë edhe kjo për Milenkon. Lidhur me këtë, kolegu u mundua ta paraqesë djegien e produkteve si shprehje gëzimi deri në naivitet. Për këtë, unë mund ta japë edhe një shembull që ilustron se kriterin për këso festa e ka vendosur sërish shteti serb. Vetëm kujtoni festën e ministrit Ivica Dačić pas dështimit të Kosovës në Interpol, dhe besoj do ta keni të qartë. Pra, ‘gëzimet dhe festimet’ e kosovarëve më shumë mund të shihen si reagim ndaj veprimeve të tilla që i bënin dikur disa persona, të shtyrë nga përfaqësuesë të shtetit serb.

E dyta që lidhet me ilaçe, sa për mua, më shumë ka të bëjë me propagandë. Ilaçe ka në gjithë Kosovën, pasi edhe kosovarët që jetojnë jug vetëm 100 metra larg serbëve, përdorin medikamente. Mirëpo, Milenkos i vjen keq të përmend se serbët e veriut refuzojnë furnizohen me barna nga kosovarët, sepse kështu do të thoshte se ia kanë kthyer shpinën integrimit në shtetin kosovar. E gjithashtu, Milenkos do t’i vinte edhe më keq nëse do të tregonte se shumica e barnave në veri as nuk kalonin nëpër kufijtë shtetërorë, por vinin pa banderola nëpër malet më veriore.

Sidoqoftë, unë po dua të japë disa sqarime se si vetë marrëveshja e CEFTA-së nenin 18 (Përjashtimet e sigurisë) nuk ia ndalon asnjë shteti vendosjen e masave të sigurisë lidhen me: 1. Parandalimin e përhapjes së informacionit në kundërshtim me interesat e tij esenciale të sigurisë; 2. Mbrojtjen e interesave të tij esenciale të sigurisë ose për zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare ose politikave të brendshme.

Mbi këtë bazë edhe Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim të tillë, e po mbi të njëjtën mund të konsiderojmë se Serbia e ka cënuar sigurinë kombëtare të Kosovës si dhe atë ekonomike, duke vendosur barriera që fakt e bëjnë Serbinë shkelëse të CEFTA-s. T’i marrim me radhë.

Serbia pikë pari nuk i njeh vulat e Kosovës, dhe përdorë vula paralele; Serbia nuk njeh origjinën e mallit, ndërkohë Kosovë fut mall me mbishkrimin ‘Kosovo i Metohija’; Serbia nuk ka vendosur kontroll efektiv mbi qarkullimin e mallrave,dëmeve materiale si dhe ofron siguri të ultë kufitare; Serbia kërkon certifikata sanitare dhe fito-sanitare me afate të çuditshme, duke marrë mostra për çdo maunë, ndërkohë Suedi nga 100 maune kontrollohen 3 deri në 5; Serbia nuk njeh analizën e testimit të eksportuesit dhe kërkohet analizë tjetër në Serbi, gjë shton koston; Serbia ka bllokuar energjinë, për çka Kosova humbet direkt 30 milionë euro në vit dhe 300 nga mungesa e qasjes në energji. A duken mjaft? Në fakt, ka edhe ca.

Serbia jep ndihmë shtetërore direkte për produkte serbe, duke stimuluar kompanitë serbe me 30 cent për çdo 1 euro të shitur në Kosovë; Serbia nuk bashkëpunon në investimet e përbashkëta për treg unik, madje lobon që dëmtohet Kosova në thithjen e investitorëve, duke e prezantur atë si vend të drogës dhe burim të ekstremizmit; Serbia nuk e njeh origjinën e kompanive kosovare, duke pamundësuar kualifikimin për prokurim publik; dhe për fund, Serbia shtron pengesa për transportin rrugor, e madje e ka ndaluar tërësisht atë hekurudhor.

Kështu, për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja, i dashur Milenko, po të bëj një pyetje: A mos duhet, pas gjithë këtyre, Evropa të vendos sanksione shtesë ndaj Serbisë?

Sidoqoftë, pa dashur ta mohojë se taksa do të ketë impakt në rritjen e çmimeve, më duhet të them se është me rëndësi ndryshimi i qasjes së Serbisë ndaj shtetit të Kosovës, e cila gjë do të nënkuptonte largimin e taksës me automatizëm.

Por, meqë fjalët s’kanë akoma taksë, edhe Milenko mund të injorojë nevojën e reflektimit të palës serbe.

comments

SHARE