Misioni i (pa)suksesshëm i KFOR-it

Prania e KFOR-it në Kosovë ofron siguri minimale, bile me ekzistimin e tyre kanë ndaluar të gjithë ata që synojnë sendërtimin e disa ideologjive nacionaliste por që ngurrojnë. Anshmëria kah Prishtina, për të cilën unë konsideroj që ekziston, nuk mund të vihet në dyshim, por po ashtu konsideroj që kjo prani nuk do të lejojë veprime të Prishtinës sikur në vitin 2004, sepse lejimi i një kaosi të tillë apo ndonjë pogromi të ri do ta bënte këtë mision të tyre plotësisht të dështuar.

0
359

Komuniteti serb nuk ka besim të madh në KFOR-in, e pas ngjarjeve të fundit mund të thuhet se është edhe më shumë se i zhgënjyer. Veprimin e njësive të KFOR-it pjesëtarët e komunitetit serb po e shohin sikur të jetë drejtuar kundër tyre në momente të caktuara. Provokimet e ushtarëve të caktuar të cilët janë në Kosovë për të ofruar siguri dhe mbrojtje për të gjithë banorët po e demoralizojnë komunitetin serb. 

Ta bëj një përmbledhje, prej 17 deri më 19 mars 2004 gjatë pogromit të madh të popullatës serbe dhe joshqiptare janë djegur shtëpi, kisha, janë dëmtuar  shumë përmendore kulturoro-historike, janë vrarë 28 civilë, janë rrahur dhe lënduar rëndë rreth 900 persona, janë dëbuar nga shtëpitë e tyre rreth 4000 vetë, kurse mbrojtja adekuate e KFOR-it mungoi që e tërë kjo të parandalohej.

Ndërhyrja e policisë ROSU në liqenin e Gazivodës, me Hashim Thaçin, ku prapë nga komuniteti serb pritej reagim i KFOR-it… Nuk pati një reagim të tillë. Ardhja e presidentit të Serbisë në Kosovë ku u anulua vizita në Banjë, në jug të Ibrit, kur ish-pjesëtarët e UÇK-së vendosën barrikada dhe këcënuan, komuniteti serb priti reagimin e KFOR-it, jo të policisë. Ai reagim mungoi. Ka pasur një varg aktivitetetesh apo/dhe pasivitetesh, e priteshin reagimet e kundërta. Zhgënjimi i fundit për serbët e Kosovës ishte ndërhyrja e kolonës së automjeteve të KFOR-it në veri, një ditë para formimit të ushtrisë së Kosovës, ku një akt i tillë u pa si komplot, gjegjësisht si përkrahje për autoritetet e Prishtinës. A janë këto insinuata dhe nëse janë, a janë me vend? A është KFOR-i i drejtë? A është raporti i KFOR-it ndaj serbëve i njëjtë sikur ndaj shqiptarëve të Kosovës?

Prania e KFOR-it në Kosovë është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Që do të thotë se KFOR-i duhet të ofrojë sigurinë dhe mbrojtjen për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe të jetë i gatshëm që të intervenojë sa herë që vihet në pyetje stabiliteti i kësaj zone. Këto reagime deri tani kanë qenë, më duket, pasive, e të gjitha këto në mënyrë që ushtarët të mos vihen në ndonjë situatë të rrezikshme. Megjithatë, më duhet të vë në dukje dhe të pranoj që ka pasur edhe situata ku ushtarët e KFOR-it kanë dhënë edhe jetën e tyre në Kosovë ashtu që të kryejnë urdhërat e eprorëve të tyre.  

U formua ushtria e Kosovës, do t’i ketë 5000 pjesëtarë, gati po aq sa pjesëtarë të  KFOR-it në Kosovë. Meqenëse gjendja në terren është e këtillë si është, nuk jam i sigurt që në rast të ndonjë ekscesi KFOR-i do të mund të mbronte pakicën serbe, e gjithashtu dyshoj se do hynte në konflikt me ushtrinë e sapoformuar të Kosovës. Megjithatë, shpresoj që do të na anashkalojnë situata të tilla, nëse mund t’i besojmë deklaratave të Haradinajt, i cili paralajmëroi se komuniteti serb nuk duhet të brengoset për shkak të formimit dhe armatimit të ushtrisë kosovare. 

Komandanti i sapoemëruar i misionit të KFOR-it, gjenerali italian, Lorenzo D’ Addario, tha që vendimi për transformimin e forcave të sigurisë së Kosovës në ushtri u mor në kohë të gabuar, dhe shtoi se KFOR-i është i gatshëm të intervenojë në Kosovë nëse do të cenohet stabiliteti. Mirëpo, jam i mendimit se serbët pas tërë kësaj nuk do të kenë besim në KFOR-in dhe se të gjitha shpresat e tyre do të mbeten në ndihmën e Serbisë, në qoftë se do të duhet një ndihmë e tillë.

Prania e KFOR-it në Kosovë ofron siguri minimale, bile me ekzistimin e tyre kanë ndaluar të gjithë ata që synojnë sendërtimin e disa ideologjive nacionaliste por që ngurrojnë. Anshmëria kah Prishtina, për të cilën unë konsideroj që ekziston, nuk mund të vihet në dyshim, por po ashtu konsideroj që kjo prani nuk do të lejojë veprime të Prishtinës sikur në vitin 2004, sepse lejimi i një kaosi të tillë apo ndonjë pogromi të ri do ta bënte këtë mision të tyre plotësisht të dështuar. Besoj që kjo nuk do të ndodh.

SHARE