MPJ e Rusisë i reagon Gazetës Express: Nuk punojmë prapa shpinës së Kosovës e Serbisë

0
161

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, ka reaguar pas raportimit të Gazetës Express se presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin, kanë diskutuar për çështjen e ndarjes së Kosovës. Në këtë reagim thuhet se nuk ka një marrëveshje të fshehtë mes SHBA’së dhe Rusisë për Ballkanin dhe se Rusia i përkrah negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, pa ndërhyrë në to.

Në këtë reagim thuhet se dy presidentët nuk kanë folur për çështjen e ndarjes së Kosovës që tash e një kohë po raportohet dhe Rusia mohon se përfshihet në temat, që sipas këtij reagimi, i takojnë Kosovës dhe Rusisë që po dialogojnë direkt me njëra-tjetrën.

Reagimi i plotë i MPJ’së së Rusisë:

Ne kemi lexuar raportime të mediave ruse duke u bazuar në një publikimin të Gazetës Express në Kosovë. Duke cituar “burime diplomatike”, ky artikull thotë se, gjatë samitit të mbajtur me 16 korrik në Helsinki, Presidenti i SHBA’së u pajtua me propozimet që Beogradi do të njoh pavarësinë e Kosovës në këmbim të pjesës veriore ku jetojnë serbët.

Ne deklarojmë me përgjegjësi të plotë se sikurse të tjerat hamendësime të medieve për një marrëveshje të veçantë të arritur në Helsinki, edhe kjo është një dezinformatë”.

Të gjitha çështjet për statusin final të Kosovës duhet të zgjidhen sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë kontekst, Beogradi dhe Prishtina janë dakorduar për dialog të drejtpërdrejtë, men ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. Rusia vazhdimisht përkrah këtë proces të negociatave dhe insiston që të përmbushën të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë këtij procesi. Rusia kurrë nuk do të provojë të diskutojë mbi këtë temë pas shpinës së dy palëve.

Ne po iu kërkojmë medieve që të përmbahen në spekulimet për dyshimet rreth një marrëveshje të fshehtë mes Moskës dhe Uashingtonit. Nuk duhet të mendohet për trende të rrezikshme që kanë për qëllim t’i destabilitojnë marrëdhëniet Rusi-SHBA, nga gjendja e të cilave tani varet shumë siguria ndërkombëtare. E, as nuk duhet të nxiten tensione në një regjion të komplikuar siç është Ballkani.

(gazetaexpress.com, 27/07/2018)

comments

SHARE