MPJ reagon pas dëmtimit të varrezave serbe në Lipjan

0
112

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Republikës së Kosovës dënon ashpër vandalizmin e disa gurëve të varrezave ortodokse serbe në komunën e Lipjanit.

“Ministria e Punëve të Jashtme kërkon nga organet e rendit dhe të hetuesisë të bëjnë gjithçka është e mundur për të zbuluar dhe nxjerrë përpara drejtësisë autorët e këtij incidenti kriminal. Për Republikën e Kosovës, bashkëjetesa, raportet dhe harmonia ndëretnike, janë të shenjta. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës konsideron se edhe incidenti në fjalë është kundër interesave të Kosovës dhe se autoritet shtetërore do të bëjnë të pamundurën që raste të këtilla të mos përsëriten”, thuhet në reagim.

(Reporteri.net 16/07/2019)

SHARE