Mungesa e vetëdijes dhe frustrimet

A ka qenë ky momenti i duhur për ndërhyrje, provokim, arrestime, kur populli është i lëndueshëm dhe kur shumë lehtë mund të vijë deri tek shkëndija që mund të shkaktojnë luftë? Nuk duket se marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë po përmirësohen, në fakt po krijohet një humnerë shumë e madhe, marrëveshjet që po nënshkruhen në Bruksel nuk po vlejnë edhe aq shumë.

0
222

Këto ditë jemi dëshmitarë të cenimit të marrëveshjes për tregtinë e lirë (CEFTA) nga ana e Kosovë ndaj Serbisë. Në të vërtetë, menjëherë pas dështimit të pranimit të Kosovës në Interpol, autoritetet në Prishtinë vendosën taksa në importin e mallrave nga Serbia në përqindjen rekorde prej 100%. Kjo taksë u vendos edhe për Bosnjen dhe Hercegovinën, sipas të gjitha gjasave për shkak të votimit të saj kundër hyrjes së Kosovës në Interpol. Prishtina e frustruar e merr këtë vendim, vendim i cili do të ketë për pasojë revoltën e popullatës, shtrenjtimin e të gjitha prodhimeve, rrezikimin e kompanive kosovare dhe serbe që bëjnë biznes, e ndoshta mund të vijë edhe tek ndonjë katastrofë humanitare, në qoftë se barnat dhe pajisjet mjekësore nuk arrijnë deri tek mjediset serbe nga Serbia qendrore. Ky është gjithsesi një precedent, porse nuk do të jetë as i pari as i fundit që do të godas popullin e Kosovës.

Si frustrim i Kosovës për shkak të moshyrjes në Interpol mund të interpretohet edhe ndërhyrja e forcave policore të Kosovës, ROSU, në veri të Kosovës, kur në Mitrovicën e Veriut u arrestuan katër serbë. Me sa duket, tre të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në vrasjen e Oliver Ivanović-it. A ka qenë ky momenti i duhur për ndërhyrje, provokim, arrestime, kur populli është i lëndueshëm dhe kur shumë lehtë mund të vijë deri tek shkëndija që mund të shkaktojnë luftë? Nuk duket se marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë po përmirësohen, në fakt po krijohet një humnerë shumë e madhe, marrëveshjet që po nënshkruhen në Bruksel nuk po vlejnë edhe aq shumë. Mendoj se situata momentale mund të eskalojë në luftë në qoftë se nuk do të ketë më shumë vetëdije tek njerëzit që marrin vendime të rëndësishme.

Kur flas për vetëdijen, ajo që është më e keqja, ajo që therr sytë, është djegia e produkteve serbe nëpër sheshet e Kosovës. Ashtu si në Mesjetë, larg nga civilizimi, larg nga shekulli 21 në të cilën po jetojmë, u sollën shumë shqiptarë nga Kosova të cilët në mënyrë euforike e kanë pritur këtë sabotim të produkteve serbe. Dogjën prodhime ushqimore, pinë dhe qeshën, gjë që mund të shihej në shumë inçizime nëpër rrjetet sociale. Për këtë arsye imponohet pyetja nëse shoqëria kosovare e meriton shekullin 21? Shekullin e softuerit, teknologjisë, robotëve, hulumtimeve të planeteve tjera. Ky është Ballkani, këtu punohet me sistemin që populli të mbetet sa më gjatë i topitur, që elita politike të mund të pasurohet dhe të qeverisë pa pengesa.

Në vend të forcimit të ekonomisë, zhvillimit të gjërave të sofistikuara dhe progresit, popullit këtu i ofrohet diçka tjetër – eufori, çka nënkupton për popullin bukë dhe lojëra. Sistemi në Kosovë nuk synon drejtpeshimin  dhe përshtatjen me vlerat evropiane. Me vetë këtë fakt, Kosova është shndërruar në të sëmuarin e Evropës. 

A do t’i bart Kosova pasojat për shkeljen e marrëveshjes? A do të pranojë sugjerimin e përfaqësueses së BE-së, Federice Mogherini? Në fund të fundit, a do t’i vendos BE-ja sanksione Kosovës, sepse nuk po e respekton marrëveshjen? A do ta shfuqizojnë autoritetet e Kosovës vendimin me të cilin po e bllokon bashkëpunimin ekonomik me Serbinë, këtë mbetet ta shohim në periudhën e ardhshme.

comments

SHARE