Nacionalizmi, muralet dhe media

Do të ishte më mirë të mos kishte piktura të tilla grafike që ndezin ndjenjat nacionaliste. Ky i ngjan një murali tjetër të madh aty pranë që ka qenë në atë vend për shumë muaj. Sidoqoftë, kur mediat ofrojnë informacion të pabazuar që e ndezin edhe më shumë nacionalizmin, kjo është po aq e papërgjegjshme.

0
165

Në fillim të muajit maj, Gazeta Express botoi një artikull për një mural grafik që u shfaq në Mitrovicën veriore, në të cilin shihen serbë në rroba ushtarake. Gazeta Express tha se murali ishte pikturuar nga serbë që njiheshin se i rrihnin shqiptarët në veri. Sigurisht, murali është goxha eksplicit, por ky atribuim është i vështirë për t’u pranuar.

New Perspektiva ka provuar të mësojë më shumë për pikturimin e këtij murali në veri, i cili paraqet shtatë meshkuj në rroba ushtarake duke qëndruar nën një flamur shumë të madh serb që valvitet. Në të djathtë të flamurit një parullë thotë “Për këtë vend ia vlen të vdesësh”. Shfaqja e këtij murali u mbulua shumë pak nga mediat kosovare. Më shumë interes pati për posterët e Putinit  që u shfaqën në Mitrovicën veriore të nesërmen, me 9 maj, Ditën e Fitores së Rusisë.

Do të ishte më mirë të mos kishte piktura të tilla grafike që ndezin ndjenjat nacionaliste. Ky i ngjan një murali tjetër të madh aty pranë që ka qenë në atë vend për shumë muaj. Sidoqoftë, kur mediat ofrojnë informacion të pabazuar që e ndezin edhe më shumë nacionalizmin, kjo është po aq e papërgjegjshme.

Sipas hulumtimit tonë të bazuar në burime të besueshme, ky mural i ri është pikturuar nga një artist i ri vendas, puna e të cilit mund të shihet edhe në kafe-baret e qytetit. Duket se atë e ka kontaktuar një grup i mbështetësve të ekipit Crvena Zvezda të Beogradit, të cilët i kanë kërkuar ta pikturojë një mural që i përkujtonte meshkujt të cilët shihen në të, që e kishin humbur jetën gjatë konfliktit të vitit 1999. Si duket ata e kanë financuar atë me paratë që i kanë fituar nga bixhozi dhe burime të tjera.

Askund nuk u përmend grupi KM-FIRM 028 Sever në të cilin, sipas Gazetës Express, bënte pjesë artisti, dhe që përkufizohej si “grup, i përbërë kryesisht prej të rinjve serbë, që njihen për rrahjen e shqiptarëve në veri”. 

Gazeta Express e citon agjencinë e lajmeve Kosovapress si burim të informacionit. Nuk duket se janë lodhur që të kontrollojnë dy herë burimin, duke bërë kështu mëkat të dyfishtë. Mëkatin e gazetarisë së keqe dhe të ndezjes së panevojshme të nacionalizmit.

comments

SHARE