Natyra dhe shoqëria

Kur ngjiteni një herë në këtë majë bjeshke, ose në cilindo majë tjetër, sipas të gjitha gjasave në të njëjtën kohë do të ndieni respekt ndaj natyrës, por edhe ndaj vetvetes sepse keni kaluar një rrugë të gjatë që të arrini aty ku jeni tani. E me një emocion të tillë sigurisht nuk do t’ju shkojë mendja që të rrënoni rrugët për njerëzit e tjerë.

0
2060

Zubin Potoku, gjegjësisht Kollashini i Ibrit, njihet për pyjet e dendura, liqenin e Ujmanit, natyrën e mrekullueshme si dhe numrin e madh të fshatrave që i ka, kështu që është një vend i shkëlqyeshëm për pushim, kënaqësi dhe relaksim. Megjithëse kapacitetet për turizëm të lartë janë ende në fillimet e tyre, vitet e fundit janë bërë disa nisma dhe projekte që e kanë përfshirë Kollashinin e Ibrit në hartën turistike të Ballkanit.

Ajo që vlen të theksohet është iniciativa „Outdoor In“, me ndihmën e së cilës Kollashini i Ibrit për një kohë relativisht të shkurtër u shndërrua në një destinacion të njohur të turizmit aventuristik dhe aktiv si dhe destinacion i pushimit aktiv. Po ashtu ia dolën të tërheqin vëmendjen e mediave të shumta botërore dhe vendore të cilat shpesh raportojnë për Kollashinin e Ibrit si për një destinacion me përmbajtje atraktive turistike. Më së shpeshti shkruhet për Via Ferrata-n, bjeshkatarinë, çiklizmin malor, lundrimin me kajak, paragliding-un dhe peshkimin. Falë të gjitha këtyre mundësive, botuesi i njohur i guidave turistike, “Lonely Planet”, e futi Kollashinin e Ibrit në 10 destinacionet më të mira “të fshehta” në Ballkanin Perëndimor.

Via Ferrata (rruga e hekurt) në Berim, Mokra Gorë, është – bashkë me atë në Pejë – një nga ferratat e para të ndërtuara në këtë pjesë të Ballkanit, kështu që është një atraksion i vërtetë për turistët. Një numër i madhë turistësh të huaj dhe vendorë aventurierë vijnë që të ndiejnë andrenalinën në bjeshkën Mokra Gora.

Ka disa vite që është investuar mjaft në këtë pjesë të Ballkanit në zhvillimin e turizmit dhe aftësimin e kapaciteteve ekzistuese, gjë të cilën e e konfirmon edhe projekti Via Dinarika i cili përfshin bjeshkët Mokra Gora, Rugova, si dhe Bjeshkët e Nemuna si pjesë e ofertës turistike në Ballkan. Meqenëse ky është një nga rezultatet e mira dhe shembujve se si të arrihet deri tek zhvillimi i kësaj pjese të Evropës, për fat të keq, ka edhe shembuj të këqij e ata tregojnë shkatërrimin e vlerave të vendosura. 

Muajin e kaluar u konstatua se kishte ndodhur një grabitje në Via Ferrata Berim ku janë vjedhur rreth 250 metra kabllo mbrojtëse nga çeliku. Janë vjedhur 5 sekuenca të kabllos në gjatësi prej 50 metrash. Dy pjesë të saj janë vjedhur në fillim të Via Ferrat-as, kurse tri të tjerat në shkrepin e fundit përmes të cilit dilet në vetë majën e Berim-it. Me këtë është cenuar siguria, por edhe përkohësisht janë pezulluar aktivitetet e Outdoor In-it.

Ky vend është vënë në shënjestër të hajnave dhe vandalëve që nga viti 2015.

Ajo që imponohet si pyetje është se sa ne si shoqëri jemi të gatshëm që të shkojmë përpara dhe që të zhvillohemi në aspekte të ndryshme apo ndoshta zgjedhim që edhe më tutje të jemi gur ku marrim në thua për çfarëdo përparimi.

Vetëdija për natyrën dhe pasuritë e saj nganjëherë mund të flasë edhe për botën e brendshme të njeriut, por edhe për (pa)kënaqësitë e tij të brendshme. A janë njerëzit thellësisht të pakënaqur saqë nuk i shohin bukuritë, ofertat dhe kënaqësitë që i ofron natyra apo thjesht një vandalizëm i një lloji të tillë nuk meriton vëmendje dhe kalohet pa pengesa pranë tij? Kur nga maja e Berimit shikoni rrëzë bjeshkës e ndieni veten të lartë, të lartësuar. E ndieni se i përkisni gjelbërimit, e ndieni vrullin, mirënjohjen dhe kënaqësinë. Kur ngjiteni një herë në këtë majë bjeshke, ose në cilindo majë tjetër, sipas të gjitha gjasave në të njëjtën kohë do të ndieni respekt ndaj natyrës, por edhe ndaj vetvetes sepse keni kaluar një rrugë të gjatë që të arrini aty ku jeni tani. E me një emocion të tillë sigurisht nuk do t’ju shkojë mendja që të rrënoni rrugët për njerëzit e tjerë. Tani, derisa pritet që të gjenden kabllot, disa njerëz të rinj ndoshta e kanë lëshuar rastin për një aventurë të tyre. 

Për këtë arsye, le t’i lejojmë natyrës që të zhvillohet dhe të jemi mirënjohës për mundësinë që të kënaqemi në të gjitha etapat e zhvillimit të saj (e me këtë edhe të zhvillimit tonë). 

Photos by Ilija Trifunović

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivë