Ndarja e kufirit

Nëse Kosova është e pavarur, përse atëherë Thaçi po e zgjidh çështjen e ndarjes së kufirit me Serbinë? Nëse Kosova është krahina jugore serbe dhe  „zemra e Serbisë“, përse Vučić do t’ia dhuronte dikujt atë tokë? A mundet dikush fare ta zgjidh këtë problem të ndarjes së kufirit ashtu që të dy popujt të jenë të kënaqur? Dyshoj për këtë; ribërja e kufijve në Ballkan pa luftë tingëllon si fantastikë shkencore.

0
219

Presidenti serb Aleksandar Vučić dhe i ashtuquajturi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë periudhës së kaluar gjithnjë e më shumë po e përmendin  përcaktimin dhe korrigjimin e kufijve të Kosovës dhe Serbisë, për çka, me aq sa po shoh unë, mendimet si të serbëve ashtu dhe shqiptarëve janë të ndara. Në fakt, siç theksojnë mediat, kjo ka të bëjë me shkëmbimin e territoreve, që veriu i Kosovës t’i takojë / të mbetet në Serbi dhe që Lugina e Preshevës t’i bashkohet  Kosovës. A është kjo ide e fuqive perëndimore apo këta liderë kanë vendosur që këtë problem të mos ia lënë gjeneratave të ardhshme? A është dakorduar përcaktimi i kufijve dhe si do të duket ai? Duket qartë se ekziston ndonjë marrëveshje e heshtur midis dy liderëve të cilën ne nuk e dimë.

Nëse Kosova është e pavarur, përse atëherë Thaçi po e zgjidh çështjen e ndarjes së kufirit me Serbinë? Nëse Kosova është krahina jugore serbe dhe  „zemra e Serbisë“, përse Vučić do t’ia dhuronte dikujt atë tokë? A mundet dikush fare ta zgjidh këtë problem të ndarjes së kufirit ashtu që të dy popujt të jenë të kënaqur? Dyshoj për këtë; ribërja e kufijve në Ballkan pa luftë tingëllon si fantastikë shkencore.

Edhe Vučić edhe Thaçi me siguri do të ishin të mirë në sytë e Perëndimit sikur ta zgjidhnin këtë problem, porse kjo nuk do të shkojë edhe aq thjeshtë. Në qoftë se vjen deri tek shkëmbimi i territorit të Luginës së Preshevës me veriun e Kosovës, shumica e serbëve do ta konsideronin këtë si tradhëtinë më të madhe, dhe me këtë veprim Kosova do të përcaktonte themelet e kufijve të saj, e si rrjedhim, do të bëhet më e pavarur se kurrë më parë. Duke hequr dorë nga Lugina e Preshevës, e banuar me shumicë shqiptare, në dobi të Kosovës, Serbia do të hiqte dorë nga pjesa e territorit të saj mbi të cilën ka kontroll për një pjesë të territorit të „saj” mbi të cilën pak a shumë nuk ka  kontroll, e që është veriu i Kosovës.

Nëse Serbia do të vazhdojë të shpejtojë kah nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje për përcaktim të kufijve, me këtë hap ajo do t’ia lidhte duart Rusisë dhe Kinës për të parandaluar hyrjen e Kosovës në KB, duke rrumbullakësuar integritetin e Kosovës, e cila për shumë serbë është ende krahina jugore serbe. Kështu, përcaktimi i kufijve, për shumicën e serbëve, do të nënkuptonte edhe tradhti të lartë, madje edhe për ata serbë që janë ithtarë të presidentit aktual serb, Vučić. Tregtia me territorin e saj mund t’i kushtojë Vučić-it edhe me karrigen presidenciale.

Nga ana tjetër, Hashim Thaçi përdor një retorikë paksa më të ndryshme për t’ua shpjeguar shqiptarëve të Kosovës se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë. Në fakt, ai përmend korrigjimin e kufijve dhe atë se Kosova do të fitonte më shumë se sa do të humbiste, por kryeministri, Ramush Haradinaj, konsideron se askush nuk ka të drejtë të flasë për kufijtë e Kosovës, dhe nëse dikush përpiqet t’i lëvizë ata, atëherë kjo do të jetë një tradhti kombëtare. Haradinaj gjithashtu tha se kushdo që dëshiron t’i lëvizë kufijtë duhet ta dijë se po e nisë një luftë të re, sipas shtypit të Kosovës. Këtu Haradinaj pjesërisht ka të drejtë, padrejtësia nuk mund të korrigjohet me një padrejtësi tjetër. Dyshoj që inicimi i kësaj marrëveshjeje do të kalojë në mënyrë paqësore, sepse shumë njerëz kanë ëndrra joreale. Vetëm shpresoj që, nëse vjen deri tek kjo marrëveshjeje, nuk do të ketë pasoja serioze.

Kompleksiteti i këtij problemi pasqyrohet në formë tendosjeje në territorin ku mund të ketë shkëmbim. Disa shqiptarë nga veriu i Kosovës do të gjendeshin në Serbi, ndërsa disa serbë nga Lugina e Preshevës do të gjendeshin në Kosovë, nëse vjen deri te marrëveshja. Një gjë është e qartë, fuqitë perëndimore do të vendosin nëse do të ketë korrigjim të kufijve apo jo. Neve na mbetet që të presim dhe të shohim se çfarë lloj jete do t’ia përgatisin këtij populli.

comments

SHARE