Ndryshojmë strategjinë – hyjmë tinëz në Bashkimin Evropian

Kako je nesumnjivo da od skorog ulaska u Evropsku uniju nema ništa, imajući u vidu koji je uslov za to, te činjenicu da će se taj uslov teško ispuniti u skorije vreme, uprkos tome što tu odluku treba da donese Vučić, možda i nije loša strategija za ulazak u Evropsku uniju koju smo počeli da primenjujemo pre dosta godina.

0
955

E dini se negociatat në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës janë ndalur që nga muaji shkurt. Arsyet për këtë janë të ndryshme, dhe ka shumë sosh. Zyrtarisht, arsyeja për ndërprerjen e negociatave ishin zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe zgjedhjet presidenciale në Serbi. Këto të fundit ishin arsye për ndërprerjen e negociatave sepse pikërisht Kryeministri i Serbisë, pra njeriu që merr vendime në procesin e negociatave, si dhe për çdo gjë tjetër, kandidohej për një funksion i cili, sipas Kushtetutës, është më i ulët se sa funksioni prej të cilit ka konkurruar për të. Pra, mbeti e paqartë se kush do të zhvillonte negociata nga ana e Serbisë dhe kështu mund të thuhet se kjo është një arsye e justifikueshme për ndërprerjen e negociatave. Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë arsye e pakontestueshme. Mirëpo, zgjedhjet presidenciale në Serbi u mbajtën në prill, derisa zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën në qershor. Negociata nuk pati që nga shkurti. A ka këtu ndonjë prapavi tjetër? Sigurisht që ka.

Negociatat zyrtare nuk u vazhduan, por prandaj u mbajtën “konsultime joformale” te Përfaqësuesja e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Konsultime joformale, por prapëseprapë nga më formalet që i kemi, prej të cilave erdhën njoftimet e mediave se Presidenti i Serbisë ka kërkuar datën e saktë të hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian. Dhe atë në momentin kur negociata nuk po zhvillohen tashmë pesë muaj, kur më shumë se gjysma e gjërave të dakorduara nuk janë zbatuar, kurse ajo që është zbatuar është dëshmuar si tejet e keqe për popullin në Kosovë. Një moment i çuditshëm dhe një zgjedhje e çuditshme e pyetjes. Sado që është e qartë se të gjithë mbetën të habitur me një pyetje të tillë, ajo u përsërit edhe disa herë pas takimit me Mogherini-n, ndër të tjera edhe në një takim me Donald Tusk-un. E këtu veç se erdhi një përgjigje pak më konkrete për këtë pyetje joracionale: “Ju do të hyni në Bashkimin Evropian kur të përfundoni negociatat me Kosovën”. Hm! E kjo do të thotë vetëm një gjë, kjo do të thotë: do të hyni në Bashkimin Evropian kur të jeni të gatshëm që edhe formalisht të heqni dorë nga Kosova, ashtu siç e keni bërë faktikisht. Dhe kjo përgjigjje nuk ishte e papritur për askënd. Të gjithë e kanë pasur të qartë këtë qysh atëherë kur edhe kanë filluar “negociatat”, natyrisht edhe kryetari Vučić, i cili edhe vetë paralajmëroi “biseda të brendshme për Kosovën” në Serbi, ku sipas të gjitha gjasave do të kërkonte ndonjë bekim që më në fund të pranojë atë çka ka bërë që nga viti 2012 kur edhe ka ardhur në pushtet. Mirëpo, mbetet e paqartë me kë do të bëjë dialog të brendshëm në Serbi njeriu që ka pushtetin absolut në këtë shtet, njeriu i cili mori më shumë se gjysmën e votave në zgjedhjet e fundit dhe njeriu që bëri gjithçka që të shkatërrojë edhe gjurmët e fundit të opozitës në vend? Tani papritmas megjithatë ka nevojë për këtë opozitë ashtu që ta ndajë këtë përgjegjësi, e cila padyshim bie mbi të.   

Meqenëse nuk ka dyshim se nuk ka asgjë nga hyrja e shpejtë në Bashkimin Evropian, duke pasur parasysh kushtin për këtë, po ashtu edhe faktin se ky kusht është vështirë të plotësohet në një kohë më të afërt, përkundër faktit se këtë vendim duhet ta marrë Vučić-i, ndoshta nuk është strategji e keqe për hyrje në Bashkimin Evropian ajo të cilën kemi filluar ta zbatojmë para goxha disa vitesh. Strategji të cilën shteti po e mbështet maksimalisht gjatë pesë viteve të fundit, dhe e cila thotë: “Nëse nuk mundemi në planin makro, pra si shtet të hyjmë në BE, atëherë do të hyjmë në mënyrë subtile – do të hyjmë tinëz, nga 20,000 vetë në vit.” Dhe shteti vendosi që këtë strategji të fillojë ta zbatojë me njerëzit më cilësorë që i ka, natyrisht. Filloi ta zbatojë me mjekë të shkolluar, të cilët masivisht i dërgon në Gjermani dhe në këtë mënyrë filloi të futet tinëz.

Kjo është shaka, natyrisht. Shaka që ka të bëjë me temën me të cilën nuk do të guxonim të bënim shaka. Por duket që me të vërtetë kjo është mënyra e vetme që me të vërtetë të hyjmë në BE. Qoftë edhe një nga një.