Nëpërmjet ekonomisë deri tek kompromisi

Prelistavajući i prateći proteklih nedelja srpsku i albansku štampu i medije, tradicionalne i elektronske, zajedno sa društvenim mrežama, pa bili oni naklonjeni ovoj ili onoj politici, ideologiji, interesu…, naslovi su slični, pa tako da se možete lako izgubiti oko odgovora na pitanja ko je pobedio a ko izgubio? Ko je dobio više a ko manje?

0
70

Njerëzit shpesh për fjalë/nocione të njëjta kanë pasqyrë apo kuptim krejtësisht të ndryshëm.  

Për nevoja të këtij teksti, le të shohim se çka thotë Wikipedia (midis tjerash) për atë se çka është kompromisi dhe ekonomia:

Kompromisi është një lloj i zgjidhjes së konfliktit me të cilën të dyja palët janë plotësisht, pjesërisht apo në mënyrë gjysmake të kënaqura me zgjidhjen”.

Sipas një përkufizimi tjetër nga Wikipedia e përmendur, “ekonomia është disiplinë shkencore e cila studion rregullat themelore të sjelljes dhe ligjshmërisë ekonomike gjatë aktiviteteve ekonomike. Ekonomia është gjithashtu e lidhur me shkenca tjera si sociologjinë, demografinë, politikën e të tjera”.

Ky është rezultati thelbësor i bisedimeve nga Uashingtoni midis përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës. Hapi i parë është nëpërmjet  ekonomisë deri tek kompromisi, zhvendosja nga pika e vdekur, zgjidhje e menjëhershme kalimtare-fillestare e cila nuk thumbon dhe nuk bie tepër në sy, në zemër, në shpirt… të atyre që dëshirojnë ndryshe, as njërës, as tjetrës e as palës së tretë.  

Në marrëdhëniet midis njerëzve, si dhe midis popujve, poshtërimi mund të sjellë deri tek veprime të çmendura, luftëra të pandalshme. Për këtë arsye është e nevojshme që të mos poshtërohen të tjerët, por ata të respektohen; e nëse ka pasur poshtërime, nëse kontakti është ndërprerë, ai të ripërtëritet, bile derisa pala e poshtëruar është ende e hapur për dialog dhe derisa nuk është shndërruar në armikun e përbetuar i cili mund të mbahet nën kontroll vetëm me forcë,” shkruan Jacques Attali, ekonomist, teoricien politik, shkrimtar dhe filozof francez, për L’Express në tekstin e botuar në shtator 2014. Nga kjo përvoja jonë njerëzore, jetësore, çdo ditë jemi dëshmitarë se sa mund të ketë pasoja afatgjata dhe të paparashikueshme poshtërimi i një njeriu të zakonshëm.  

Duke shfletuar dhe përcjellur gjatë javëve të kaluara shtypin dhe mediat serbe e shqiptare, ato tradicionale dhe elektronike, përfshirë edhe rrjetet sociale, qofshin ato në favor të kësaj apo asaj politike, ideologjie, interesi, titujt janë të ngjashëm, kështu që lehtë mund të hutoheni sa i përket përgjigjes në pyetjen se kush fitoi e kush humbi. Kush fitoi më shumë e kush më pak? Është një fjalë e urtë popullore në Serbi “gjithkush dëgjon atë që dëshiron të dëgjojë”, sidomos nëse ka interes për atë që e dëgjon, dhe kështu më së miri mund të ilustrohet marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës, e mendoj që po ashtu mund të zbatohet edhe tek pala tjetër. 

Në mediat botërore, bile tek ato që janë mainstream, (megjithëse edhe këto janë zhdukur nën veprimin dhe ndikimin e hiperproduksionit të informatave, lajmeve të rrejshme, algoritmeve dhe jetëgjatësisë së tyre që kurrë nuk ka qenë më e shkurtër), kësaj hapësire dhe këtyre temave, gjegjësisht marrëveshjes, nuk po i kushtohet një vëmendje domethënëse. Pandemia e virusit dhe të gjitha rreth saj, zgjedhjet në Amerikë, përpjekjet e zbehta të sportistëve dhe të famshmëve që të kthehen në faqet e para, si dhe kërcënimi që e ardhmja e me të edhe pasigurinë që sjellë ajo për të gjithë ne, po e preokupojnë përmbatjen e masmediave botërore.  

Rifillimi i komunikacionit hekurudhor, ajror e të udhëtarëve, zona e mini-Shengenit, potenciali i liqenit të Ujmanit, janë vetëm disa nga hapat e dakorduar. Megjithatë, prej të gjithave, më së shpeshti është përmendur e ashtuquajtura Autostrada e Paqes, nga Nishi në Prishtinë, dhe shih çudinë, mu në kohën e pandemisë ajo doli në qendër të vëmendjes së njerëzve të rëndomtë. Sepse kush do të mund të supozonte që më 2019 titujt në gazetat e Serbisë do të ishin si vijon Shqipëria, hit i papritur ndër turistët serbë, SHQIPËRIA këtë sezon është bërë HIT PËR SERBËT: Mësymje në detin shqiptar, interesim rekord!

Që në shtatorin e kaluar Banka Evropiane e Investimeve (EIB) me nënshkrimin e saj ka mbështetur projektin e ndërtimit të autostradës së re Nish-Merdar-Prishtinë, me kredi prej 100 milionë eurosh. EIB tashmë me dekada vepron në regjion, që nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar e deri tek projektet më të reja siç janë autostradat në Serbi, Bosnje, hekurudha në Kosovë… Projekti ka të bëjë me ndërtimin e seksionit të parë prej 32 km (nga gjithsej 100 km). Rruga e re është pjesë e korridorit të ri të gjatë 314 km i cili e lidh Evropën Jugore me atë Lindore. Sipas vlerësimeve të tyre, vlera e projektit është më shumë se 250 milionë euro. Në plan është edhe mbështetja përmes mjeteve të pakthyeshme në shumë prej gati 50 milionë eurosh në kuadër të Kornizës së investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF). Sipas parashikimeve të tyre, pritet që projekti të përfundojë deri në fund të vitit 2024. 

Udhëtimi nga Beogradi deri në vendpushim, Durrës, sipas hartave të Google-it, zgjat pak më shumë se tetë orë përmes Maqedonisë Veriore. Rruga më e shkurtër është përmes Kosovës, por qytetarëve tanë kjo nuk iu shënohet në harta. Ky është opsion shumë më i shpejtë dhe më i mirë dhe çon përmes kalimeve administrative midis Serbisë dhe Kosovës. Ky opsion e bën Shqipërinë, së bashku me Malin e Zi, bregdetin më të afërt për Serbinë.

Kështu që këtë verë, edhe me nënshkrimin, praktikën dhe nevojën e saj, u dëshmua se rruga më e shpejtë për në Adriatik çon nëpërmjet Uashingtonit.

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës

SHARE