Nevojitet një model i ri pajtimi

Që nga viti 2013, Ministria për komunitete dhe kthim ka ndërtuar në komunën e Klinës 30 shtëpi për të kthyerit. Kjo shifër tingëllon bukur edhe pse ky numër gjithsesi ka mundur të jetë edhe më i madh por cili është qëllimi i ndërtimit të tyre nëse nuk mund të sendërtohet qëllimi përfundimtar për të cilin edhe ekziston ky program i kthimit të personave. Nëse këto shtëpi ndërtohen vetëm për atë që të kthyerit serbë të jenë pronarë në letër e jo të jetojnë në to, atëherë po ky program e humb qëllimin e vet.

0
691

Për fat të keq, edhe një lajm i keq erdhi në muajin maj kur mendimet e të gjithë neve ishin absolutisht të drejtuara kah lajmet edhe ashtu të këqija për shkak të situatës së gjithmbarshme përkitazi me Covid-19. Në të vërtetë, edhe një shtëpi ishte në shënjestër në fshatin Berkovë, komuna e Klinës. Kësaj here pati zjarrvënie në shtëpinë e cila u ndërtua së fundi në kuadër të programit të ministrisë kompetente e në lidhje me kthimin e të gjithë personave të zhvendosur nga Kosova. Zjarri iu vu shtëpisë së ndërtuar rishtas të familjes Vučković. A u bë kjo që të ushtrohet presion që personat e zhvendosur brenda vendit megjithatë të mos kthehen në këto pjesë të Kosovës? A u bë ky veprim ndoshta që vetëm në mënyrë parandaluese të futet frikë dhe të frikësohet popullata serbe në Kosovë, kjo mbetet të shihet. Ajo që gjithsesi është evidente është fakti se ka vepra të shpeshtuara penale kundër pasurisë së të kthyerve dhe komuniteteve joshumicë në Kosovë që gjithsesi paraqet një presion të qartë mbi të kthyerit që prapë t’i braktisin pronat dhe vatrat e tyre në të cilat kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre.  

Nga Ministria për komunitete dhe kthim zyrtarisht u drejtua edhe ministri, Dalibor Jevtić, i cili në lidhje me rastin e zjarrvënies në shtëpinë e të kthyerit Žarko Vučković, në fshatin Berkovë, shprehu drojën që e njëjta metodë e frikësimit do të vazhdojë derisa kryesit e këtyre sulmeve kundër të kthyerve të mos sillen para drejtësisë. Po ashtu, ai deklaroi se këto incidentet ia kanë humbur plotësisht kuptimin procesit të kthimit si dhe që ajo që ndërtohet të tjerët e djegin, e vjedhin apo e shkatërrojnë në ndonjë mënyrë tjetër. Tutje, ministri kompetent vuri në dukje se vazhdimisht bëhet thirrje që të ndërpritet kjo valë e dhunës dhe i ftoi organet kompetente që të reagojnë shpejt. Në bisedë me Žarko Vučković-in, ai porositi se familja e tij dhe të gjithë të thyerit kurrë nuk kanë qenë dhe as që do të jenë të vetmuar dhe se ministria të cilën ai e kryeson edhe më tutje do t’u ndihmojë atyre që të tejkalojnë momentet e vështira. Në një komunikatë theksoi se djegia e shtëpisë në Berkovë të Klinës është incidenti i tetëmbëdhjetë brenda katër muajve të fundit.  

Që nga viti 2013, Ministria për komunitete dhe kthim ka ndërtuar në komunën e Klinës 30 shtëpi për të kthyerit. Kjo shifër tingëllon bukur edhe pse ky numër gjithsesi ka mundur të jetë edhe më i madh por cili është qëllimi i ndërtimit të tyre nëse nuk mund të sendërtohet qëllimi përfundimtar për të cilin edhe ekziston ky program i kthimit të personave. Nëse këto shtëpi ndërtohen vetëm për atë që të kthyerit serbë të jenë pronarë në letër e jo të jetojnë në to, atëherë po ky program e humb qëllimin e vet. Po ashtu, nëse shqiptarët e Kosovës me këmbëngulje nuk duan që t’i pranojnë serbët si fqinj të rinj-të vjetër, cili është atëherë qëllimi i detyrimit në një jetë të përbashkët?

Mendoj se duhet të provohet me një model të ri të pajtimit. Diçka që nuk do të jetë therrë në sy as për njërën as për tjetrën palë. Sipas mendimit tim modest, këto janë vendet e reja të punës që do t’i mundësojnë popullatës në Kosovë përfitime ekonomike, kështu që njerëzit të mendojnë pastaj se ku do të shkojnë në pushime vjetore me më të afërmit e tyre, të bëjnë  shopping dhe të blejnë automjete të reja. Deri sa të mos ndodhë kjo, njerëzit në mungesë të shpresës do të merren me gjëra që mund të rezultojnë me veprime të këqija siç janë zjarrvënia në shtëpitë e njerëzve tjerë, urrejtje reciproke dhe jotolerancë. 

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.