Ngecje në rrugën tonë  

Po bëhet jashtëzakonisht e paqartë sesi a thua asnjë nga ata që i zgjedhim, edhe njëra edhe pala tjetër, nuk e ka kuptuar se në politikë inati nuk shpaguhet dhe se pasojat i vuajnë ata që edhe i kanë i vendosur aty. Është gjithashtu ngarkesë e rëndë që çdo problem, madje edhe problemi më i vogël, tek ne shndërrohet në shkas për konflikte.

0
71

Nuk duhet të kesh aftësi të mbinatyrshme për të parashikuar se çfarë do të ndodhë tek ne në disa muajt ose vitet e ardhshme – kjo thjesht është bërë diçka e zakonshme sipas një modeli të vendosur. Thirrjet për paqe, respekt, tolerancë dhe të gjitha ato fraza diplomatike dhe politike janë përditshmëri e jona, por duket sikur ato tek ne kanë një kuptim tjetër, kështu që diçka krejtësisht e kundërt ndodh në terren.

Përsëri ka krizë në veri, armët me tyta të gjata prapë janë mbushur, barrikadat janë përsëri në rrugë dhe populli është përsëri në barrikada. Dikush vendosi që punën e regjistrimit të automjeteve ta kryej njësia speciale, dikush vendosi që marrëveshjet t’i interpretojë në mënyrën e vet, dikush vendosi të tregojë forcën para së gjithash. Thuajse ishte e nevojshme për dikë që të tregonte se e ka fuqinë dhe sovranitetin. Dhe jo, askush këtu nuk flet me gjuhën e Beogradit apo të Prishtinës, këtu vetëm intrepretohet ajo që shihet drejtpërdrejt dhe jo ajo që formësohet dhe transmetohet nga mediat. Ky formësim është i rrezikshëm në situata të këtilla dhe kjo është arsyeja pse duhet t’i besoni vetëm syve tuaj dhe figurës së gjallë. Unë nuk jam këtu për të interpretuar marrëveshjet, gjithsesi është e qartë për të gjithë se ato, edhe pse janë të formuluara në detaje, megjithatë janë të shkruara në mënyrë që pak njerëz t’i kuptojnë. Ndoshta kjo edhe është arsyeja pse e gjithë kjo po ndodh, secili e interpretoi atë në mënyrën e vet.

Siç e tha kohët e fundit një zyrtar nga Beogradi, përndryshe me origjinë të huaj, ju mund të shkoni edhe deri në Paris me targa me shenjën KM, por nuk mund të shkoni në qytetin e të cilit janë ato shenja. Një absurd i pashembullt, do të thuhej, por ky është Ballkani, kjo është Kosova dhe kjo është Serbia, nyja e përjetshme e Evropës, më fort e lidhur se nyja gordiane. Nuk ka kokë të tillë të mençur për ta zgjidhur, nuk e kemi as atë urtësi mes nesh, nëse duam të flasim me sinqeritet. Kolona prej 3 kilometrash në vendkalimin në Jarinje është dëshmi se lufta për mbijetesë këtu matet me gjatësinë e kolonave dhe fortësinë e barrikadave.

Po bëhet jashtëzakonisht e paqartë sesi a thua asnjë nga ata që i zgjedhim, edhe njëra edhe pala tjetër, nuk e ka kuptuar se në politikë inati nuk shpaguhet dhe se pasojat i vuajnë ata që edhe i kanë i vendosur aty. Është gjithashtu ngarkesë e rëndë që çdo problem, madje edhe problemi më i vogël, tek ne shndërrohet në shkas për konflikte. Fundja, le të jemi real, dikush në Prishtinë ka vendosur të tregojë forcën e vet përmes targave të regjistrimit, gjë që, shikuar nga aspekti politik është jashtëzakonisht gjë e mjerë dhe fatkeqe. A thua ka mbetur vetëm targa e regjistrimit si metodë sovraniteti? A thua nuk ka mbetur asgjë tjetër që është politikisht më e rëndësishme dhe nga aspekti shtetëror më e madhe? Nëse vetëm targat kanë mbetur si tregues i sovranitetit, atëherë dikush ka dështuar seriozisht politikisht në mandatin e tij. Nëse dikush që nuk është i njohur me situatën tonë do të shikonte lajmet për herë të parë dhe do të shihte këtë problem, ai do të mendonte se ne i kemi zgjidhur të gjitha problemet më të mëdha, do të mendonte se jemi një vend i mirëqenjes, paqes dhe dashurisë, do të mendonte që këtu lulëzon ekonomia dhe biznesi, që papunësia është në nivelin e gabimit statistikor. Kurse, për fat të keq, të gjitha janë plotësisht të ndryshme. Jemi gjithnjë e më pak në numër, ekonomia kurrë nuk ka qenë më keq, rrethanat politike janë në nivelin e përshkallëzimit në konflikte, vlerat demokratike janë bërë një emër abstrakt, e armët me tyta të gjata e vetmja mënyrë e negociimit.   

Barrikada ka pasur, e siç na ka mësuar përvoja, këto nuk do të jenë të fundit; ka pasur pushtete edhe të këtilla edhe të atilla, por nuk jam i sigurt që jemi bërë të vetëdijshëm se  kurrë s’ka pasur më pak mençuri, së paku jo tek ata që edhe e filluan këtë. Gabim pas gabimi dhe një varg veprimesh të gabuara fillojnë të jenë gjithnjë e më shumë brengosëse, sepse nëse dikush ka vepruar kështu për shkak të targave të regjistrimit, çfarë do të ishte reagimi për diçka më serioze. Shpresoj sinqerisht që këtë askush kurrë nuk do ta marrë vesh.  

Sido që të jetë, kjo po zgjat, askush nuk po lëshon pe, rreziku nga veprimet e gabuara qëndron pezull në ajër; për herë të parë ekziston frikë se një vendim i gabuar dhe një urdhër i gabuar do të mund të shkaktojnë edhe viktima njerëzore. Dikush duhet të lëshojë pe këtu, sepse nëse edhe ne njerëzit e zakonshëm fillojmë të mbajmë inat, kjo nuk do të jetë aspak e mirë. Unë nuk do të doja të përzihem në politikë, por do të ishte më së miri që e gjithë kjo të kthehej në gjendjen e mëparshme, sepse dikush qysh në fillim i bëri llogaritë shumë gabimisht. Vendimet negociohen dhe nuk imponohen me pushkë, targat lëshohen nga policia e trafikut dhe jo nga një njësi speciale, barrikada hiqet me marrëveshje dhe jo me forcë; kur të përdoret një herë, forca bëhet shprehi dhe shprehitë e këqija e çojnë në shkatërrim atë që i posedon ato. Si në jetë ashtu edhe në politikë, të paktën dikush mbase e ka të qartë këtë.

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.

SHARE