Ngjarje

23.09.2018
Në bashkëpunim me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal në Gjakovë dhe Jakova Innovation Center, New Perspektiva e organizoi debatin me temën ‘Shqyrtimi i mundësivë për të adresuar përjashtimin social të të rinjve duke i angazhuar ata përmes mënyrave përmbajtësore që nxisin transformime pozitive” në lokalin Gjurma (çarshia e vjetër) në Gjakovë.
Në panelin diskutues morën pjesë: Arber Xharra (HANDIKOS-Gjakovë) dhe Sihana Bejtullahu (OJQ PEN).


22 mars 2018

Joanna Hanson, drejtoresha ekzekutive e New Perspektiva mori pjesë në Serinë e Forumit Reflektues të Ballkanit Perëndimor. “Kosova në Evropë: Dhjetë Vjet të Shtetësisë së Kontestuar në një fqinjësi të trazuar”. Prishtinë. Kosovë


15 Mars 2018

Joanna Hanson, drejtoresha ekzekutive e New Perspektiva mori pjesë në diskutimin e OJQ Lens: E kaluara e ndarë, e ardhmja e përbashkët, ku u prezantua studimi “Procesi i pajtimit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: Studim Cilësor”, Graçanicë, Kosovë.


8 Mars 2018

Joanna Hanson, drejtoresha ekzekutive e New Perspektiva mori pjesë në takimin e Institutit Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare me temë “Perspektivat për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor”. Londër


5 Mars 2018

Joanna Hanson, drejtoresha ekzekutive e New Perspektiva mori pjesë në konferencën e organizuar bashkërisht nga LSE dhe CRDP, Aktiviteti si Pajtim: Mësime nga Praktika. Prishtinë, Kosovë.


26 shkurt 2018

Joanna Hanson, drejtoresha ekzekutive e New Perspektiva mori pjesë në prezantimin e analizës “Errësirë dhe heshtje pas marrëveshjes së Brukselit – analiza e zbatimit të Marrëveshjes së Telekomunikacionit dhe Energjisë”. Radio MIR, Leposaviq.


14 Shkurt 2018

Joanna Hanson, drejtoresha ekzekutive e New Perspektiva mori pjesë në Tryezën e Këshillimit për Zyrën e Jashtme dhe Commonwealth-it për Procesin e Berlinit. Kolegji i Shën Antonit, Oksford.


26  Janar 2018

Joanna Hanson, drejtoresha ekzekutive e New Perspektiva mori pjesë në prezantimin e punimit studimor: Freakonomics i Kosovës Veriore, të kryer nga Instituti për Zhvillimin Ekonomik të Territorit (InTER),


21.11.2017

Joanna Hanson, drejtoresha ekzekutive e New Perspektiva mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Marrëdhëniet Kosovë-Serbi: Ndikimi i tyre te Serbët e Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit” të mbajtur në Qendrën e Energjisë Civile në Mitrovicën Veriore.


17.11.2017

Joanna Hanson, drejtoresha ekzekutive e New Perspektiva mori pjesë në takimin e përbashkët me përfaqësuesit e shoqërisë civile për projektin e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, i organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.


14.11.2017

Joanna Hanson, drejtoresha ekzekutive e New Perspektiva u ftua të marrë pjesë në promovimin e trilogjisë “Serbët dhe shqiptarët nëpër shekuj” nga Petrit Imami. Promovimi u organizua nga Festivali “Mirëdita, dobar dan!” dhe shtëpia botuese Samizdat B92.


13 – 14.11.2017

Joanna Hanson, drejtoresha ekzekutive e New Perspektiva mori pjesë në projektin “Deconstructing reconciliation in Kosovo”, të organizuar nga Qendra për Kërkime, Dokumentim dhe Publikim (CRDP).


11.11.2017

Joanna Hanson, drejtoresha ekzekutive e New Perspektiva mori pjesë në Forumin e Shkëmbimit mbi Ballafaqimin me të Kaluarën në Kosovë të organizuar nga Ambasada Zvicerane në Kosovë.


04.10.2017

Përfaqësues nga New Perspektiva morën pjesë në takimin konsultativ të radhës për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.


27.10.2017

Joanna Hanson, drejtoresha ekzekutive e New Perspektiva mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Qendra Ligjore Humanitare (HLC) – “Ballafaqimi me të kaluarën në histori dhe tekstet e edukatës qytetare”. Hanson bëri një prezantim në panelin diskutues rreth “Bashkëpunimit  në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Shoqërisë Civile”.


12.09.2017

Në bashkëpunim me OJQ-në D4D, New Perspektiva e organizoi Sallonin e së Martës me temë “Shqiptarët dhe shqiptarët: A mund të përballemi së bashku me historinë e të kaluarës?”

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Fatos Lubonja, Shkrimtar; Nora Ahmetaj, Themeluese, Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP)  dhe Kushtrim Koliqi, Drejtor Ekzekutiv, INTEGRA. Panelistët theksuan se shqiptarët në të dy anët e kufirit kanë të kaluar të vështirë. E kaluara jonë e ndryshme na bën që edhe të shohim ndryshe njëri tjetrin.

Ky sallon u moderua nga Korab Krasniqi, Menaxher i projektit, ForumZDF, ndërsa editoriali u shkrua nga Jetlir Buja, të cilin mund ta lexoni në këtë link. 


04.08.2017

Përfaqësues nga New Perspektiva morën pjesë në takimin konsultativ të radhës për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.


11.04.2017

Në bashkëpunim me OJQ-në D4D, New Perspektiva e organizoi Sallonin e së martes me temën: “A na mbron nga konflikti të mësuarit e historisë prej shumë perspektivave?”

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Igor Kakoleëski, Profesor i historisë dhe Zëvendësdrejtor i Qendrës për hulumtime të historisë, Akademia e Shkencave Polake në Berlin; Shkelzen Gashi, Publicist dhe Muhamet Mala, Profesor i historisë shqiptare, Fakulteti Filozofik.

Ky sallon u moderua nga Teuta Hoxha, Drejtoreshë ekzekutive në Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut (YIHR), ndërsa editoriali u shkrua nga Joanna Hanson, Bashkë-themeluese, New Perspektiva. Editorialin mund ta lexoni në këtë link.


01.03.2017

Joanna Hanson, drejtoresha ekzekutive e New Perspektiva mori pjesë në takimin e dytë konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.


13.02.2017

Joanna Hanson, drejtoresha ekzekutive e New Perspektiva mori pjesë në takimin e parë konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin të iniciuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.


13.05.2016

Në Ëhite Tree Hostel, Prishtinë, New Perspektiva e shfaqi filmin Fambul Tok


12.05.2016

Në Kino Lumbardhi, Prizren, New Perspektiva e organizoi shfaqjen e filmit Fambul Tok. Filmi ka të bëjë me atë se si mënyra tradicionale e tregimit të së vërtetës në bisedat e fshatrave në Sierra Leone ia doli të trajtojë situatën pas konflikti në këtë vend të Afrikës perëndimore, pas luftës civile shkatërruese 10 vjeçare, dhe si gjeti mënyra për të ecur përpara duke sjellë mirëkuptim e qëndrueshmëri, aty ku metodat e tjera konvencionale mund të kishin dështuar. Ky është një film frymëzues për të gjitha qeniet njerëzore që ballafaqohen me sfida të njëjta në jetë e histori.


05.04.2016

Në bashkëpunim me OJQ-në D4D, New Perspektiva e organizoi Sallonin e së Martës me temën ‘A luan arti rol në shoqëri të dalura rishtazi nga konflikti?’

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Vladimir Miladinovic, artist, Albert Heta, drejtor i Qendrës për Art Bashkëkohor “Stacion”, dhe Nita Luci, ligjëruese, Departamenti i Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore, UP. Ky sallon do të moderohet nga Arif Muharremi, gazetar/hulumtues për art dhe kulturë, ndërsa editoriali do të shkruhet nga Vladimir Miladinovic, artist. Editorialin mund ta lexoni në këtë link.


09.02.2016

Në bashkëpunim me OJQ-në D4D, New Perspektiva e organizoi Sallonin e së Martës me temën “Çfarë duhet të bëjmë me kishën e papërfunduar në qendër të Prishtinës?”.

Në panel të pranishëm ishin Shpend Ahmeti, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Branimir Stojanoviq, Zëvendëskryeministër; Hajrulla Çeku, Drejtor Ekzekutiv në Ec Ma Ndryshe dhe Dimitris Moschopoulos, Këshilltar i Institucioneve të Kosovës për Trashëgiminë Fetare dhe Kulturore. Ky sallon u moderua nga Baton Haxhiu dhe OP-ED u shkrua nga Hajrulla Çeku, të cilin mund ta lexoni në këtë link.


02.02.2016

Në bashkëpunim me OJQ-në D4D, New Perspektiva e organizoi Sallonin e së Martës me temën “Cili është roli i BE-së në lehtësimin e dialogut?” Panelfolësit ishin: Samuel Zbogar, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Joanna Hanson nga New Perspektiva; Leon Malazogu, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Agron Bajrami, kryeredaktor në Koha Ditore. Ky salon u moderua nga Valerie Hopkins, gazetare, ndërsa OP-ED është shkruar nga Joanna Hanson. OP-ED mund ta lexoni në këtë link.