“Një nga pesë milionë”

Terri medial në Serbi për momentin është më i madh se ai gjatë kohës së regjimit të Milošević-it. Ligji këtu zbatohet sipas simpative personale, politika e punësimit të kuadrove është partiake (mbase kjo na ka mbetur nga komunizmi), liria e shprehjes në Serbi është e ngulfatur dhe populli në esencë po ndihet i pasigurt. Krimi është tejet i zhvilluar, kurse të rinjtë po largohen nga vendi dhe këtij problemi nuk po i shihet fundi. Një gjendje e tillë i ka vënë njerëzit në lëvizje, i ka nxjerrë nga shtëpitë në rrugë. Shumë prej tyre kanë dalë në rrugë për të mbrojtur dinjitetin e tyre.

0
182

Gjashtë të shtune më parë në Beograd filloi shëtitja protestuese me emrin  “Stop këmishave të përgjakura”, për shkak të rrahjes së politikanit opozitar,  Borko Stefanović, në Krushevc. Në fakt, politikanët e opozitës u bashkuan me atë rast dhe dolën në rrugët e Beogradit. Ky ishte vetëm një shkas që qytetarët të shprehin pakënaqësinë e tyre, për shkak të, siç pohojnë ata, diktaturës së Vučić-it.

Kërkesat e protestës, të cilën më 8 dhjetor e filluan me emrin “Stop këmishave të përgjakura”, janë largimi i ministrit të punëve të brendshme të Serbisë, Nebojša Stefanović, pesë minuta në RTS (televizionin kombëtar) për protesta, lirimi i hapësirës mediale në RTS për opozitën, gjetja e autorëve dhe urdhërdhënësve të vrasjes së politikanit opozitar nga Veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanović, dhe zbulimi i porositësve të sulmit ndaj liderit të së majtës opozitare të Serbisë, Borko Stefanović, në Krushevc.

Pasi që presidenti Vučić tha se edhe nëse në rrugë dalin edhe pesë milionë  vetë, ai nuk do ta dorëzojë pushtetin, këto protesta, që organizohen të shtuneve, morën emrin „Një nga pesë milionë“ dhe filluan të jenë gjithnjë e më masive. Protestat filluan të jenë gjithnjë e më domethënëse, sepse opozitës iu bashkangjitën shumë personalitete të respektuara, aktorë, këngëtarë, shkrimtarë, profesorë universitarë dhe shumë njerëz tjerë me ndikim. 

Protestat që filluan në Beograd dhe u përhapën në qytetet më të mëdha, Novi Sad, Nish, Kragujevc, e ka tendenca që si epidemi të përhapen në tërë vendin. Konsideroj se kjo në fund do të mund të sjellë deri tek përshkallëzime sikur ato që këtyre ditëve po ndodhin në Francë. Televizioni kombëtar në fillim nuk raportonte për këto shëtitje protestuese, që është e turpshme, por për shkak të presionit të madh të opinionit publik i dhanë pak hapësirë opozitës. Përveç televizionit kombëtar, pushteti kontrollon një numër më të madh televizionesh të cilat krijojnë një tabllo të rrejshme të mirëqenies në vend. Protestat arritën edhe deri tek televizionet e jashtme, ku raportimi për këto ngjarje është më objektiv. 

Terri medial në Serbi për momentin është më i madh se ai gjatë kohës së regjimit të Milošević-it. Ligji këtu zbatohet sipas simpative personale, politika e punësimit të kuadrove është partiake (mbase kjo na ka mbetur nga komunizmi), liria e shprehjes në Serbi është e ngulfatur dhe populli në esencë po ndihet i pasigurt. Krimi është tejet i zhvilluar, kurse të rinjtë po largohen nga vendi dhe këtij problemi nuk po i shihet fundi. Një gjendje e tillë i ka vënë njerëzit në lëvizje, i ka nxjerrë nga shtëpitë në rrugë. Shumë prej tyre kanë dalë në rrugë për të mbrojtur dinjitetin e tyre. 

Në sheshin para fakultetit filozofik në Beograd, të tubuarve iu drejtuan shumë personalitete publike, e edhe Rada Trajković, kryetarja e organizatës joqeveritare “Lëvizja evropiane në Kosovë” dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, ku theksoi se Vučić-i po bën kompromis me të gjithë përveç me popullin e vet. Gjatë fjalës së saj, ajo vuri në dukje se njerëzit e tubuar në protestën e sontme “shëtiten për ide të ndryshme“, por që të gjithë së bashku ia duan të mirën Serbisë, kështu që edhe shtoi se “nuk do të jetë mirë për Serbinë derisa të mos shkojë Vučić-i“.

Qytetarët të cilën protestojnë kundër Vučić-it dhe sundimit të tij e bëjnë këtë për motive të ndryshme, kurse struktura e njerëzve është e ndryshme; studentë, pensionistë, punëtorë të pakënaqur dhe një numër i madh i atyre që nuk mund të arrijnë deri tek punësimi. Të theksoj se trendi i ikjes nga Serbia për shkaqe ekzistenciale nga muaji në muaj është gjithnjë e më i madh, e tani po ikin edhe për shkak të përhapjes së frikës dhe torturave të ndryshme, kështu që ky numër u rrit në një shifër serioze dhe kërcënon të rrezikojë pasqyrën demografike të Serbisë. Këtu është krijuar një klimë e tillë saqë pushteti dëshiron vasalë, e jo qytetarë, që të qërojë hesapet me të gjithë ata që guxojnë të mendojnë. Kështu ka krijuar ndarje në popull, serbë kundër serbëve. 

A munden protestat e qeta të cenojnë pushtetin në Serbi? A po i ikën Aleksandar Vučić-it karriga e presidentit? A mos vallë po rrëshqet ai nga pushteti apo është kjo vetëm një dëshirë e kotë e opozitës në Serbi? A do të ndikojnë këto protesta në serbët e Kosovës, sepse problemi primar i këtij pushteti mund të bëhet opozita e jo Kosova, siç ka qenë rasti deri më tani? Përgjigjet në këto pyetje do të na i sjellë viti i ri 2019.

comments

SHARE