Ose-ose

E ardhmja e secilit shtet qëndron në vizionin e udhëheqësit të tij të shprehur përmes presidentit të shtetit ose kryeministrit në varësi nga rregullimi politik i atij vendi. Qëllimi i të gjithëve në atë shtet është që ai të ketë prosperitet dhe t’i sendërtojë të gjitha ato që do të ishin në interes të qytetarëve të tij. Mirëpo, nganjëherë realizimi i qëllimit të një shteti është në kundërshtim të ashpër me qëlimin e ndonjë shteti tjetër dhe këtu lind konflikti.

0
514

Askush më në botën e diplomacisë nuk do ta mbështes të ashtuquajturën politikë “Ose-ose“, dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë! Kjo është porosia e cila u dërgua nga ana e raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola fon Kramon-Taubadel. Këtë porosi e kuptuam të gjithë si porosi e cila, qoftë direkt apo në mënyrë indirekte, i ishte drejtuar Albin Kurtit dhe kjo në atë mënyrë që iu bë me dije se në qoftë se nuk dëshiron të humbë perspektivën evropiane, dialogu me Serbinë duhet prapë të gjendet në listën e prioriteteve të qeverisë së re. 

Ne të gjithë e dimë se në parim qëndrimi i fortë i kryeministrit të vjetër/të ri ishte pikërisht ai që dialogu me Beogradin nuk është një nga prioritetet kryesore kështu që, në përputhje me këtë, edhe vetë lista „Vetëvendosje“ në krye të së cilës është Albin Kurti, është formuar me atë moto, d.m.th i ka definuar qëndrimet e veta politike dhe ka mbledhur ithtarët e vet politik të cilët për herë të dytë i mbështetën në masë aq të madhe. Pas tërë kësaj vështirë është t’i bindësh po ata njerëz, të cilët përsëri ta dhanë besimin, se duhet të veprosh kundër vullnetit të tyre për shkak të një interesi më të lartë. Kësaj here është një barrë e madhe mbi shpinën e tij sepse nuk ka më e treta e vërteta. Kjo është një patate e nxehtë në duar sepse po krijohet përshtypja që madje edhe miqve po ju mbaron durimi dhe që është e qartë që nuk ka më vend për shtyrjen e obligimeve të marra.  

Pas tërë kësaj që u tha është e qartë se në shtetet më të vogla, që nuk janë aq të fuqishme sa disa fuqi të caktuara botërore, fuqia e votës që njerëzit hedhin në zgjedhje nuk e ka fuqinë e shprehur përmes vullnetit të popullit, porse vullneti i tyre krijohet përmes ambasadave të huaja të cilat në fakt edhe e udhëheqin politikën, kurse politikanët vetëm e zbatojnë vullnetin e tyre. Një provë të gjithë kësaj e kemi Malin e Zi këtu afër. Të gjithë e dimë se me moton e çfarë qëndrimeve ka ardhur në pushtet elita politike aktuale, por që në ndërkohë ose plotësisht kanë hequr dorë ose heshtazi ia kanë lënë harrimit qëndrimet e tyre që i kanë mbrojtur me gjithë shpirt, kurse tani këtë disi në mënyrë të hijshme e mohojnë dhe e shpallin veten se nuk janë kompetent. Nuk është që ata nuk duan të zbatojnë vullnetin e popullit i cili e ka shprehur në atë mënyrë që ka votuar për politikën e tyre, por thjesht ata nuk kanë as mirëkuptim as mbështetje për të zbatuar në praktikë një politikë të tillë që është në kundërshtim me politikën e miqve të cilëve politika e tillë nuk u përshtatet me vizionin e tyre.   

E çka do të thotë vizioni politik dhe kush guxon të krijojë vizionin politik për vendin e tij? E ardhmja e secilit shtet qëndron në vizionin e udhëheqësit të tij të shprehur përmes presidentit të shtetit ose kryeministrit në varësi nga rregullimi politik i atij vendi. Qëllimi i të gjithëve në atë shtet është që ai të ketë prosperitet dhe t’i sendërtojë të gjitha ato që do të ishin në interes të qytetarëve të tij. Mirëpo, nganjëherë realizimi i qëllimit të një shteti është në kundërshtim të ashpër me qëlimin e ndonjë shteti tjetër dhe këtu lind konflikti. Si për inat, konflikti gjithmonë paraqitet midis dy shteteve njëra prej të cilave është shumë më e fuqishme dhe këtu mandej vendosen kushte. Siç do të thonin njerëzit e këtyre trevave ose – ose.

Ose do t’i përshtatesh rregullave të tyre ose do të bartësh pasojat, d.m.th. konsekuencat e një politike që e udhëheqin disa përfaqësuesë të pushtetit politik pa miratimin e shteteve të fuqishme. Rregullat këtu janë të qarta dhe dihet se interesat e kujt janë në vend të parë.  

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.