Pas dhjetë ditëve skadon afati i BE-së për Asociacionin

0
191

Në fund të javës së ardhshme përfundon afati i dhënë nga Bashkimi Evropian për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Qeveria e Kosovës ende nuk e ka pranuar draftin, ndërsa ekipi menaxhues ka bërë të ditur se në hartimin e draftit ata marrin parasysh Marrëveshjen e Brukselit, por jo edhe rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Kanë mbetur edhe dy javë deri te përfundimi i afatit të vënë nga Bashkimi Evropian (BE) për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (AKS).

Qysh para katër muajve BE-ja kishte kërkuar që deri më 4 gusht të hartohej statuti i AKS-së, porse një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Këtë e kanë pohuar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, të cilët kanë thënë për gazetën “Zëri” se ende nuk kanë pranuar draftstatutin e ekipit menaxhues mbi Asociacionin.

Megjithëkëtë, drejtuesit e këtij ekipi kanë paralajmëruar se draftstatuti i Asociacionit do të bëhet sipas Marrëveshjes së Brukselit, rrjedhimisht kundër Kushtetutës.

Pavarësisht kësaj, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur i vendosur se Asociacioni do të bëhet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Mirëpo ndryshe vlerësojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shprehen të bindur se ekipi menaxhues nuk do ta respektojë Kushtetutën…

(zeri.info, 25/07/2018)

SHARE