Pashkët e Berlinit 

Takimi i Berlinit, siç e pamë, ishte vetëm edhe një në vargun e atyre takimeve që regjionit tonë duhet t’i japin një impuls shtesë, siç e tha zonja Merkel, por sa i fuqishëm ishte ai impuls mbetet të shohim në të ardhmen. E deri atëherë duhet të durojmë pasojat e ca impulseve nga e kaluara dhe nga disa meridiane të tjera shumë më larg se Berlini.

0
151

Mbi të gjitha që do të mund të thoshim pas takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, të organizuar nga Macron dhe Merkel, është ajo fjala e urtë popullore u mbars mali e polli një mi. Duke pasur parasysh rrëfimin medial që e ka përcjellur këtë takim, si dhe pritjet e vetë qytetarëve, porositë nga takimi i lartpërmendur janë, thënë më së buti, beninje dhe të papritura. Derisa këtu ai takim u prezantua si vendimtar për procesin e gjithmbarshëm të negociatave në relacionin Beograd – Prishtinë, konkluzionet nga takimi janë pothuajse plotësisht të parëndësishme. Nëse të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor udhëtuan në Berlin vetëm për këtë gjë, atëherë ky është një ekskurzion klasik turistik dhe asgjë më tepër. 

Natyrisht, të gjithë e kanë të qartë që në takimin e lartpërmendur, sipas të gjitha gjasave, ka pasur edhe biseda të tilla porositë e të cilave nuk janë për opinionin publik, por edhe bisedat e tilla dhe porositë e tyre zakonisht dalin në shesh më vonë. Kurse përvoja na thotë se këtu tek ne në Kosovë kjo zakonisht bëhet tepër vonë. E kah kjo na shpiejnë deklaratat pas mbledhjes së të dyja palëve në negociata prej të cilave shohim që qëndrimet nuk kanë ndryshuar fare, e me këtë edhe mund të supozohet veprimi i tyre në të ardhmen. Derisa Beogradi bën thirrje për heqjen e taksës dhe kthimin te kërkimi i ndonjë marrëveshjeje, Prishtina fton SHBA-në që të përfshihet në negociata. Ndërkohë, në terren nuk ka ndryshime e, çka është më e keqja, populli pret ndonjë zgjidhje. 

Dita e dytë e Pashkëve ortodokse në Berlin u shënua vetëm me cakërrimin e vezëve nga presidenti i Serbisë dhe zonja Mogherini; ndonëse nuk e dimë se veza e kujt ishte më e fortë, gjykuar sipas buzëqeshjeve të tyre, mund të konkludohet se rezultati ishte i barabartë. Do të kishte qenë shumë më interesante sikur ky cakërrim të bëhej midis presidentit të Serbisë dhe presidentit të Kosovës – rezultati i këtij cakërrimi do të kishte qenë shumë më i rëndësishëm. Tekefundit, midis presidentëve të lartpërmendur edhe deri tani ka pasur cakërrime, kështu që kjo e fundit do të ishte e tepërt. Nga përvoja e gjertanishme e dimë që edhe ai cakërrim do të shëndrrohej në ndonjë taksë apo ndalesë, kështu që më mirë le t’i përmbahen protokolit zyrtar.  

Deklaratat e organizatorëve, Macron dhe Merkel, menjëherë në fillim larguan çdo dyshim se takimi i lartpërmendur do të jetë kthesë kështu që pjesa e mbetur e takimit kaloi, nëse asgjë tjetër, atëherë në një atmosferë festive. Vetëm sikur një atmosferë e tillë të bartej edhe në terrenin tonë, i cili varet nga negociata të tilla, do të ishte ideale, por ndoshta këto janë vetëm pritje tona të tepruara. Meqenëse pjesa më e madhe e takimit u mbajt pas dyerve të mbyllura, ndoshta megjithatë do të duhej që për konkluzionin përfundimtar të prisnim lëvizjet e secilit veç e veç, sepse pothuajse është e sigurt që këto lëvizje do të jenë të frymëzuara nga ajo që është thënë në atë takim.  

Takimi i Berlinit, siç e pamë, ishte vetëm edhe një në vargun e atyre takimeve që regjionit tonë duhet t’i japin një impuls shtesë, siç e tha zonja Merkel, por sa i fuqishëm ishte ai impuls mbetet të shohim në të ardhmen. E deri atëherë duhet të durojmë pasojat e ca impulseve nga e kaluara dhe nga disa meridiane të tjera shumë më larg se Berlini.

SHARE