Pasiguritë e vjetra politike

Ka disa muaj që të gjithë së bashku po luftojmë kundër koronavirusit, i cili vetëm sa na e komplikuar edhe më shumë situatën dhe jetën të gjithëve. Derisa gjatë kësaj periudhe kemi kuptuar se sa e domosdoshme është gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme për marrëdhëniet e Serbisë dhe Kosovës, në veçanti për funksionimin e jetës së përditshme të qytetarëve të rëndomtë, ne po ashtu kuptuam se sa pak kanë ndryshuar disa gjëra të caktuara. 

0
106

Derisa tërë botën po e tronditin problemet e lidhura me pandeminë Covid-19 dhe derisa duket disi që situata po qetësohet në Evropë dhe në Ballkan, disa probleme edhe më tutje po mbeten të njëjta. Pandemia dhe pasojat e saj sollën probleme dhe çështje të reja, por problemet tona politike nuk po ndryshojnë, as në Kosovë e as në Serbi, por si zakonisht as në marrëdhëniet reciproke.   

Derisa po pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për dekretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për emërimin e Avdullah Hotit si mandatar për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti është ende ushtrues i detyrës së Kryeministrit të Kosovës. Në të njëjtën kohë, derisa shumë persona protestojnë të pakënaqur me situatën politike, ende nuk është e ditur nëse Kosova do të shkojë përsëri në zgjedhje dhe kush do të udhëheq Qeverinë në të ardhmen. 

Nga ana tjetër, situata nuk është aspak më e mirë as në Serbi. Vetëm pak ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, politikanët serbë vazhduan me fushatën për zgjedhjet parlamentare të caktuara për 21 qershor të këtij viti. Derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, tashmë me të madhe po merr pjesë në fushatë dhe po mban tubime online, opozita e Serbisë është gjithçka tjetër vetëm jo e bashkuar. Gjersa një pjesë e opozitës është e vendosur që të bojkotojë zgjedhjet për shkak të kushteve jo të drejta dhe jodemokratike, një pjesë e saj vendosi që megjithatë të garojë në garën zgjedhore. Në tërë këtë, dy përfaqësuesë të opozitës hynë në grevë urie disa ditë para Kuvendit të Serbisë, duke vënë në dukje gjendjen jodemokratike në Serbi. 

Në mes të kaosit të gjithmbarshëm politik, koronës, zgjedhjeve, heqjes së taksës ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe përditshmërisë e cila në çdo rast është kaotike në relacionin Kosovë-Serbi, mbetet pyetja se ku gjendet në tërë këtë raporti dhe procesi i negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës?

Natyrisht, as në atë fushë, grindjet e përditshme nuk pushuan. Derisa presidenti i Serbisë Vučić thekson se nuk ka marrëveshje në tryezë e as negociata, shefi i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Đurić, thotë se problemi qëndron tek frika e Albin Kurtit që të takohet me presidentin serb. Fushatë kjo parazgjedhore në edicionin e saj më të mirë.

Nga ana tjetër, Albin Kurti, i fokusuar në historitë për ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve, po e refuzon një ide të tillë duke e quajtur raciste dhe në kundërshtim me paqen. 

Ka disa muaj që të gjithë së bashku po luftojmë kundër koronavirusit, i cili vetëm sa na e komplikuar edhe më shumë situatën dhe jetën të gjithëve. Derisa gjatë kësaj periudhe kemi kuptuar se sa e domosdoshme është gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme për marrëdhëniet e Serbisë dhe Kosovës, në veçanti për funksionimin e jetës së përditshme të qytetarëve të rëndomtë, ne po ashtu kuptuam se sa pak kanë ndryshuar disa gjëra të caktuara. Përkundër virusit i cili rrezikoi e për fat të keq edhe mori jetën e shumë njerëzve, në relacionin Kosovë-Serbi nuk kanë ndryshuar shumë gjëra. Edhe pse kemi shpresuar që nga ky problem global do të mund të mësojmë shumë dhe të ndryshojmë për të mirë, politikanët nuk e kuptuan as tani seriozitetin e situatës dhe nevojës për zgjidhjen e saj. Përkundër të gjithave, edhe më tutje në nivel të përditshëm po dëgjojmë akuza, grindje dhe histori të cilat janë gjithçka tjetër vetëm jo afër zgjidhjes. Të gjitha janë njësoj, vetëm pandemia është diçka e re.
  
Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.

SHARE