Pingpong pafundësisht

Dhe kështu politikanët tanë (nuk mund të them liderët tanë; më parë do të përdorja një tjetër fjalë e cila nuk do të ishte e përshtatshme për një tekst i cili duhet të publikohet) luajnë pingpong dhe argëtohen nga dita në ditë. Ata argëtohen e ne, popullin, na detyrojnë ta dëgjojmë këtë farsë të tyre, e jo rrallëherë edhe të marrim pjesë në të.

0
99

„Shteti i Kosovës është shtet edhe i serbëve të Kosovës, shoqëri të cilën e ndajmë së bashku,“ tha Haradinaj duke reaguar ndaj deklaratës së Aleksandar Vučić-it se Serbia po përgatitë masa të ashpra kundër Kosovës, të cilat eventualisht do t’i zbatojë pas samitit të Parisit. Ai po ashtu e porositi Vučić-in se është koha të njihet me vlerat evropiane, e jo me qëndrime që ai vetë i ka përfaqësuar në të kaluarën – „qëndrime që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje.“

Natyrisht, pasoi edhe reagimi ndaj deklaratës së Haradinajt e cila thotë që Haradinaj „duhet të pranojë realitetin se Krahina autonome e Kosovës dhe Metohisë është pjesë e Republikës së Serbisë,“ edhe që „Serbia është e gatshme për një marrëveshje e cila Krahinës autonome të Kosovës dhe Metohisë do t’i garantojë shkallën më të lartë të autonomisë,“ e të gjitha këto, siç theksohet, në përputhje me standardet evropiane dhe botërore.  

Dhe kështu politikanët tanë (nuk mund të them liderët tanë; më parë do të përdorja një tjetër fjalë e cila nuk do të ishte e përshtatshme për një tekst i cili duhet të publikohet) luajnë pingpong dhe argëtohen nga dita në ditë. Ata argëtohen e ne – popullin, na detyrojnë ta dëgjojmë këtë farsë të tyre, e jo rrallëherë edhe të marrim pjesë në të.  Thjesht, po na detyrojnë. Ka kohë që në pjesën e parë dëgjojmë deklarata për masa, dënime, tarifa, për ca intervenime të mundshme të armatosura, kurse në pjesën e dytë deklarata për marrëveshje, pajtim historik, bashkëpunim ekonomik, etj. etj. Dhe kështu ndodh çdo ditë. Dhe kështu bën secili prej tyre. Gjersa ulur i dëgjon të gjitha këto, ai që nuk është pjesë e kësaj loje sipas të gjitha gjasave mendon se është i marrë, se varet prej tij, sepse si do të mund të gjithë ata njerëz “serioz” nga televizioni të flisnin marrëzira. Paj, miq të mi, rrini qetë, nuk varet prej nesh. Varet prej tyre! Dhe po, flasin marrëzira! 

Por a e dini se çka më brengos mua? Jo ajo që këta njerëz flasin marrëzira, prej tyre me të vërtetë nuk pres asgjë më shumë. Mua më brengos fakti se ato marrëzira ndikojnë në jetën e të gjithë neve. Mua më brengos ajo që njerëzve që flasin ekskluzivisht vetëm marrëzira iu është dhënë mandati të vendosin në emrin tonë. Që ata njerëz duan/duhet të na “pajtojnë historikisht”. Kur gjëra të tilla pret nga njerëz të tillë, rezultati mund të jetë vetëm një dhe assesi i favorshëm për ne – popullin.

Momentalisht ndoshta jemi vetëm publik në ndeshje pingpongu, por nuk e di sa e kuptojnë ata që megjithatë gjithçka varet prej neve. Prej nesh dhe durimit tonë. E kur ta kuptojnë këtë, sipas të gjitha gjasave në dorë do ta kenë vetëm reketin e vogël të kuq dhe topin e bardhë të plastikës. Gjithsesi nuk janë as të aftë më për asgjë tjetër.  

SHARE