Plani gjenial i ri, i vjetër

Kemi një konfuzion të plotë në negociata. Duke u nisur nga fakti se më nuk dihet se kush në të vërtetë po ndërmjetëson në këto bisedime, duke pasur parasysh kërkesat e palës kosovare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë të përfshira direkt në negociata, përmes infantilitetit të Bashkimit Evropian, i cili vazhdimisht përsërit fraza dhe e huq esencën, deri tek pala kosovare e cila nuk e konsideron fare të domosdoshme të negociojë, por vetëm që Serbia thjesht të njohë pavarësinë.

0
505

Një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme… një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, po përmendet kudo, e askush nuk e di konkretisht çfarë do të thotë ky formulim dhe çfarë pritet nga palët në negociata. Përveç ndoshta vetë negociatorëve, megjithëse as ata nuk lënë përshtypje sikur e dinë.

Si është e mundur kjo? Po sipas një rregulli të mirë, të vjetër, të Brukselit i cili thotë: formulo një kërkesë në atë mënyrë që secila palë të mund ta interpretojë ashtu siç i përshtatet asaj, por gjithashtu të tillë që t’ju lë hapësirë ta zgjeroni atë në çdo kohë dhe të mund të thoni se ka qenë kështu që nga fillimi. Si pasojë e kësaj ne kemi këtë hutinë e të gjithë njerëzve që duhet të na shpjegojnë atë çka na pret, por edhe të japin propozime konkrete të cilat do të mundësojnë që ky proces final i Brukselit të jetë i suksesshëm. Apo është kjo vetëm ajo pjesa publike e shfaqjeve të tyre, ajo çfarë na tregohet neve. 

Sido që të jetë, kemi një konfuzion të plotë në negociata. Duke u nisur nga fakti se më nuk dihet se kush në të vërtetë po ndërmjetëson në këto bisedime, duke pasur parasysh kërkesat e palës kosovare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë të përfshira direkt në negociata, përmes infantilitetit të Bashkimit Evropian, i cili vazhdimisht përsërit fraza dhe e huq esencën, deri tek pala kosovare e cila nuk e konsideron fare të domosdoshme të negociojë, por vetëm që Serbia thjesht të njohë pavarësinë. Në fund, kemi po ashtu konfuzion të plotë në kreun shtetëror të Serbisë, ku është dëgjuar gjithçka, nga ideja për një ndarje të Kosovës që nuk ka qenë në tavolinë për të paktën 15 vite, e rrjedh nga koha e Dobrica Ćosić-it, e deri tek propozimi për “tërheqjen e nënshkrimit nga Marrëveshja e Brukselit”, përfshirë edhe lloj-lloj propozimesh banale të bëra në kuadër të të ashtuquajturit Dialog i brendshëm për Kosovën. Duke i ndjekur deklaratat e Presidentit Vučić ditët e kaluara, mund të fitoet përshtypja se ai është thellësisht i zhgënjyer me qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare se ndryshimet territoriale në Ballkan janë të papranueshme dhe se për këtë arsye idea e një ndarjeje të Kosovës “nuk pi ujë” dhe nuk mund të jetë epilog i dialogut të Brukselit. Vetë Presidenti me muaj të tërë flet se së shpejti do të dalë me propozimin e tij me kompromis për një zgjidhje përfundimtare të çështjes së Kosovës, por duket se në mënyrë shumë naive ka besuar se një ide mbi 25 vite e vjetër do të mund të paketohej si diçka inovative dhe që tani mund të “dhez”. Si mund të shpjegohet ndryshe shikimi i tij i trishtuar dhe zhgënjimi në zërin e tij pas vizitës (jozyrtare) në Amerikë, ku ai (jozyrtarisht) është udhëzuar shumë qartë se nga ajo ide nuk ka asgjë.

Ndoshta të gjitha këto shpjegojnë edhe tërë këtë histeri të autoriteteve serbe rreth Kosovës kohëve të fundit. Është arritur deri tek fundi. Kjo pyetje duhet të zgjidhet në një farë mënyre. Duhet, por kjo duket se nuk është mënyra se si politikanët tanë, të cilët janë çkado por jo naivë, në mënyrë naive besuan se do të zgjidhet. Mbetën pa propozimin e tyre, dhe koha po kalon, procesi po rrjedh. Duket se kjo çështje do të zgjidhet në atë mënyrë në të cilën janë të gatshëm vetëm të gjithë ata që kanë investuar shumë në pavarësinë e Kosovës. Për fat të keq të lidershipit serb. Për fat të keq të serbëve të Kosovës. Për fat të keq të të gjithë neve që besuam në dialog dhe  në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme e me kompromis. Duket se megjithatë nuk do të ketë zgjidhje të tillë. 

SHARE