Politika e dhunës

Tashmë kam shkruar në blogun e kaluar për ngjarjet që më nervozojnë dhe për të cilat nuk mund të besoj që ende po na ndodhin, që asgjë nuk kemi mësuar nga e kaluara. Në atë blog shkrova për skenat e pakëndshme që u panë në Gjakovë gjatë kohës së Krishtlindjeve ortodokse, kurse tani do t’i kthehesha një procesi i cili pikërisht tani po ndodh dhe i cili mund të ketë pasoja të mëdha për shumë njerëz. Ky është procesi i cili po ndodh rreth kombinatit „Trepça“.

0
444

Tashmë kam shkruar në blogun e kaluar për ngjarjet që më nervozojnë dhe për të cilat nuk mund të besoj që ende po na ndodhin, që asgjë nuk kemi mësuar nga e kaluara. Në atë blog shkrova për skenat e pakëndshme që u panë në Gjakovë gjatë kohës së Krishtlindjeve ortodokse, kurse tani do t’i kthehesha një procesi i cili pikërisht tani po ndodh dhe i cili mund të ketë pasoja të mëdha për shumë njerëz. Ky është procesi i cili po ndodh rreth kombinatit „Trepça“.

Në të vërtetë, ditëve të fundit tek ne kanë ardhur informata që Qeveria e Kosovës do të miratojë propozimin për ndryshimin e ligjit për ndërmarrjet publike sipas të cilit kombinati Trepça do të bëhet „pronë shtetërore“. T’jua kujtoj, Beogradi dhe Prishtina janë në kontest me vite rreth të drejtës mbi këtë firmë në të cilën për momentin punojnë rreth 4,000 serbë dhe që në pjesën më të madhe gjendet në veri të Kosovës. Të gjitha këto informata shpiejnë deri tek konkluzioni se çfarëdo veprimi i njëanshëm do të mund të shkaktonte probleme të mëdha midis dy palëve, të vështirësojë jashtëzakonisht shumë negociatat në Bruksel (i cili është ndoshta vendi i vetëm i duhur për zgjidhjen e çështjeve kaq të mëdha), ndoshta madje edhe probleme të mëdha në funksionimin e kësaj firme në terren. Për këtë arsye unë nuk e kam assesi të qartë pse njerëzit ndërmarrin hapa për të cilët janë jashtëzakonisht të vetëdijshëm që në mënyrë domethënëse ngrisin tenstionet midis dy popujve dhe që në mënyrë domethënëse ndikojnë në gjendjen në Kosovë? A nuk ishte e mjaftueshme përvoja që patëm me kalimet në Jarinje dhe Bërnjak? Paj aty pati me dhjetëra persona të lënduar, një tension i madh i cili ka zgjatur më shumë se një vit. Truri im modest thjesht nuk mund ta kuptojë këtë! Jemi dëshmitarë të asaj se çka po ndodh këto ditë. Po të mos reagonte bashkësia ndërkombëtare e për shkak të kundërshtimit të ashpër të Serbisë, ligji do të miratohej në atë formë në të cilën është propozuar dhe kjo padyshim do të sillte deri tek problemet e mëdha në veri. Mirëpo, po e shohim edhe tani që nuk është aprovuar në atë formë që po shkakton probleme të mëdha në jug. Erdhi deri tek greva e punëtorëve të Trepçës në miniera, solli demonstratat në Prishtinë, sulmet mbi gazetarë, protesta të studentëve e çka jo tjetër. A nuk është kjo një provë e mjaftueshme se çfarëdo veprimi i njëanshëm heret a vonë do të shkaktojë probleme të mëdha? Në këtë rast kjo iu kthye si bumerang autoriteteve në Prishtinë. Por, padyshim që në vazhdim të këtij procesi probleme të mëdha do të kenë edhe autoritetet në Beograd. Po flas për autoritetet tash sepse ato edhe e kanë “gatuar” këtë çka po ndodh, mirëpo ato nuk më brengosin mua. Jo, aspak. Më brengos se çka do të bëhet me njerëzit të cilët janë të varur nga kjo. Problem është për ata. E edhe të gjithë ne në qoftë se vie deri tek dhuna për shkak të kësaj.

Nga ana tjetër, nuk e kam të qartë se çka ka pritur udhëheqësia serbe për 16 vite, pse ky problem nuk ka qenë temë e bisedimeve në Bruksel para nënshkrimit të „Marrëveshjes së Brukselit“? Pse po reagon vetëm tani, vetëm tani kur ligji është para miratimit, kur çështja është para zgjidhjes së njëanshme dhe kur kjo po shkakton tensione jashtëzakonisht të mëdha? Pse presim momentin e fundit dhe, sikur sipas ndonjë rregulle, momentin më të papërshtatshëm për zgjidhjen e çështjeve më të rëndësishme? Të gjitha ato raste e mundësi për zgjidhje të vërtetë i kemi lëshuar për shkak të papërgjegjësisë tejet të madhe të njerëzve që po na udhëheqin dhe tani presim një zgjidhje që do të imponohet nga cilado palë dhe të shkaktojë problem të madh me atë komunitetin tjetër apo kompromis me të cilin do të jenë të pakënaqura të dyja palët dhe përsëri do të kenë probleme edhe njëra edhe tjetra palë. Duket se në këtë rast nuk ekziston më një zgjidhje e mirë. Ndoshta ekziston vetëm një zgjidhje, por jo një zgjidhje e mirë!

Nuk e di, ndoshta truri im jopolitik nuk është në gjendje ta kuptojë këtë në mënyrë të duhur, kurse trutë e tyre politik po, por që po frikohem nga e tërë kjo – po frikohem! E besoj që po frikohen edhe ata 4,000 punëtorët e përmendur më lartë dhe familjet e tyre!

SHARE