Potencial i pashfrytëzuar

Maja e Pançiqit, pika më e lartë e Kopaonikut, që poashtu është një nga destinacionet më të popullarizuara turistike në regjion, gjeografikisht i takon komunës së Leposaviqit. Megjithëkëtë, kjo komunë është një nga komunat më të pazhvilluara sa i përket turizmit. Leposaviqi ka edhe potenciale tjera siç janë turizmi i banjave, ai rural dhe turizmi religjioz, kështu që shtrohet pyetja përse askush nga përfaqësuesit komunal ende nuk ka ndërmarrë asgjë lidhur me këtë çështje? Me vite të tëra, gjithçka që popullata vendase ka marrë janë premtime të kota pa veprime konkrete dhe bartje të problemit te situata momentale politike.

0
1702

Deri më 2011 të gjitha nismat për investime në këto potenciale janë ndërmarrë nga individë dhe kryesisht kanë përfunduar si përpjekje të pasuksesshme. Shenjat e para të interesimit të organeve komunale u paraqitën pikërisht atë vit, duke krijuar kështu një organizatë sportive-turistike, e cila do të marrë pjesë në zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Prej atëherë kanë kaluar katër vite dhe përpjekjet që cilido nga këto potenciale të çohet përpara kanë qenë jashtëzakonisht të vogla dhe mezi të dukshme.

Disa vite me radhë komuna ka paralajmëruar planin e ndërtimit të teleferikut, por natyrisht, gjithmonë përfundonte vetëm me premtime bosh sepse drafti kurrë nuk u hartuar. Ekziston zgjidhja ideore, mirëpo ajo kurrë nuk është prezantuar. Ai teleferik do të bashkonte një pjesë të komunës së Leposaviqit me shtigjet për skijim në Kopaonik, që gjithsesi do ta çonte përpara në mënyrë të konsiderueshme ofertën turistike të Leposaviqit. Politikanët lokalë si arsye kryesore të mosekzistimit të veprimit konkret e theksojnë situatën politike dhe mungesën e të hollave. Normalisht, arsyetim i vjetër dhe i mirënjohur për çdo paaftësi të udhëheqësve lokal. Sepse nëse e shikojmë situatën në tërë Kosovën, si në jug ashtu edhe në veri, është e qartë se ky qenka problem vetëm në Leposaviq. Graçanica dhe Zubin Potoku janë shembuj të shkëlqyeshëm të zhvillimit të potencialeve turistike përkundër situatës në të cilën gjenden. Këto dy komuna gjatë këtyre viteve të kaluara kanë tërhequr një numër shumë të madh turistësh dhe këtë e kanë bërë duke bashkëpunuar me organizatat turistike dhe joqeveritare që ka sjellë të ardhura të larta çka automatikisht ndikon në standardin jetësor të qytetarëve.

Mirëpo, nëse e analizojmë pak më mirë situatën në komunën e Leposaviqit do të shohim se ku qëndron problemi. Në të vërtetë, në buxhetin e komunës nuk është paraparë asnjë cent i vetëm për zhvillimin e turizmit. Do të thotë, e kemi një komunë e cila ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik dhe e cila në po atë turizëm investon 0 dinarë (ZERO DINARË)! A është edhe për këtë arsye situata politike dhe pasiguria rreth komunave në veri të Kosovës? Nuk do të thoja kështu. E përmenda më lartë komunën e Zubin Potokut e cila gjendet në të njëjtën situatë politiko-ekonomike si edhe Leposaviqi, por ka një qasje shumë më ndryshe për këtë çështje. Paj, a nuk do të duhej që pikërisht kjo situatë politiko-ekonomike të jetë motiv që të punohet në zhvillimin e turizmit i cili në mënyrë domethënëse mund të zbus këto probleme të rënda politiko-ekonomike në të cilat gjendemi? A mundet dikush t’ia shpjegojë këtë atyre që janë përgjegjës për këtë? Si duket deri tani askush nuk ia ka dalë ta bëj këtë.