Prej nga paratë?

Kohë më parë, shumë portale regjionale transmetuan lajmin për konfiskimin e 400 kg kokainë në Lipjan që kishte ardhur nga Brazili. Në të vërtetë, kamioni nga Shqipëria, prej ku ka qenë nën vëzhgim, ka arritur në Kosovë. Ky është një kamion i cili nuk ka kaluar po sa është numri i kamionëve që kanë kaluar e që kanë arritur tek blerësi i fundit? Mbase një numër i madh. Përveç drogës, kontrabandohe çdo gjë që sjellë fitim të mirë.

0
76

Udhëtimi nëpër Kosovën qendrore, më saktësisht në rrugën prej Mitrovicës deri në Graçanicë, kësaj here më imponoi pyetjen “prej nga paratë?”. E pyetja lindi tek po vëzhgoja çdo gjë përreth meje, gjatë kohës sa isha duke udhëtuar. Duke kaluar nëpër vendet si Vushtrria, Prishtina, por edhe vende të tjera më të vogla, krijohet përshtypja që në Kosovë gjithçka me të vërtetë funksionon shkëlqyeshëm dhe që ka shumë para.  

Ajo që mund të vërehej është se si nga ana e majtë ashtu edhe nga ana e djathtë e rrugës së lartpërmendur janë ndërtuar objekte madhështore, ndërtesa, shtëpi, lokale. Kurse para këtyre lokaleve dhe në rrugë ka automobila që i ngasin sikur nëpër disa shtete të rregulluara me standard shumë më të mirë. Jo, nuk dua të them që Kosova nuk është e rregulluar, edhe pse më duket se është në fillim të asaj rruge drejt rregullimit. Standardi i Kosovës është larg nga ai të cilin e kanë vendet e perëndimit, e prapëseprapë njerëzit ngasin makina shumë të shtrenjta dhe ka shumë sosh, prapëseprapë po ndërtohen lokale shumë të mëdha, ndërtesa, shtëpi që duken për mrekulli. Rrugës mund të shihen automobila që vlejnë disa dhjetëra mijëra euro, por ka edhe mjaft të tillë që kapërcejnë njëqind mijë euro. Po ashtu, ka edhe një numër të madh të auto salloneve që mund të shihen kryesisht përreth Prishtinës e të cilët ofrojnë automobila të shtrenjtë. Miliona euro të investuara në ndërtesa, shtëpi, lagje të tëra që janë shumë mirë të rregulluara, sallone të mëdha të mobiljeve. Aty janë edhe hotelet, qendrat tregtare, pompat e benzinës, numri i të cilave është më i madh se në Bosnjë e Hercegovinë, vendit që ka dy herë më shumë banorë. E çuditshme, apo jo?

E tërë kjo duket shumë bukur dhe shumë e shtrenjtë. Mirëpo, shtrohet pyetja prej nga paratë për të gjitha këto? Prej nga paratë kur nuk ka shumë fabrika në Kosovë, si arrihet e gjithë kjo kur ka një numër shumë të madh të të papunëve; si, kur paga mesatare është nën 400 euro? Sa është e fortë ekonomia e Kosovës – a mos eksporti është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit? Investimet e huaja dhe donacionet përbëjnë një mbështetje domethënëse financiare, por jam i sigurt që pamja që mund të shihet lë bindjen se në Kosovë ekzistojnë disa aktivitete që sjellin shumë para. Mund të supozohet.  

Përgjigjjen duhet kërkuar midis tjerash edhe në aktivitete të paligjshme. Kohë më parë, shumë portale regjionale transmetuan lajmin për konfiskimin e 400 kg kokainë në Lipjan që kishte ardhur nga Brazili. Në të vërtetë, kamioni nga Shqipëria, prej ku ka qenë nën vëzhgim, ka arritur në Kosovë. Ky është një kamion i cili nuk ka kaluar po sa është numri i kamionëve që kanë kaluar e që kanë arritur tek blerësi i fundit? Mbase një numër i madh. Përveç drogës, kontrabandohe çdo gjë që sjellë fitim të mirë. Jo rrallë mund të dëgjohet për raste kontrabandimi të cigareve; nganjëherë ajo përpjekje mund të jetë e pasuksesshme siç ishte rasti në vendkalimin kufitar Batrovci, midis Serbisë dhe Kroacisë. Janë konfiskuar 35,000 pako cigare të cilat ishin destinuar të përfundojnë në Zvicër. Aktivitete të tilla dhe individë ka si në jug ashtu edhe në veri të Kosovës. 

Kriminalitet ka kudo, kjo është e qartë, është e pamundur ta çrrënjosësh atë. Çështja është vetëm nëse ekziston dëshira e autoriteteve për të zhdukur krimin në një nivel ku ai nuk është aq i dukshëm sa në Kosovë. Këtu ka (pasur) varfëri, një numër të madh të papunësh, kështu që lulëzimi i kriminalitetit nuk duhet të shkaktojë habi. Ndoshta për këtë arsye pushteti i mbyll sytë ndaj të gjitha atyre aktiviteteve ilegale. Ky është vetëm një perceptim i imi se si shumë persona kanë fituar shuma të mëdha parash… Apo ndoshta megjithatë kanë punuar për rrogë, kanë kursyer dhe kanë fituar mjaftueshëm për një të ardhme të qetë. Ndoshta.   
  
Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.

SHARE