Presidenti Thaçi dënon sulmin ndaj pelegrinëve serbë

0
51

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin e sotëm në Istog ndaj autobusëve me pelegrinë serbë.

I pari vendit tonë, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se në shoqërinë dhe shtetin tonë, të gjithë qytetarët duhet të gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë. Thaçi ka kërkuar nga organet e rendit të dalin para drejtësisë kryesit e sulmit në Istog, transmeton RTKLive.

Ky është postimi i Presidentit të Kosovës:

Si President i Republikës së Kosovës, e dënoj ashpër sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut. Në shoqërinë dhe shtetin tonë, pa dallim etnik, të gjithë qytetarët tanë e gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, të shprehjes së ndjenjave religjioze si dhe të vizitës së objekteve fetare. Cenimi i kësaj të drejte është akt i papranueshëm. Kërkoj nga organet e rendit dhe ligjit që t’i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij sulmi të shëmtuar.

(rtklive.com, 22/10/2018)

comments

SHARE