Pritje pandemike

Kratak rok za isplatu, zbog kojeg su primaoci pohrlili da budu prvi i da uzmu svoj novac koji bi u suprotnom propao, napravio je neviđene gužve i sve to u ovom trenutku kada važe mere predostrožnosti vezane za Covid-19. U masi se mogu videti stariji građani, trudnice i tako dalje, koji i po 12h čekaju u redu da podignu svoj novac i budu izloženi opasnosti da obole od virusa.

0
582

Fillimi i vitit 2020 solli ndryshime të mëdha, kështu që për shkak të pandemisë së koronavirusit u lëkundën si sistemet shëndetësore ashtu edhe ato ekonomike. Pra, viti 2020 është në shumë mënyra i ndryshëm nga vitet e kaluara, si për individin, ashtu edhe për mbarë njerëzimin. Shumica prej nesh mezi pret që ky vit të mbarojë dhe ta lëmë pas për shumë arsye.

Në tërë botën, vazhdon të zhvillohet betejë me virusin më të rrezikshëm (Covid-19) në dekadat e fundit dhe po punohet për ta përfunduar atë me sa më pak dhimbje të që të jetë e mundur. Një pjesë e mirë e civilizimit është sjellë në prag të ekzistencës për shkak të virusit, sepse për shkak të rrethanave pandemike janë larguar për një kohë nga vendet e tyre të punës, tregtia dhe sektorët e tjerë shtetëror e privat.

Jemi të vetëdijshëm se më e prekura është shtresa e ulët e popullsisë dhe se ajo ende po vuan për shkak të situatës aktuale, por shtresat e tjera gjithashtu ndiejnë humbje dhe po luftojnë me situatën e vështirë ekonomike. Në momente të tilla kujdesin për popullatën duhet ta bartin qeveritë, institucionet dhe organizatat, të cilat do t’i ndihmojnë qytetarët të kapërcejnë momentet e vështira përmes llojeve të ndryshme të ndihmave sociale, të ardhurave të njëhershme dhe subvencioneve, dhe të gjitha këto përmes ndihmës financiare.

Sigurisht që ndihma është e mirëseardhur për të gjithë përfituesit e zgjedhur si pjesa më e rrezikuar e shoqërisë. Në përputhje me situatën, gjatë muajve të kaluar u paguan kompensimet e para njëmujore në vlerë prej 130 euro. Mandej erdhën edhe pagesat për dy muajt e tjerë dhe të gjitha këto do të ishin shumë mirë po të mos ishte ana tjetër, d.m.th. sikur vendet ku merren kompensimet në para të gatshme të ishin të shpërndara më mirë dhe të organizuara më mirë. 

Ajo që më së pari të jep përshtypjen e mosorganizimit është pagesa e ndihmës në Mitrovicën e  Veriut. I vetmi vend ku të gjithë përfituesit nga veriu (4 komuna) i marrin të hollat është dega e bankës “RIO”, në Mahallën e Boshnjakëve. Pagesa bëhet për dy muaj kurse të hollat tërhiqen vetëm në tri sportele. Këtu, përfituesit duke pritur rrezikojnë potencialisht të infektohen me virusin Covid-19. Afati i shkurtër i pagesës, që bëri marrësit të nxitojnë të jenë të parët dhe të marrin paratë e tyre të cilat përndryshe do t’i humbnin, krijoi tollovi të papara dhe e gjithë kjo në këtë kohë kur janë në fuqi masat parandaluese në lidhje me Covid-19.

Në turmë mund të shiheshin qytetarë më të moshuar, gra shtatzëna e kështu me radhë, që prisnin në radhë edhe nga 12 orë për të tërhequr paratë e tyre duke iu ekspozuar kështu rrezikut për t’u prekur nga virusi. Mund të vërehej se distanca sociale dhe mbajtja e maskës mbrojtëse tek një pjesë e madhe e njerëzve respektohej vetëm disa minuta dhe shndërrohej në një radhë statike ku, thënë në gjuhën popullore, “ishin të ngjitur për njëri-tjetrin”. Nganjëherë policia ia arrinte të vendoste rregull midis këtij grupi, por ai shumë shpejt kthehej me të vjetrën, kështu që policia pasi që i paralajmëroi disa herë hoqi dorë nga mbajtja e rendit e pastaj i paralajmëroi përsëri e kështu çdo gjë sillej në rreth. Arsyeja për një sjellje kaq të butë të organeve të rendit ndoshta fshihet në numrin e vogël të pjesëtarëve të rendit, sepse në ato momente kishte një polic për diku rreth 40 njerëz.  

Pamja e parë nuk e arsyeton tërë brengën që është bërë dhe duket si diçka ku do të duhej të kihet kujdes për shëndetin e njerëzve.   

Shtrohet pyetja se kush është aty përgjegjës për të gjitha dhe kush e bart përgjegjësinë e infeksionit të mundshëm, a janë këta njerëzit, policia apo institucionet tjera, si dhe në çfarë mënyre do të mund të shmangeshin tollovitë apo bile të zvogëloheshin ato. Kush ngeci këtu, është një pyetje e qëlluar. Por për këtë vetëm mund të flasim hamendas. 

Është e qartë se ka pasur lëshime në të gjitha nivelet dhe se një zgjidhje më e kënaqshme mund të ishte arritur shumë lehtë. Një nga opsionet mund të kishte qenë trajnimi i përkohshëm edhe i ndonjë dege tjetër të bankës, e që ka të tilla në qytet dhe në komuna të tjera, që së pari do të ndihmonte në zvogëlimin e turmës. Përveç kësaj (në qoftë se kjo do të ishte e vështirë për t’a zbatuar), ka shumë mënyra të tjera dhe më të zbatueshme: afati i zgjatur, orari sipas komunave, moshës…

Ndërkohë, disa nga këto masa janë zbatuar.  

Disi po krijohet përshtypja se është bërë një lëshim, kështu që njerëzit i janë eskpozuar rrezikut. Duket që edhe  përkundër gjithë respektimit të masave dhe kujdesit më parë, lehtësisht iu kemi lëshuar pakujdesisë dhe jemi bërë të papërgjegjshëm, së pari ndaj vetes e pastaj edhe ndaj të tjerëve.

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.