Pronat e uzurpuara

Vladavina prava na Kosovu bi za kosovsku vlast trabala biti prioritet. Unapređenje u ovoj oblasti bi promenilo sliku Kosova u svetu, dok bi se uzurpirana imovina kroz proces stabilizacije vraćala pravim vlasnicima. To bi bio ključ za demokratski i ekonomski razvoj Kosova.

0
88

Çështja e pazgjidhur e pronës në Kosovë po bëhet pothuajse një makth për një pjesë të popullatës që ka probleme pronësore-juridike. Pronat e uzurpuara u takojnë kryesisht serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë. Problemet pronësore-juridike kanë të bëjnë me pronën në jug të lumit Ibër. Mirëpo, besoj që edhe ca shqiptarë kanë probleme të ngjashme në veri të Kosovës. Shtrohet pyetja çka bëjnë gjykatat dhe prokuroria e Kosovës. Kur do të rregullohet kjo gjendje? A mund të shpresojnë pronarët për drejtësi? Mund të jetë edhe çmenduri të kërkosh përgjigjje në këto pyetje, sepse edhe vetë pronarët e kanë humbur shpresën.      

Nuk e di se çka thonë institucionet në Prishtinë, por të dhënat e Zyrës për Kosovë flasin se rreth 60 për qind e pronës së përgjithshme në Kosovë është në pronësi të Republikës së Serbisë, qytetarëve dhe Kishës Ortodokse Serbe. Kjo me të vërtetë duket shumë, porse duket që kjo është kështu vetëm në teori.   

“Mund të them që kjo është një veçanti juridike, fenomen në shekullin e 21-të.  Në fakt, këtu ekziston një sistem i cenimit të së drejtës së pronës i cili është masiv dhe i organizuar që nga viti 1999”, thotë prof. dr. Duško Čelić, nga Fakulteti juridik i Univerzitetit të Prishtinës, me seli të përkohshme në Mitrovicë. Sipas fjalëve të tij, falsifikimet bashkë me kërcënime e dhunë janë mekanizmat kryesorë për rrëmbimin e pasurisë së paluajtshme nga serbët. Bëhet fjalë për pronë në vlerë tregu që mund të shprehet në miliona euro. 

Profesor dr. Dušan Čelić përmendi të dhëna se mbi një milion parcela kadastrale në Kosovë janë në pronësi të serbëve. Serbia rregullisht i paguan të gjitha obligimet kreditore dhe posedon të gjitha tapitë e pronës serbe në Kosovë. Porse kjo nuk po i pengon uzurpatorët që t’i zënë ato dhe të ndërtojnë në po ato parcela. Nëse informatat e paraqitura janë të sakta, atëherë shtrohet pyetja se pse dikush nga përgjegjësit në Prishtinë nuk po thotë që është koha t’i jepet fund kësaj. A mos është kjo ndoshta një strategji që Kosova të lirohet nga një pjesë e popullatës serbe, apo thjesht Prishtina nuk ka instrumente dhe vullnet për të zgjidhur këtë çështje?   

Radio Televizioni i Serbisë (RTS) transmetoi informatën se serbë dhe joshqiptarë kanë dorëzuar rreth 70,000 kërkesa për kthimin e pronës së uzurpuar në Kosovë, ndërsa janë bërë 18,000 padi për dëmshpërblim në gjykatat e Kosovës, kurse pronarët e mirëfilltë u ekspozohen padive rraskapitëse nëpër gjyqe dhe për këtë arsye kanë humbje të mëdha financiare. A duhet që bashkësia ndërkombëtare ta zgjidhë edhe këtë çështje, të marrë pjesë në procedura gjyqësore apo t’i kryejë ato vetë në mënyrë që të kënaqë drejtësinë deri diku?

Kosova ka nevojë për një organ të pavarur, autonom që do të zgjidhte çështje të tilla, diçka si arbitrazh. Efikasiteti i gjykatave në Kosovë po vihet në pikëpyetje pas shumë rasteve të pazgjidhura. 

Se sa të mëdha janë problemet që kanë serbët për shkak të pronës, e cila u merret atyre në mënyra të ndryshme në Kosovë, tregojnë pronarët e tokave të cilët kanë vite që po luftojnë për të kthyer në posedim të gjitha ato që u janë marrë. Për shkak të të gjithave që u janë marrë atyre duke i mashtruar, ata thonë se në Kosovë nuk vlejnë ligjet. 

Miloš Živković nga Fushë Kosova tha se “gjykata mori vendimin e fundit që unë nuk kam të drejtë as të hyj aty e as ta përdor atë, asgjë. Dhe ata vendosën një rrethojë. Që unë të mos mund të hyj derisa masa e përkohshme është në fuqi. Ka pesëmbëdhjetë vjet që po mundohem, këtu nuk vlen ligji.”

Familja Đorđević nga Prishtina zbuloi se në vitin 2005 atyre ua kishin uzurpuar truallin e tyre në Çagllavicë. Në atë vend tërheqës, një shqiptar ngriti një ndërtesë. Që nga ajo kohë zhvillohet një luftë për të provuar pronësinë. 

Këta janë shembuj ku njerëzit po luftojnë para gjykatave të Kosovës për të marrë atë që është e tyre. Ka shumë raste të tilla dhe shumica e tyre janë njerëz të moshuar që i braktisën shtëpitë e tyre më 1999 dhe jetojnë me qira ose nëpër qendra kolektive në Serbi. Kthimi i pronës së tyre për ata njerëz dhe pasardhësit e tyre do të nënkuptonte shumë. Disa do të siguronin të ardhmen e tyre, disa të tjerë do të shuanin nostalgjinë e tyre. Por realiteti është tjetër, duke ua cenuar të drejtat e pronës private, serbëve në mënyrë të përhershme po u vështirësohet kthimi, gjë e cila tregon se kjo është një detyrë e planifikuar. Avokatët që përfaqësojnë serbët e dëmtuar duhet të dëshmojnë se kush është pronari i mirëfilltë dhe të luftojnë në gjykatat e Kosovës me vite të tëra. Drejtësia nganjëherë vërtetë di të vonohet. 

Sundimi i ligjit në Kosovë do të duhej të ishte prioritet për autoritetet kosovare. Avancimet në këtë fushë do të ndryshonin imazhin e Kosovës në botë, derisa pronat e uzurpuara do t’u ktheheshin pronarëve të mirëfilltë përmes procesit të stabilizimit. Ky do të ishte çelësi për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës. Mendoj se është koha që shoqëria e Kosovës t’i përshtatet nevojave të kohëve të reja. 

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.

SHARE