Qeveria e Kosovës emëron ekipin negociator

0
304

Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar ekipin negociator në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Në këtë dialog, Qeveria e Republikës së Kosovës do të përfaqësohet me këtë ekip negociator:

1.      Fatmir LIMAJ – Kryesues;

2.      Enver HOXHAJ – Zëvendës kryesues;

3.      Behxhet PACOLLI, anëtar;

4.      Dardan GASHI, anëtar;

5.      Mahir YAGCILAR, anëtar.

6.      Avni ARIFI, anëtar;

Po ashtu në këtë ekip rezervohen vendet për përfaqësuesit e opozitës:

1.      Përfaqësues nga LDK;

2.      Përfaqësues nga VV;

3.      Përfaqësues nga PSD;

4.      Ekspert nga Shoqëria Civile.

Kryeministri e ka vlerësuar se ky është një ekip përfaqësues politik i koalicionit qeverisës por edhe një ekip që do të prezantojë përgjegjësitë qeveritare.

Ky vendim i Qeverisë do të dërgohet në Kuvendin e Republikën e Kosovës për aprovim. Në lidhje me këtë kryeministri ka thënë se do të kërkojë nga Kuvendi një seancë urgjente për diskutimin dhe aprovimin e ekipit dhe platformës së negociatave të Kosovës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

(kryeministri-ks.net, 03/09/2018)

SHARE