Qeveria miratoi Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Ekipit negociator

0
301

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e radhës, të 81-ën me radhë, ka miratuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Ky Projektligj përcakton hierarkinë institucionale dhe procedurën vendimmarrëse në Procesin e Dialogut me Republikën e Serbisë. Po ashtu, rregullon funksionimin e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës për Dialogun me Serbinë, duke përcaktuar strukturën organizative, veprimtarinë, kompetencat dhe përgjegjësitë e Delegacionit Shtetëror.

Mes tjerash, Projektligji definon qartë edhe ndërlidhjen që Delegacioni Shtetëror mbanë me institucionet tjera kushtetuese të Republikës së Kosovës.

(kryeministri-ks.net, 24/12/2018)

SHARE