Qeveria miraton vendim për themelimin e “Këshillit të Ekspertëve për Dialog me Serbinë”

0
63

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e “Këshillit të Ekspertëve për Dialog me Serbinë” në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Detyrat e këtij Këshilli janë që të bëjë analiza specifike si dhe të këshillojë Kryeministrin dhe Qeverinë për çështjet e dialogut me Serbinë sipas temave që do të diskutohen në procesin e dialogut.

Këshilli do të përgatisë raporte, dokumente për pozicionin e Kosovës, dokumente analitike e fakto grafike dhe dokumente tjera sipas nevojës. Koordinatori Shtetëror për Dialog do të udhëheqë me punën e Këshillit, dhe i njëjti është edhe këshilltar i Kryeministrit. Koordinatori është koordinues me të gjitha palët në procesin e dialogut, në emër të Kryeministrit.

(kryeministri-ks.net, 01/07/2020)

SHARE